Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Po ta jap jetën me pushkë në duar më duket porsi të lind për herë të dytë thoshte Deshmori i UçK –Së Kolë N.Mirdita

Shko poshtë

Po ta jap jetën me pushkë në duar më duket porsi të lind për herë të dytë thoshte Deshmori  i  UçK –Së  Kolë N.Mirdita Empty Po ta jap jetën me pushkë në duar më duket porsi të lind për herë të dytë thoshte Deshmori i UçK –Së Kolë N.Mirdita

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 05, 2011 11:56 pm

Po ta jap jetën me pushkë në duar më duket porsi të lind për herë të dytë thoshte Deshmori i UçK –Së Kolë N.Mirdita



Po ta jap jetën me pushkë në duar më duket porsi të lind për herë të dytë thoshte Deshmori  i  UçK –Së  Kolë N.Mirdita Uck_kla_logo

Dëshmori Kolë Ndrecë Mirdita u dekorua me medaljen “Luftëtari i Lirisë-Adem Jashari”nga ish-presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e dhjetëvjetorit të rënies, qe e kishte vizituar familjen e dëshmorit të lirisë, Kolë Ndrecë Mirdita në fshatin Ranoc të Klinës.
Ku kishte deklaruar gjatë dekorimit “Kam vendosur ta dekorojë dëshmorin e lirisë, Kolë Ndrecë Mirdita me urdhrin apo medaljen e artë “Luftëtari i Lirisë Adem Jashari”, për punën, trimërinë dhe guximin e tij të jashtëzakonshëm që ka pasë në atë kohë të luftës së tmerrshme”, kishte theksuar ish-Presidenti Sejdiu gjatë vizitës që e i kishte berë familjes Mirdita, dhe vijoi, se Kol Mirdita, ka qenë një luftëtar i paepur dhe si i tillë është borxh i yni që ta mbajmë në mendje këtë sakrificë të tij të vetflijimit dhe po ashtu të japim një mesazh të qëndresës dhe të bashkëecjes me familjen e tij.
Një ndër figurat më të ndritshme kombëtare në trembdhjetëvjetëshin e fundit të shekullit që shkoi,fyt per fyt me shkja ra në altarin e lirisë per te mos vdekur kurrë pra ne luftë kundër regjimit totalitar barbarë te padrejtë shekullor serbo-karpatian, padyshim është Kolë N. Mirdita fshati ;Ranoc i Lugut te Drinit te bardhë (Klinës)
Rrjedh nga një familje me një kulturë te lashtë Shqiptare te paster dhe traditë atdhetare-patriotike-kombetare dhe bujare nga babai Ndreca dhe nëna;Grisha .
Shkollen Fillore e kreu ne vendlindje ne fshatin e e ti ne Zllakuqan te Klinës ndërsa atë te mesme ne atë të “ Luigj Gurakuqi “ te Klinës ku edhe Kola përfundoi shkollimin me suksese dhe sjellje shembullore.
Kolë N.Mirdita kjo rrënjë e burimit shpirtëror të atdhetarizmit vet-flijues kombëtar, me bëmat e tij kombëtare, mbinjerëzore, edhe ky deshmor ia ktheu nderin popullit shqiptar s’bashku me shokët e tij duke u dëshmuar me heroizëm të përmasave historike në çastet më vendimtare, me luftën e tij për liri dhe Shqiptari të pa epur deri në vdekje për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Kola me sakrificat e tij sublime të shtrenjta dhe të pashembullta,të vetëflijimit i kaloi përmasat e një flijimi të rëndomtë, të njohur nga e kaluara e afërt dhe e largët e tij , jo vetëm në historinë e kombit tonë, por edhe te kombet tjera, duke u kthyer në Mit për të gjitha kohët në gjithë hapësirën kombëtare shqiptare.
Qe ne fillim vitet '90, Kolë Mirdita u vu ne funksion te organizimit te legales te lëvizjes kombëtare. Ndërsa zërit te atdheut për tu rreshtuar ne radhët e UçK-së dhe u përgjigj qe ne orët e parat e luftës.
Kola, fillimisht bëri punë të madhe në planin e emergjencës, ndërsa më pastaj me disa luftëtarë të tjerë te Lugut te drinit… të me të cilët kishte ideale të njëjta u inkuadrua në lëvizjen çlirimtare te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kola i kishte kuptuar këto rrjedha dëshmon edhe një testament i tij i lënë nga stergjysherit e tyre amanetin per çlirim dhe ribashkim kombetar si dëshmi kohe, në të cilin derdh gjithë atë frymëzimin shpirteror që i kishte krijuar ai realitet i rëndë nga ajo çizmja e rëndë sllave-karpatiane.
Ai, në margjinat të një libri të Fizikës për shkollat të mesme ndër të tjera shkruan: Shkrimin e titullon me titullin “Koha…!” Dhe vazhdon: “ Sot është ditë e bukur me diell! Në krizën në të cilën gjendet populli shqiptar në buzë te shfarrosjes tej mase e ka shqetësuar edhe mbarë opinionin botëror.
Populli ynë po përjeton një tragjedi te rëndë nga barbaria karpatiane , një shkelje të çdo të drejte njerëzore e deri tek masakrat të cilat tronditën edhe fëmijët ende të palindur, me veprimet më barbare të popullit famëkeq serb-sllav.
Ngjarjet që ndodhën në Prekaz me familjen e heroit legjendar Adem Jasharit, ngjarjet në Qirez e Likoshan dhe në shumë mjedise të tjera ku pushtuesi okupues serb bënte masakra të tmerrshme ndaj popullatës se pambrojtur shqiptare, Kolën e goditën rëndë. Shqetësimi i tij vërehej qartazi.
Tërë natën në ballkonin e shtëpisë vrojtonte dritat ndriçuese që vinin nga fshati që shtrihej përballë Ranocit, nga Ozdrimi.

Kola me një dëshirë të madhe thoshte: “Po ta jap jetën me pushkë në duar më duket porsi të lind për herë të dytë.
Por, edhe ju duhet të jeni krenarë për këtë, as nuk duhet të derdhni lot, por duhet të mburreni me veprën time, se edhe ata bijë e bija që janë duke luftuar janë djemtë e nënave, të etërve dhe vëllëzërit e motrave shqiptare”.
Ngjarjet që ndodhën në fillim vitin e ’97-shit dhe të vitit ’98, edhe birin e fisit Mirditor te Ranocit e të Lugut të Drinit e Kosovës, Kolën e frymëzuan edhe më shumë që të inkuadrohej në këtë lëvizje çlirimtare .
Ai ishte edukuar dhe frymëzuar edhe më parë në mesazhet e rilindësve tanë; ishte frymëzuar në mesazhin e të Madhit Plakut të Maleve, Bajram Currit, kur lëshon kushtrimin aq të fuqishëm dhe domethënës:

“Atdheu burra, atdheu, është mbi të gjitha, edhe mbi jetërat tona!”

Kola në shpirtin e tij kishte mbëltuar edhe mesazhin tjetër që iu kishte shndërruar udhërrëfim në jetë, se “luftëtarët më së afërmi kanë dheun, mirëpo ata kurrë nuk lejojnë që ai dhe t’u shembët nën këmbë”.
Edhe Kola fort mirë e dinte se për të vërë atdheun mbi jetën, dheun e kishte shumë afër, mirëpo ideali i çelikosur i thyente të gjitha dilemat. Dhe, Kola nuk kishte vënë detyrë tjetër vetës vetëm e vetëm që t’i dalë zot atdheut deri në flijim.
Kol Ndrec Mirdita është shembulli me i mirë i një biri te kombit, se si duhet vepruar kur cenohet liria e një populli. Ai ndonëse i ri ne moshë u edukua dhe idealizua me prijësit me te njohur Kombëtar te kësaj treve:
Ndue Perlleshin, Uke Sadikun, Sadik Ramen, Ndrec Nikollen, Shaban Demen, Feriz Bojen, Gjon Lleshin, Pjeter Jakun (gjyshi i Kolë Mirëditës) dhe te tjerë.
Po të analizohej kjo gatishmëri e tij në mënyrë racionale, do të thotë se ai e pa të drejtë domosdoshmërinë e ndryshimit të strategjisë. Vërejti se duhej mënjanuar rutina dhe duhej të fillonte masivizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ta fituar pavarësinë e plotë kombëtare, sepse kishte shumë vjet që shqiptarët kishin parashtruar kërkesat e tyre të ligjshme në mënyrë paqësore e civilizuese pro-perendimore , mirëpo ato kërkesa të shqiptarëve ishin ndjekur me dhunë të paparë nga pushteti barbarë okupues serb-sllav. Prandaj, edhe Kola, si shumë bija dhe bijë të tjerë të denjë të popullit të Kosovës e kishin kuptuar mjaft mirë se shqiptarëve nuk u kishte mbetur rrugë tjetër për t’i fituar të drejtat e tyre që u takojnë përveç luftës së armatosur për çlirim kombetar. Nga kjo del e kuptueshme se Kola kishte koncept shumë të drejtë dhe racional për rrjedhat e mëtutjeshme të realitetit të atëhershëm në Kosovë.
Kol Mirdita ne UçK -në u angazhua qe ne fillim te vitit 1998 ne zonën e Dukagjinit përkatësisht fshatin Shqiponjë..(ish Jabllanic e dushkajes) me shumë djem trima bashkëluftëtar nga Lugu i Drinit ,Kosova dhe trojet Shqiptare te Shqiperisë natyrale duke u betuar para flamurit te Mbretit Gjergj Kastriotit per Shqiperi te ribashkuar.
Gjatë nisje për ne Shqiperi me shoket ne qershor me grupin prej 30-40 vetash nga Lugu i Drinit u nis përmes grykës se fshatit Leskoc pastaj, fshatin Uzdrim , Padalisht deri ne Ujmir te Drenicës. Këtij grupi ju bashkëngjiten edhe tjerë djem nga rajoni i Lugut te Drinit ,Drenicës, si Buroja, Vojniku, Ozdrimi, Klina e ultë dhe e epërm etj. Grupi përmes fshatit Sverk kaloi Drinin e bardhe dhe u ndal ne fshatin Shqiponjë ish Jabllanic ku ndalohen ne Shtabin e UQK-së. Me pas kaloin ne Gllogjan nën përcjelljën nga njësiti special Shqiponjat e Zeza dhe fillojnë depërtimin e tyre për ne kufi me ma se 1500 ushtaresh e qe një depërtim zgjati me se 16 orësh.
Pas daljes ne Shqipëri ku armatimi u siguronte dorë pas dore , grupi ku ndodhej Kol Mirdita prej 420 vetesh pas dy javësh rikthye për te hyr ne Kosove me armatim , me ç’rast papritmas bien ne prit ku zhvillohet një betejë-luftë e pergjakshme dhe e rreptë prej tri orësh. Grupi legjendar i UçK -së e theu kordonin e forcave kriminale karpatiane depertuan dhe u vendosën fshatin Jasiq e me pas ne Junik.
Te dhënat e pastajme nxjerrin ne pah se po atë natë Kol Mirdita është vrarë nga një granat ne vijë te frontit kishte rene ne altarin e lirisë pikërisht ne atë luftim ne mesnatë me 9 Korrik 1998 i cili ishte venë ne mbrojtje te grupit te disa pjestarve kolegë të UçK -së
Pushka e Kolës u dëgjua ne shumë aksione dhe luftëra ne te gjitha trevat e Dardanisë e sidomos ato te Drenicës,Dukagjinit dhe vetë Lugut te Drinit, deri në kufirin Shqiptaro-Shqiptar …n’rras te zogut ku Kola mori pjesë ne beteja dhe u shqua si luftëtar i i dalluar-perbetuar per atdhe dhe flamur dhe ribashkim me shqiperinë amë . Automatiku i tij u dallua nga terë luftëtaret duke dal faqe bardh kudo ai luftoi.
Kol N. Mirdita disa herë kreu aksionet diverzante me te vështira ne betejat e para guerile por edhe me te vështirat te furnizimit me armë pjestaret e UçK -së ne shtetin amë- Shqipëri ne te cilen dita e dites djelmoshat Shqiptar rreshtoheshin ne radhe e UçK -së per qlirimin e atdheut nga barbaria serbe okupuese karpatiane.
Eshtrat e deshmorit te pavdekshem Kol Mirditës për plot dy vjet qëndruan ne kufirin Shqiptaro –Shqiptar (Shqiperi Natyrale) dhe është identifikuar nga e ëma e Shqiptarisë nena e deshmorit Grisha me anën e rrozares qe ia kishte dhëne me veti te birit Koles amanet dhe te lutej Kola para ZOTIT për ndihmë ne vijë te frontit dhe çlirim nga barbaria karpatiane pra mu aty ne vendin e luftimit pikërisht ne depërtimin tek vendi i quajtur rrasa e zogut - për ti ber roje nderi kufirit te ndarë padrejtësisht nga fuqitë e medha botërore.
Varrimi i eshtrave te dëshmorit te Kombit Kol Mirdita u be me 29 shtator te vitit 2000 me një pjesëmarrje dinjitoze te bashkluftetarve te tij te UçK -së ,te mbar rrethit te lugut te Drinit dhe te trojeve shqiptare .
Tri vite pas ne qendër te fshatit Zllakuqan u ngrit Lapidari i deshmorit te Shqiperisë natyrale Kolë N.Mirdita për te përkujtuar luftën dhe dinjitetin e tij ne Shërbim te Atdheut –
Në shenjë respekti dhe sakrifices per atdhe per deshmorin e pavdekshem kerkojmë nga strukturat e larta lokale dhe qendrore qe te rregullohet STATUJA ME ARMË NE DORË LARTË NË SHENJË FITORE KOLË N.MIRDITA në sheshin ne qender te Zllakuqanit ( te rregullohet rrethi qe shpie ne te kater anet Klinë-Gurakoc dhe Budisalc-Ranoc)

POEZI PËR KOLË MIRDITEN

Ne djep të perkundi nëna Grishë
per nje kombë dhe Shqiperi
kenget qe mbi koke ti kendonte
ishin plote trimeri.

Të mbuloj me krahet e saj
te te ruaj e te ju rrite
te dha zemer e beri trim
qe ti dalësh zot k’saj dite.

Ushtare ty te ka percjell Lokja
po te fali per kete Toke
udhe e mbare e hallall gjirin,
shko behu tok me shoke.

Te mbare paqi e mire mbeteshi
moj e dashura moj nënë loke ,
gjiri I ytë qe me rriti
Dielle ju befte kesaj Toke.

Kolë Mirdita një familje të paster Shqiptare
Por shumë mikpritëse dhe bujare
Pa luftë të armatosur thoshte
Nuk ka liri kombëtare.

Edhe pse ishte Kola ende i ri
Rroku pushkën në dorë për liri
Uniformën e UÇK – së
qe e barti me plotë krenari.

Si pjesëtarë i UQK-së
Mori pjesë në shumë beteja
Në prekaz dhe ne Gllogjan…
kurrë nuk u thye UÇK-ja.

I qofte i lehtë dheu në Kosovën Martire i Shqipërisë Natyrale, te cilen ai e deshi aq shumë, dhe për te cilen flijoi jetën, qe brezat qe do të vinë ta gëzojnë lirinë e cënuar me shekuj.

LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT TE SHQIPERISË NATYRALE
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi