Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maqedonia drejton gishtin kah Kosova për tragjedinë në Kumanovë

Shko poshtë

Maqedonia drejton gishtin kah Kosova për tragjedinë në Kumanovë Empty Maqedonia drejton gishtin kah Kosova për tragjedinë në Kumanovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 16, 2015 12:59 pm

Maqedonia drejton gishtin kah Kosova për tragjedinë në Kumanovë


Maqedonia drejton gishtin kah Kosova për tragjedinë në Kumanovë Largea_610-1024x6371431767478


Pushteti në Maqedoni ka nisur një fazë të re të propagandës anti-Kosovë, pas përleshjes së armatosur në Kumanovë dhe zhvillimeve të fundit politike në këtë shtet.
Presidenti i këtij shteti, Gjorge Ivanov, ka nisur një letër te presidentët e shteteve anëtare të OKB-së, me anë të cilës dëshiron që fajin kryesor për konfliktin e 9 majit në Kumanovë, t’ia vë Kosovës dhe disa politikanëve shqiptarë këtu.
Burime diplomatike të lajmi.net, të cilët kanë arritur ta shohin letrën, kanë bërë të ditur se, Ivanov përmes saj, po nisë një propagandë ndërkombëtare kundër Kosovës, duke e akuzuar shtetin e tij fqinjë se nuk ka ndërmarr masa për parandalimin e përleshjes së armatosur në Kumanovë.
Në letrën e Ivanovit, e cila përmban disa pika “sqaruese” për ngjarjen e Kumanovës, shpjegohet se gjoja, njerëzit që kanë ndërmarr aksionin në Maqedoni kanë qenë të lidhur ngushtë me disa liderë politikë të Kosovës. Siç duket, Ivanov këtu aludon në lidhjen e disa prej luftëtarëve të Kumanovës me AAK-në dhe liderin e saj Ramush Haradinaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi