Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rritet numri i viktimave në Norvegji

Shko poshtë

Rritet numri i viktimave në Norvegji Empty Rritet numri i viktimave në Norvegji

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 23, 2011 1:12 pm

Rritet numri i viktimave në Norvegji

Rritet numri i viktimave në Norvegji 23rritetRritet numri i viktimave në Norvegji In-Oslo

Nga sulmi dyfishtë me bomba dhe të shtëna armësh i së premtes kanë vdekur të paktën 91 persona, ka thënë policia.
Sipas shifrave të fundit, 84 persona janë qëlluar për vdekje nga vetëm një person i armatosur, i cili sulmoi një kamp të të rinjve, vetëm disa orë, pasi që shtatë persona ishin vrarë nga një shpërthim në qytetin e Osllos.
Policia dyshon se i njëjti person ka kryer që të dy sulmet.
Mediat norvegjeze kanë thënë se i dyshuari quhet Anders Behring Breivik, por policia ka refuzuar të konfirmojë identitetin e tij.
Rritet numri i viktimave në Norvegji Rritet
Dëshmitarët e sulmit në ishull thonë se personi i armatosur ishte maskuar si polic dhe i kishte grumbulluar ata që t’iu fliste.
Më pas kishte hapur zjarr mbi ta.
Hana Barzingi dhe Kavitiraa Aravinthan, duke folur në të njjëtën kohë, rrëfyen para gazetarëve:
“Ka qenë një i armatosur në kampin tonë. Ai dukej si zyrtar policie, ai kishte veshjen dhe revolen dhe gjithçka, por, policia në Norvegji nuk përdor armë, kështu që ishte tmerruese. Ne në fillim ishim mbledhur, dhe ai erdhi dhe filloi të shtinte, ne të gjithë menduam njëherë se e tëra ishte një mahi”, thonë dëshmitarët.
Zyrtarët policorë thanë se personi i arrestuar, një norvegjez 32 vjeçar, tani po bashkëpunon me hetuesit dhe dëshiron të shpjegojë motivet e vrasjes.
Policia tha se nga faqet e internetit që janë gjetur në kompjuterin e të dyshuarit, jepen indikacione se ai është një “fundamentalist i krishterë” me prirje të krahut të djathtë.
Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg tha në një konferencë për gazetarë tha se në shtetin e tij ka grupe të krahut të djathtë.
“Krahasuar me shtetet tjera, nuk do të thoja se kemi problem të madh me ekstremistët e krahut të djathtë në Norvegji, por kemi disa grupe, të cilët i kemi ndjekur edhe më herët dhe polica jonë është në dijeni se grupe të tilla ka apo ka pasur në Norvegji", tha Stoltenberg.
Sulmet në Norvegji janë dënuar njëzëri nga OKB, Bashkimi Evropian, NATO, Shtetet e Bashkuara dhe liderë tjerë botërorë.
Në Uashington, presidenti Barak Obama, pasi ka dënuar sulmet në Norvegji, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë afër Norvegjisë, për t’i ofruar mbështetje.
“Dua që personalisht të shpreh ngushëllimet e mia për njerëzit e Norvegjisë. Ky është një përkujtues se i tërë komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet për të penguar këtë lloj terrori dhe duhet të punojmë së bashku në shërbimet e zbulimit, në kuptimin e pengimit të këtyre sulmeve të tmerrshme”, ka thënë Obama.
Këto vrasje masive në Norvegji janë në mesin e sulmeve më të këqija në histori.
Me shpërthimin jashtë zyrës së kryeministrit, sulmet shënojnë ditën më të përgjakshme në Evropën Perëndimore që nga sulmet e vitit 2004 në trena në Madrid, ku u vranë 191 persona.(a.i.)
Rritet numri i viktimave në Norvegji In-Oslo1
Rritet numri i viktimave në Norvegji In-Oslo2
>> Anders Bering Breivik, dyshohet për sulmet në Norvegji

>> Një shpërthim i madh trondit Osllon Komente (29)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi