Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi i përgjigjet Krasniqit: Ky është fjalor i dhunës dhe shantazhit

Shko poshtë

Thaçi i përgjigjet Krasniqit: Ky është fjalor i dhunës dhe shantazhit Empty Thaçi i përgjigjet Krasniqit: Ky është fjalor i dhunës dhe shantazhit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 06, 2011 11:15 pm


Thaçi i përgjigjet Krasniqit: Ky është fjalor i dhunës dhe shantazhit

Thaçi i përgjigjet Krasniqit: Ky është fjalor i dhunës dhe shantazhit Tk06.7.2011-ZKM-02


Kryeministrit Hashim Thaçi duket se nuk i kishte shkuar në vesh mesazhi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, i cili paraditen e së mërkurës ka thënë se “mund t’ia thyejë dhëmbët kryeministrit të vendit”. Gjatë një pritjeje për gazetarët që përcjellin punën e Qeverisë, kur është pyetur për këtë mesazh të Krasniqit, kryeministri Thaçi ka mbetur i habitur, duke thënë se nuk dëshiron të lëshohet në një nivel kaq të ulët të komunikimit.

Por ndërkohë, atij i është kujtuar që t’i kundërpërgjigjet deputetit Krasniqi, duke thënë se ky është fjalor i dhunës, kërcënimeve dhe shantazheve, e jo fjalor i traditës së popullit dhe politikës së Kosovës.

Thaçi: Nuk dëshiroj të lëshohem në nivel kaq të ulët të komunikimit

“Nuk dëshiroj të lëshohem në nivel kaq të ulët të komunikimit….Është qëndrim i partisë së tij apo? ….Paska avancuar atëherë partia e tij me këtë qëndrim politik që e paska marrë….Besoj se elektorati do të distancohet prej fjalorit të dhunës, kërcënimeve dhe shantazheve dhe thjesht është një fjalor dhe veprime që nuk i akcepton as njeriu më i painformuar e lëre më qytetari i Kosovës të sillet me një fjalor të tillë i dhunës dhe kërcënimeve në Republikën e Kosovës. Pra, është një fjalor që nuk i takon as traditës së popullit të Kosovës, as politikës kosovare dhe kam besim se edhe qytetarët e Kosovës janë të distancuar nga qëndrimet e kësaj partie”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi