Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MPJ: Dy shqiptarë në tragjedinë e Norvegjisë

Shko poshtë

MPJ: Dy shqiptarë në tragjedinë e Norvegjisë Empty MPJ: Dy shqiptarë në tragjedinë e Norvegjisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 26, 2011 1:57 am

MPJ: Dy shqiptarë në tragjedinë e Norvegjisë

MPJ: Dy shqiptarë në tragjedinë e Norvegjisë 25lejlaMPJ: Dy shqiptarë në tragjedinë e Norvegjisë LEJLA122MPJ: Dy shqiptarë në tragjedinë e Norvegjisë LEJLA-SELACI231

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se Lejla Selaci është në mesin e të zhdukurve, në tragjedinë që ndodhi të premten në Norvegji.

Në momentin e shpërthimit të bombës, 17-vjeçarja me prejardhje nga Vushtrria, ishte në një delegacion në Konventën e të Rinjve në ishullin Utoya.

Konfirmimi zyrtar i është bërë ambasadorit të Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, nga autoritetet norvegjeze, ka bërë të ditur për mediet, Artan Behrami, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ).

Lejla Selaci kishte nënshtetësi norvegjeze. Ajo jetonte me familjen në qytetin Fredrikstad, ndërsa vijonte mësimet në shkollën “Borge Ungdomsskole”

Ndërkohë familja Selaci në Vushtrri është shokuar kur ka dëgjuar për tragjedinë në Norvegji. Dhimbjet e tyre i ka shtuar edhe më shumë zhdukja e Leja Selacit.

Në kampin e të rinjve në ishullin Utoya ndodhej edhe një i ri tjetër kosovar, i cili ka shpëtuar.

“Egzon Belegu ka marrë lëndime shumë të lehta”, ka thënë Behrami.

Ambasadori Peci thuhet se është në kontakt të vazhdueshëm me dy familjet kosovare, me qëndrim në Norvegji, të prekura nga kjo tragjedi.

MPJ: Dy shqiptarë në tragjedinë e Norvegjisë Lutje_lejla

Shokët e shkollës Borge ungdomsskole në qytetin Fredikstad, kanë ndezur qirinj para shkollës dhe po luten për fatin e saj

>> Shqiptarja e zhdukur, policia ende pa informata >> Komente
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi