Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miradie Z-Avdullahi:Zëri i Arbërit

Shko poshtë

Miradie Z-Avdullahi:Zëri i Arbërit Empty Miradie Z-Avdullahi:Zëri i Arbërit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 05, 2011 12:09 pm

Miradie Z-Avdullahi:Zëri i Arbërit 180120_1695812968659_1637880294_1535085_7344867_n
Miradie Z-Avdullahi:Zëri i Arbërit
Miradie Z-Avdullahi:Zëri i Arbërit 260365_2033591012899_1637880294_1929170_1373515_n
Ja, e dëgjoni o miq?
E dëgjoni dhe ju mikesha?
Zëri i Arbërit po na flet,
për madhështinë e shqipes nëpër kreshta!

Na e patën vrarë ylberin ndër shekuj
na patën mbet peng dhe ëndrrat e rinisë
po nga zëri yt që dhe lulet shkrin
na kthen dhe në ditët e fëmijërisë!

Na ka mbledhur për rreth, në një sofër,
gjithë shqiptarër nga bota mbar,
vlerat shiqpe, lindur në Kosovë, në tonën votër,
na servon për shpirt, ushqim të parë!

E drjeton e çmuara, familja Trena,
me zë të ëmbël, respekt shpërndan,
dhe ne, nderime të larta kena,
të gjithë kah jemi, anë e mban.

Për çdo natë me nga një emision,
ringjallë legjendat përmes tingujve të çiftelisë,
vlerat më të mirëfillta shqipe, emiton,
me pak fjalë, shpreh krenarinë e historisë!

Zë i fuqishëm, na përcjellë me vjet,
të gjithë shqiptarëve ua pushtoj zemrat,
ja çka bën për dëgjusit e vet,
të pavdekshëm ua bën dhe emrat!

Të gjithë në një libër, të radhitur,
do të mbesin në kujtesë gjithëmonë,
Imri Trena me shpirtin e ndritur,
bashkë me Zërin e Arbërit, pëjetë jeton!

Në sy e vesh, sonte jemi shëndërruar,
të kemi të shtrenjtë, o Zë i Arbërisë,
ditëlindjen e dhjetë për të uruar,
për jetë të gjatë, në rrugën e lavdisë!

Po kremton sot dekadën e parë,
i futur tash dhe në Kalendarin Historik,
Zëri i Arbërit, shumë urime e punë të mbar,
të urojnë dëgjuesit e dashur e besnik!

Zëri i Arbërit, rrofsh për jetë,
me buqitje t'fuqishme në votrat tona,
kremtofsh ballëhapur përvjet,
se ke pushtuar zemrat tona!

Të gjithë së bashku të falenderojmë,
Zëri yt të jehoj për jetë e mot,
me zemër ditëlindjen të urojm,
të bekoft i madhi Zot!

Dëgjojeni o miq,
dëgjojeni dhe ju mikesha!
Zëri Arbërit po na flet,
mos pushoft, kurrë për jetë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi