Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhenc Bezhi - DËSHMORIT TË KOMBIT KOLË MIRDITA

Shko poshtë

Xhenc Bezhi - DËSHMORIT TË KOMBIT KOLË MIRDITA Empty Xhenc Bezhi - DËSHMORIT TË KOMBIT KOLË MIRDITA

Mesazh nga Lek Tue Oct 04, 2011 9:36 pm

DËSHMORIT TË KOMBIT
KOLË MIRDITA

(Rapsodi)

Në Ranoc të Lugut t' Drinit
kanë pasë kullën t´part e trimit.
T´thatë barutin gjithmon' lanë,
Fëmija e sojit ngjajnë në cang

Kur n’ Kosovë kërsiti pushka
UÇK-ja mori za,
n’ kambë u çue Kolë Mirdita:
Për pushkë nana e kish ba.

Në Jablanicë ku ngrihen lisat
për herë t’ parë u fut në çetë,
prej Nikë Frrokut e Pal Mirditës
nuk u nda ma kurrë për jetë.

Nëpër sulme guerrile,
n’ Dukagjin, deri në Shqipni,
s´pat betejë ku s´mori pjesë
e u dëgjue pushka e tij.

Por një ditë të zezë qershori,
tue sjelle armë ai prej Shqipnisë,
në Kosharë, te Rrasa e Zogut,
u vra n’ pritë trimi i lirisë.

Përpos flakës së kallashit,
nata terr, e s´shihej gja;
kur duel drita, n’ rreshtim t’togës,
Kolë Mirdita s’ ishte ma.

Mbaroi lufta, shkoi Serbia,
po një djalë s´u kthye te shpija:
Kolë Mirdita, zogu i trimit,
kish mbetë roje buzë kufinit.

Ky Nikë Frroku, djalë prej Koshit,
komandanti i djaloshit,
betue ish në tokë e qiell,
betue ish n´flamur e diell:

Kam me lypë natë edhe ditë
n´krejt atë vend ku ramë në pritë,
ku na zuni pritë Serbia:
unë pa ta s´kthehem te shpija.

Plot pesë ditë zgjati kërkimi,
deri sa t’ gjashtën, për fat të tij,
në qafë të malit, në një vërri,
takue kishte do bari.

Do bari tue rendë bagëtinë
kishin pa një trup të shtrimë.
Mbasi kohë shumë kalue kishte
nuk ish punë me e njoftë kush ishte.

Kur qe nisë Kola n’ ushtri
e përcolli nana e tij,
n´qafë i vuni një palë uratë
tue urue t’ kish jetë të gjatë.

Këto uratë, që ruejtë i kishte,
banë me ditë trupi kujt ishte.
E dërguen djalin ndër vorre:
N´Zllakuqan një përmendore.

Xhenc Bezhi
Shkurt 2011

Lek

Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi