Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koreja e Veriut lëshon raketën, pa përfillur kundërshtimet

Shko poshtë

Koreja e Veriut lëshon raketën, pa përfillur kundërshtimet Empty Koreja e Veriut lëshon raketën, pa përfillur kundërshtimet

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 11:13 pm

Koreja e Veriut lëshon raketën, pa përfillur kundërshtimet

Koreja e Veriut lëshon raketën, pa përfillur kundërshtimet --korea1
Koreja e Veriut lëshon raketën, pa përfillur kundërshtimet Sh_b



Koreja e Veriut lëshoi sot një raketë, megjithë paralajmërimet e Japonisë, Koresë së Jugut dhe SHBA-së, që të mos e ndërmarrë një veprim të tillë.
Raketa u hodh sot në orën 11:30 sipas orës lokale. Ajo kaloi mbi Japoni, bëri një ndalesë mbi Detin e Japonisë dhe pastaj ra mbi Oqeanin Paqësor. Zyrtarët japonezë thanë se në territorin e tyre nuk ra asnjë mbetje e raketës.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Fred Lash e konfirmoi hedhjen e raketës, duke thënë se Washingtoni e konsideroi atë si një “veprim provokues”. Washingtoni tha se do të marrë hapa të menjëhershëm, për t’ja bërë të njohur Koresë së Veriut se nuk mund të kërcënojë sigurinë e të tjerëve pa u ndëshkuar.
Ambasadori japonez në OKB i dërgoi menjëherë një letër Këshillit të Sigurimit, ku i kërkonte një takim urgjent për këtë çështje. Koha dhe data e takimit do të bëhen të njohura më vonë. Koreja e Jugut e dënoi hedhjen e raketës, duke e cilësuar një hap të pamatur. Koreja e Veriut thotë se raketa është një satelit komunikimi, por fqinjët e Phenianit dhe SHBA besojnë se prova ishte me një raketë balistike me rreze të gjatë veprimiKoreja e Veriut lëshon raketën, pa përfillur kundërshtimet --korea%20tx
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koreja e Veriut lëshon raketën, pa përfillur kundërshtimet Empty Re: Koreja e Veriut lëshon raketën, pa përfillur kundërshtimet

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 11:26 pm

BE dënon lansimiin e raketës verikoreane



Çekia, si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, e ka dënuar sot lansimin e "satelitit eksperimental për komunikacione" nga ana e Koresë Veriore.
BE-ja e dënon kategorikisht lansimin e këtij sateliti që paraqet shkelje të Rezolutës 1718 të KS të OKB-së , theksohet në kumtesën e Çekisë si kryesuese e radhës e BE-së.
Bashkimi Evropian ia tërheq vërejtjen Koresë Veriore se në këtë mënyrë po rritë tensionet në rajon.
Çekia në emër të BE-së i ka bërë thirrje Koresë Veriore që të përmbahet nga të gjitha aktivitetet e saj nga programi i zhvillimit të raketave ballistike dhe programi bërthamor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koreja e Veriut lëshon raketën, pa përfillur kundërshtimet Empty Re: Koreja e Veriut lëshon raketën, pa përfillur kundërshtimet

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 11:26 pm

Seul: Raketa e Penjanit, kërcënim për globin



Këshilli i Sigurimit do të zhvillojë mbrëmjen e sotme një takim të jashtëzakonshëm lidhur me lëshimin e raketës me rreze të gjatë veprimi nga Koreja e Veriut.
Takimi është kërkuar nga Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, derisa porva e ndërmarrë nga Penjani ka hasur në kritika të ashpra ndërkombëtare.
Zëdhënësi i presidnetit të Koresë së jugut tha se raketa është kërcënim për sigurinë globale.
"Ne nuk mund të ndihmojmë, por jemi të zhgënjyer nga veprimet e papërgjegjshme të Koresë së Veriut. Ky hap është kërcënim serioz ndaj gadishullit korean dhe sigurisë globale", ka deklaruar presidenca në Seul.
Lëshimi i raketës nga Penjani ka ardhur pas muajsh presioni që Koreja e Veriut të mos e merrte një hap të tillë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koreja e Veriut lëshon raketën, pa përfillur kundërshtimet Empty Re: Koreja e Veriut lëshon raketën, pa përfillur kundërshtimet

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi