Kuvendi miratoi Rezolutën në mbrojtje të sovranitetit
Kuvendi miratoi Rezolutën në mbrojtje të sovranitetit
Kuvendi miratoi Rezolutën në mbrojtje të sovranitetit
Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në veri miratoi Rezolutën me 89 vota për, 9 kundër, përmes së cilës i jepet plotësisht mbështetje Qeverisë së Kosovës për vënien e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, ndërkohë që i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta ndihmojë Kosovën në këtë proces.
(I plotësuar) - Kuvendi i Kosovës i ka dhënë mbështetje rezolutës së paraqitur nga GP i PDK-së për mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në vendimin e saj për të shtrirë autoritetin në tërë territorin e vendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, ku u zhvillua debat lidhur me gjendjen e krijuar në veri, përfaqësues të të gjitha subjekteve politike i kanë dhënë mbështetje Qeverisë në vendimin e saj për ndërhyrje në pjesën veriore. Kryeministri Hashim Thaçi tha se ai nuk do të zmbrapset nga ky vendim.
Përfaqësues të partive opozitare pavarësisht mbështetjes për ndërhyrjen në veri i kërkuan kryeministrit Thaçi që të bëjë plan konkret për marrjen e kontrollit të tërësishëm atje.
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë insistuar që në këtë rezolutë të përfshihet kërkesa që presidentja e vendit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të ndërpriten menjëherë në mënyrë zyrtare bisedimet me Serbinë dhe të rishqyrtohen raportet Qeveri-EULEX.
Debati u përcoll herë pas here edhe me replika mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
* * * * * *
Thaçi: Policia e Kosovës po qëndron heroikisht
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar ligjvënësit në seancën e Kuvendit të Kosovës për veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës me vendimin e Qeverisë dy ditë më parë, përderisa ka shprehur këmbënguljen për vënien e rendit dhe ligjit në pikat 1 dhe 31 në veri të Kosovës. Thaçi ka thënë se pika 1 është djegur dhe dëmtuar tejmase, por Qeveria e Kosovës është e gatshme qysh sot të punojë për rregullimin e logjistikës së nevojshme në këtë pikë.
Kreu i ekzekutivit të vendit ka vënë në dukje se në pikën 31 janë zhvilluar ballafaqime të ashpra nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës me bandat serbe.
“Fatkeqësisht dje pasdite një grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga liderët e strukturave paralele ka sulmuar pikën 1 e më pas atë 31. Pika 1 është djegur dhe dëmtuar në masë të madhe, ndërsa pika 31 është mbrojtur nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës. Në pikën 31 j anë zhvilluar ballafaqime të ashpra prej KFOR-it dhe Policisë së Kosovës me bandat serbe. Kjo pikë është në kontroll të plotë të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it. Mund të them se Policia e Kosovës po qëndron heroikisht në këto pika”, ka thënë Thaçi.
Kryeministri i vendit ka thënë me këtë rast se Kosova po i afrohet përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur dhe misioni i pamundur deri tani për vënien e rendit dhe ligjit në veri, po bëhet i mundur dhe realitet nga institucionet e shtetit të Kosovës.
Thaçi ka thënë Kosova gjendet para një ballafaqimi të ri, i cili nuk është i lehtë, mirëpo ka thënë se ka besim të plotë si kurrë ndonjëherë më parë në këto 12 vjet, andaj ka kërkuar mbështetje edhe tek forcat tjera politike si dhe besim tek institucionet e Republikës së Kosovës.
“Skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës nuk do të ndodhë kurrë dhe me asnjë çmim. Institucionet e Kosovës do të shfrytëzojnë të gjithë autoritetin kushtetues dhe ligjor për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit dhe për t’u përballur me të gjithë njerëzit e mosrespektimit të rendit dhe ligjit”, ka theksuar Thaçi para ligjvënësve.
Kryeministri Thaçi ka siguruar ligjvënësit se Qeveria është e vendosur dhe për asnjë çmim nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e para katër ditësh.
“Në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim nuk do të ketë rikthim prapa në gjendjen e para katër ditësh. Nuk do të ketë rikthim prapa në gjendjen e ‘status quos’, nuk do të ketë rikthim në gjendjen e mëhershme. Qeveria e Kosovës është e konsultuar dhe e koordinuar me të gjithë faktorët që punojnë për rend, ligj, respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, është shprehur Thaçi.
Ai ka thënë më tej se masat e reciprocitetit me Serbinë do të zbatohen në të gjitha pikat kufitare me Serbinë dhe kjo do të zgjas derisa Serbia nuk e ndryshon qëndrimin e saj. Thaçi ka shprehur gatishmërinë për dialog për çështje praktike, por ka përjashtuar çfarëdo dialogu për rregullimin e brendshëm, duke thënë se për çështjet e brendshme nuk do të bisedohet asnjëherë në asnjë rrethanë dhe me askënd.
Thaçi ka ftuar qytetarët për qetësi, solidaritet, mirëkuptim dhe besim tek institucionet e Republikës së Kosovës dhe tek KFOR-i, duke garantuar se në veri të Kosovës do të kthehet rendi dhe ligji.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kuvendi i Kosovës e miratoi mocionin e PDK-së
» Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin kundër korrupsionit
» Kuvendi miratoi buxhetin, hapet rruga për privatizimin e PTK-së
» Kuvendi miratoi Rezolutë kundër zgjedhjeve të Serbisë
» Ndëshkohen për cenimin e sovranitetit të 1244-shit
» Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin kundër korrupsionit
» Kuvendi miratoi buxhetin, hapet rruga për privatizimin e PTK-së
» Kuvendi miratoi Rezolutë kundër zgjedhjeve të Serbisë
» Ndëshkohen për cenimin e sovranitetit të 1244-shit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi