Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Deshperimi

Shko poshtë

Xhesika Vula:Deshperimi Empty Xhesika Vula:Deshperimi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 07, 2011 2:06 am

Urdhero brenda, o mike e mire...



Xhesika Vula:Deshperimi Images?q=tbn:ANd9GcSycfaF066D321fg32mOGn5MA1AgIjPq8piPt7Tv9i9XqpqpNgm

Nga Xhesika Vula

1.Deshperimi

-Kush po troket aty ne dere?
-Hape jam une -Kush je ti?
Ne mes te nates, Zot i ndjere,
S'e kam zakon te qas njeri.

-Hape!-Kush je?-Bore e acar!
-Hape!-Kush je?-Oh, hape shpejt!
-Me thuaj emrin!-Si ne varr
kallkan jam bere e ngrire krejt.

Me rane kembet gjithandej,
Ec edhe ec e mos qendro
Ne kend te vatres me jep leje
Te ulem pak,-Akoma jo!

Si ta thone emrin?-Jam Lavdia
Qe shpie ne pavdekesi
-Shko tutje, moj hije mavria!
-Te lutem merrme ne shtepi!

Jam Dashuria dhe Rinia
Dy cilesi te Zotit vete
-Shko n'udhen tende! Me la vete
mikesha, e me mbuloi zia.

Jam Poezia e jam Arti,
Me ndjekin hape!-S'te pranoj
S'ndjej frymezim me prej se larti,
As emrin mikes s'ja kujtoj.

Jam Kamja, hape deren tende
Kam xhevahire e pare plot,
Te kthej mikeshen qe permende...
-Po dashurine a ma kthen dot?

Une jam Pushteti! te kam prure
ty spektrin!-E ç'rendesi ka?
A mund t'i ngjallesh dot ata
Qe iken e me s'kthehen kurre?

Po qe se ti deren ja çel
Vetem atij qe emrin thote,
Jam Vdekja, hape, po te sjell
balsam per ç'do lengim ne bote.

Mund te degjosh ne timin brez
Si tringellijne me ze kobi
Çelesat e varreve te zes,
ku dergjet e kalbet robi.

-Urdhero brenda, o e huaj
Pa mish ne trup, pa pike gjak.
Urdhero brenda e mos druaj,
se po te pret nje varfanjak.

Hyre! Jam lodhur nga kjo jete
pa shprese dhe pa ngushellim
doja te vdes me te vertete
Po nuk merrja dot guxim.

Urdhero brenda, o mike e mire,
Dhe ha e pi ç'te deshirosh
E si te ç'lodhesh ndaj te gdhire
me merr dhe mua kur te shkosh.

Te prisja, do te ndjek pa droje
ku te me shpiesh do te vij,
Por lere qenin tim te rroje,
Se, te me qaje, s'kam njeri...


2.Lindja e çështjes çame 1820-1943 dhe Çpo bëhet me çështjen Çame

Xhesika Vula:Deshperimi Images?q=tbn:ANd9GcRntX4LcQ76BgzD7KQbgDxQklhOi6Yv-6zew6Ywy_V4tQ3UA7Cp

Viteve të fundit çështja çame ka marrë një vëmendje disi më të madhe qoftë nga media qoftë në aspektin akademik dhe dokumentar të saj. Ndonëse kontributi i këtyre burimeve mbetet pozitiv, aspektet kryesore të kësaj çështje mbeten të pazgjidhura kryesisht si shkak i qëndrimit të pafuqishëm të klasës politike shqiptare. Megjithatë, puna për zgjidhjen e kësaj çështje si dhe dokumentimin e mëtejshëm të saj vazhdon dhe së fundmi në këtë drejtim vjen edhe studimi më i ri i studiueses Blerina Namik Sadiku.

Libri “Lindja e çështjes çame 1820-1943” u promovua së fundmi dhe ne kemi kënaqësinë t’ua ofrojmë vizitorëve dhe klientëve të Shtëpisë së Librit.

Cështja çame ka tri aspekte kryesore: së pari, është njohja e problemit nga qeveria greke; së dyti, është çështja e pronave dhe, së fundi është problemi i nënshtetësisë. Kur diskutohet problemi çam me politikanët shqiptarë, ata zakonisht thonë se ky nuk duhet parë si një kundërvënie politike me qeverinë greke, sepse ai ka të bëjë me çështje ekonomike dhe nuk ka kuptim të shndërrohet në një çështje politike. Gjithsesi, ky qëndrim është sa i thjeshtëzuar, aq edhe i pasaktë, sepse çamët e shohin kompesimin financiar vetëm si një element në kërkesat e tyre.


3.Kosova vërtetë do të jetë Shqipëri,sepse ashtu e do edhe Zoti...




Xhesika Vula:Deshperimi 224615_1884070515018_1639025407_1834040_2668195_n

Xhesika Vula:Deshperimi 41501_1639025407_3357_n

Mjaft kritikues të qëllimshëm tendenciozë, apo (pseudo) intelektualë të lajthitur “modernistë”, të cilët bashkimin e dëshiruar të shqiptarëve e shohin në Evropën e Bashkuar, pas disa deklarimeve të fundit të ish presidentit të Shqipërisë, Alfred Mojsiu, se “Kosova është vetëm një krahinë e Shqipërisë”, të gjithë ata këtë herë, në opinionet e tyre reaguese, ngarendin të thirren në tendenciozitetin ofendues të kësaj deklarate që i bëhet dinjitetit shtetëror dhe integritetit territorial të shtetit ahtisarian dhe multietnik të Kosovës. Bile-bile, disa prej tyre, shkojnë aq larg, saqë kuptimin e saj e ngjasojnë sikur me qëndrimin zyrtarë të Serbisë, se Kosova kinse është krahinë e pandashme e integritetit territorial të saj.

Fatkeqësisht, kësi biçim (b)analistësh gazetaresk, kemi pasur në çdo kohë dhe me bollëk. Sa herë që nga ndonjë autoritet me ndikim aktualizohej në opinion çështje e bashkimit të trojeve shqiptarëve, me analizat dhe reagimet e tyre verbuese, degraduese, aspak vizionare dhe tërësisht antikombëtare në këtë drejtim, prezenca kujdestare e tyre vërehej kudo, e posaçërisht në disa medie me politika te ngjashme redaktuese.

Duke u mbështetur në funksionimin e përhershëm dhe të pacenueshëm të ligjit të të kundërtave, i cili si proces vepron kudo në natyrë, këto kundërshtimet e tyre ndaj kësaj kauze, unë do t’i konsideroja vetëm si një tarafi tjetër i poleve antagoniste të këtij ligji në veprim, nga i cili fërkim, patjetër do të lirohet nxehtësia. Nxehtësia si reagim emocional i shumicës së dominuar, e cila detyrimisht në fund të këtij procesi, do ta prodhoj “produktin e ri” të shumëpritur final. Andaj, në këtë drejtim, aspak nuk kanë rëndësi çfarëdo qëndrime (pseudo)intelektuale të disa individëve patologjikisht të verbuar nga politikat ditore, e, as ato të atyre ekstremistëve të padjallëzuar nacionalist shqiptar se, qysh nesër, pas 6 muajve,1 viti, apo diçka të ngjashëm si shpejtë, do ta kemi një Shqipëri të Bashkuar Natyrale. Kryesore për ne është se fërkimi ka filluar kaherë dhe nxehtësia si efekt po lirohet. Në këtë fazë progresive si proces, shumë me rëndësi është që të arrihet DETABUIZIMI i bindjes sonë të gabuar kolektive e cila në formë të frikës së prodhuar nga dhuna e ushtruar afatgjate dhe përmes marketingut të sofistikuar politik të armiqve tanë, është rrënjosur thellë në nënvetëdijen tonë kolektive si mohim. Kohën e fundit, nga armiqtë tanë të brendshëm dhe ndërkombëtar, si “anti-dampingu” më i rrezikshëm në këtë drejtim, me sukses po na lansohet ajo ide iluzore, kinse ky bashkim i yni gjithëshqiptar, do të realizohet tek në Evropian e Bashkuar?!
Rreth deklaratës së Alfret Moisiut
E, çfarë mëkati, pra, na paska bërë me këtë deklaratë z. Alfred Moisiu?

Pa dashur që në detale të merrem me faktet të shumta teorike dhe praktike që edhe më tepër do ta favorizojnë këtë thënien e tij pompoze se “Kosova është vetëm një krahinë e Shqipërisë”, unë këtu si argument të fuqishëm do ta kisha përmendur vetëm një detal të rëndësishëm dhe të pamohueshëm historik:

Që nga viti 1912, kuvendi i Vlorës dhe Qeveria e Përkohshme që doli prej tij nga përbërja deleguese përfaqësohej nga të gjitha trojet shqiptare, duk përfshirë edhe ato që ishin të pushtuara nga ushtritë e vendeve ballkanike që i dha këtij kuvendi karakterin e një Asambleje mbarëshqiptare. Më 4 dhjetorë të po këtij viti historik, kur u zgjodh Qeveria e Përkohshme e Ismail Qemalit, midis 63 delegatëve të të gjitha viseve (krahinave) shqiptare, 16 ishin nga krahina e Kosovës, nga kryeqendra e saj e Shkupi dhe nga qytetet tjera, ndërsa 7 ishin nga Çamëria. Po kështu në Qeverinë e Vlorës, përveç Isa Boletinit, i cili, ndonëse nuk kishte asnjë postë shtetëror, ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit, bënin pjesë edhe personalitetet tjera nga Kosova dhe krahinat tjera të pushtuara shqiptare, si Vehbi Dibra (Agolli) me cilësinë e kryetarit të Pleqërisë, Mehmet pashë Derralla, ministër i mbrojtjes dhe Hasan Prishtina që ishte caktuar si ministër i Bujqësisë. Në Pleqësinë e Kuvendit të Shqipërisë, më vonë, përpos Vehbi Agollit, nga Kosova dhe krahinat tjera shqiptare u zgjodhën edhe 3 anëtarë të tjerë, Bedri Pejani, Sali Gjuka dhe Ajdin Draga.

Pra, në atë kohë të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë (28.11.1912), të gjithë këta 63 delegatë, nuk përfaqësonin ndonjë territor administrativ-politik të veçantë, por vise dhe krahina të banuara me popullatë shqiptare të cilët në mes veti i lidh gjaku, gjuha dhe kultura e përbashkët.

Edhe pse debati rreth kësaj deklarate të z. Mojsiut ende vazhdon, nga ana tjetër, Këshilli drejtues i Institutit Albanologjik të Prishtinës, me motivacionin se është figurë e rëndësishme e integrimeve mbarëshqiptare, i dëshmuar për angazhimin konstruktiv në kohën sa ishte president dhe angazhimin e vazhdueshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, ish- presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka shpallur anëtar nderi të këtij Instituti.

Nuk thotë kotë populli se, “Tupani bie për ata që kanë veshë”, e kush sot i ka ato në terezi, le të tentoj së paku “të dëgjoj” sa më mirë. E, sa për “të kuptoj” sa më drejtë, mbase kjo për shumicën do të vije tek më vonë

Krejt në fund, pa marr parasysh a dëshiron dikush ta pranoj këtë realitet apo jo, rrugë e jona e realizimit të bashkimit kombëtar, veç ka nisur kaherë. Republikë, apo sido që ta quajnë, Kosova vërtetë do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti!



PËRGATITI FLORI BRUQI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi