Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anders Bering Breivik, dyshohet për sulmet në Norvegji

Shko poshtë

Anders Bering Breivik, dyshohet për sulmet në Norvegji Empty Anders Bering Breivik, dyshohet për sulmet në Norvegji

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 23, 2011 1:18 pm

Anders Bering Breivik, dyshohet për sulmet në Norvegji

Anders Bering Breivik, dyshohet për sulmet në Norvegji 23Anders%20Bering

Bilanci i dy sulmeve të djeshme terroriste në qendër të kryeqytetit Oslo dhe në një ujdhesë të afërt ka arritur në 87 të vdekur dhe 90 të plagosur nëpër spitale.
Derisa nga shpërthimi që ndodhi afër selisë së kryeministrit të Norvegjisë Jens Stoltenberg humbën jetën 7 qytetarë, shumë më i përgjakshëm ishte tmerri që u zhvillua në ishullin Utoya afër Oslos, ku dje ishin mbledhur mbi 700 të rinj të Partisë Punëtore të Norvegjisë.
Sipas shënimeve të deritashme të policisë, aty dje pasdite u vranë 80 të rinj të moshës 14-18 vjeçe, ndërsa vrasësi i tmerrshëm ishte një 32 vjeçar norvegjez, “tip i vërtetë nordik”, ekstremist i djathtë, Anders Bering Breivik.
Anders Bering Breivik, dyshohet për sulmet në Norvegji Rritet
Policia beson se këto dy sulme ishin të lidhura mes vete, aq më parë që vrasësi Breivik, dy orë para masakrës në ishullin Utoya ishte parë afër selisë së qeverisë norvegjeze, pra pak para momentit të shpërthimit që mori jetën e shtatë personave dhe dërgoi në spital 90 persona.
Policia ka arrestuar dje në ishull vrasësin 32-vjeçar dhe hetimet do të tregojnë se cili ishte motivi i tij për një tmerr të tillë që Norvegjia nuk e mban mend.

Në internet mbrëmë u paraqit fotoja e masakrës në ishull, në të cilën shihet Breivik (i rrethuar me të verdhë) duke ecur në mesin e trupave të viktimave të veta.
Televizioni norvegjez TV2 njoftoi se Breivik u takon “qarqeve djathtiste” në Oslo dhe se në vitin 2008 është regjistruar si anëtar i lozhës lokale masone. Gazeta suedeze “Expressen” shton se ai ka shkruar nëpër forume të të djathtëve në internet, se veten e përshkruan si nacionalist dhe se është autor i numrit të madh të teksteve kritike ndaj islamit.
Në llogarinë e tij në Facebook, që në ndërkohë është fshirë, ai e përshkruan veten si të krishterë me qëndrime konservatore, se e do gjahun, lojërat “World of Warcraft” dhe “Modern Warfare 2”, si dhe që jeton në Oslo.
Si interesime të tij ka cekur analizat politike dhe atë të bursave. Është prezantuar s drejtor i një firme bujqësore (Breivik Geopharm), që do të thotë se ka pasur kontakt me plehra që mund të përdoren për prodhimin e bombave. Po ashtu ka shkruar se nuk beson në bashkëjetesë të racave dhe kulturave të ndryshme.

Tabloidi norvegjez “Verdes gang” pohon në ueb faqen e tij se Breiviku gjatë debateve në internet i është kundërvënë ashpër parimit të multikulturalizmit, përkatësisht se nuk beson në bashkëjetesën e tyre brenda një shoqërie. Gjithashtu ceket se ai shpesh ka kritikuar mediet suedeze sepse nuk janë sa duhet kritike ndaj islamit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi