Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E diel, 29 mars 2009Home

Shko poshtë

E diel, 29 mars 2009Home Empty E diel, 29 mars 2009Home

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 10:31 pm

“Prekje hyjnore” e Sabit Rrustemit

Tefik Selimi, BOTA SOT


Një autor i ri nga Kosova, Sabit Rrustemi, vjen këto ditë para lexuesit rumun me një vepër të re: “Prekje hyjnore, një vëllim antologjik. Librit i paraprin bibliografia dhe parathënia e eseistit Marius Qelaru, lënda poetike duke qenë e strukturuar në pesë kapituj, dy kapitujt e parë me nga 25 poezi, me pesë poema kushtuar Kosovës, Isë Boletinit, Adem Jasharit, Agim Ramadanit, dhe kapitulli i fundit me shtatë poezi të autorit në gjuhën shqipe. Sabiti është poet, publicist, funksionar publik. U lind më 3 Prill 1959 në Terzijaj të Zhegrës, komuna e Gjilanit. Në vitin 1981 burgoset për shkak të botimit të tregimit «Nën maskën e mysafirëve», botuar në revistën për art dhe letërsi, “Fjala” në ditën kur shpërthyen demonstratat shqiptare për pavarësi. Dënohet me katër vjet burg nga regjimi titist fillimisht. Dhe, pastaj për vite të tëra duke sfiduar gjyqet e asaj kohe ku, në fund të vitit 1987 i konfirmohen përfundimisht dhjetë muaj burg. Me këtë rast i ndalohet edhe botimi i krijimtarisë letrare, dhe atë me vendim politik dhe pa vendim gjyqi. Sabit Rrustemi është një nga poetët e shquar të poezisë sonë shqipe. Ai ka në botën e tij poetike një refleks meditativ. I tillë ishte poeti e krijuesi i letrave tona, i cili vjen nga Karadaku, për të cilën vendlindje, sa e sa herë shkroi, për njerëzit, hallet e tyre, për masakrën e Iseukajve dhe për shumë e shumë të “zezonave” tona edhe në trevat tjerat të truallit tonë shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi