Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konfrontim apo kooperim? - Irani, Koreja e Veriut dhe bombat atomike

Shko poshtë

Konfrontim apo kooperim? - Irani, Koreja e Veriut dhe bombat atomike Empty Konfrontim apo kooperim? - Irani, Koreja e Veriut dhe bombat atomike

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 10:29 pm

Konfrontim apo kooperim? - Irani, Koreja e Veriut dhe bombat atomike

Koreja e Veriut, zotëron tashmë bombën bërthamore, Irani dyshohet se përpiqet të prodhojë një bombë bërthamore.
Konfrontim apo kooperim? - Irani, Koreja e Veriut dhe bombat atomike Sh_b


Konfrontim apo kooperim? - Irani, Koreja e Veriut dhe bombat atomike Bomba%20(Small)
Amerikanët dhe evropianët dyshojnë se regjimi në Iran në petkun e përdorimit civil të energjisë bërthamore punon për prodhimin e armëve atomike.
Regjimet autoritare dhe bomba bërthamore janë një kombinim që ngjall ankth.

Koreja e Veriut, zotëron tashmë bombën bërthamore, Irani dyshohet se përpiqet të prodhojë një bombë bërthamore. Barak Obama ka zgjatur dorën. Presidenti i ri i SHBA-së dëshiron ta zgjidhë në mënyrë paqësore konfliktin bërthamor me Iranin. Këtë ai e bëri të qartë në një mesazh videoje me rastin e vitit të ri persian: "SHBA-ja dëshiron që Republika Islamike e Iranit të marrë vendin që i takon në bashkësinë e kombeve. Irani e ka këtë të drejtë por ajo shoqërohet nga përgjegjësi reale dhe nuk mund të arrihet me terror dhe armë, por vetëm me veprime paqësore. Veprime që pasqyrojnë edhe madhështinë e vërtetë të popullit iranian. “ Mesazhi i Obamës është edhe një pranim se politika e deritanishme e konfrontimit e ndjekur nga SHBA-ja ndaj Iranit, është futur në një qorrsokak. Amerikanët dhe evropianët dyshojnë se regjimi në Iran në petkun e përdorimit civil të energjisë bërthamore punon për prodhimin e armëve atomike. Rusia nga e ana e saj nuk sheh asnjë shenjë për një program ushtarak bërthamor në Iran. Edhe kontrollet e kryera nga IAEA-ja deri tani nuk ofrojnë asnjë siguri mbi karakterin e programit bërthamor iranian. Sekretari i Përgjithshëm i IAEA-së Mohammed El Baradei e argumenton këtë edhe me mangësitë në gatishmërinë e iranianëve për të bashkëpunuar: "Për të shënuar përparime në këtë çështje Irani duhet të na mundësojë më në fund aksesin në informacionet, vendet dhe personat e nevojshëm." Vetëm kështu mund krijohet besimi në natyrën paqësore të programit bërthamor iranian dhe të zgjidhet bllokada aktuale. IAEA-ja supozon se Irani vazhdon programet për pasurimin e uranit me gjithë sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Urani i pasuruar në shkallë të ulët shfrytëzohet në centralet bërthamore civile. Urani shumë i pasuruar nga ana tjetër mund të përdoret edhe për ndërtimin e një bombe bërthamore. Deri tani sipas vlerësimeve të shërbimeve sekrete të SHBA-së Irani nuk zotëron uran shumë të pasuruar, të aftë për prodhimin e armëve, njofton “DW”. Udhëheqja iraniane nuk pranon se synon prodhimin e një bombe bërthamore dhe ngul këmbë në të drejtën e Iranit për përdorimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore. Shumë vëzhgues besojnë se Irani luan me kohën dhe herët ose vonë do të përpiqet për prodhimin e bombës. Armët bërthamore do të rrisnin dukshëm potencialin kërcënues ushtarak të vendit. Veç kësaj ato do ta mbronin regjimin atje prej përpjekjeve për rrëzim nga jashtë. Model për këtë taktikë është Koreja e Veriut. Për vite me radhë regjimi koreano-verior bëri lojën e maces dhe miut me bashkësinë ndërkombëtare dhe më IAEA-në. Herë bashkëpunonte me kontrollorët për armët bërthamore, herë i dëbonte ata nga vendi. Në fund Penjani tronditi botën në vitin 2006 me njoftimin se kishte testuar një bombe bërthamore. Edhe pse ngrihen shpesh dyshime rreth statusit të Koresë së Veriut si fuqi për armë bërthamore, potenciali kërcënues i vendit është rritur ndjeshëm që atëherë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi