Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Eh mirësi

Shko poshtë

Xhesika Vula:Eh mirësi Empty Xhesika Vula:Eh mirësi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 08, 2011 6:46 pm

Xhesika Vula:Eh mirësi 154807_1619847589610_1639025407_1400988_7178408_nXhesika Vula:Eh mirësi 41501_1639025407_3357_n

Xhesika Vula:Eh mirësi

Eh.. mirësi, dua ta thur një varg
O e mira ime, mbetur diku larg
Lotoj për ty, të kërkoj me mallë
Thonë se edhe atje, rënkon veç gjallë
Të vranë.. mirësi.. të vranë..
Djaj, shejtanë
hajdutë, mafiozë, sharlatanë
Politikanë....!

Isha ne vendlindje, në Shqipëri
S'kërkova taraqillëk, miradi
Veç pak.. mirësi..
Pashe ne rruge ma te shtrenjtat makina
E njerëzit baltovina
Mu duken se janë mbi tanke me zinxhirë
Qe shtypnin mirësinë, barbarisht pa mëshirë
Nuk gjeta ne buste Stalinë as Enverë
Por gjeta të gjalle të tjerë....
edhe Hitlerë,
Kanibalë, shpirtqenër, pa erz pa ndere..!
që rjepin lëkurën e fatziut
Tregtarë e mishit te njeriut...!
Nuk gjeta bunkerëbetoni
Ishin shkatërruar e zëvendësuar...
Me bunkerë korrupsioni..!
E njerëzit e mjerë
I takojnë këta "bunkerë"
Në çdo zyre, në çdo dere
E mirësia
humanizmi, njerëzia
shitej, pritej e vritej nga babëzia...!

Vetëm atje larg, diku thellë në male
Gjeta ne mes të varfërisë, mirësinë "provinciale"
Aty gjallë regtonte.
sado që lëngonte
aty.. mbijetonte..!Ishte bashkangjitur
Me zemrën e bardhë, e buzën e plasaritur
E putha me mall atë mirësi;
Në buzën e shkrumbuar, të njerëzve te harruar
në të tejskajshmen varfëri...!
Aty mirësia e kishte një cope qiell
Pak drite, pak diell,
Ishte një copë-qiell fshati
Por.. që kërcënohej nga "lugati"...!
Unë gjeta pak mirësi, ku rritet ahi e pisha ne lartësi...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi