Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi miratoi buxhetin, hapet rruga për privatizimin e PTK-së

Shko poshtë

Kuvendi miratoi buxhetin, hapet rruga për privatizimin e PTK-së Empty Kuvendi miratoi buxhetin, hapet rruga për privatizimin e PTK-së

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 31, 2011 8:43 pm


Kuvendi miratoi buxhetin, hapet rruga për privatizimin e PTK-së

Kuvendi miratoi buxhetin, hapet rruga për privatizimin e PTK-së 3rezoluta-Kuvendi


(I plotësuar) Me 66 vota pro Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetitn e qeverisë së Kosovës për vitin 2011. Në këtë Ligj është përfshrië edhe neni 4 me të cilin parashihet privatizimi i PTK-së.

Me këtë Ligj buxhetor gjithashtu është paraparë edhe rritja e pagave për rreth 75 mijë punëtorë të cilët janë në marrëdhënie pune në Institucionet e Kosovës.

Tri partitë opozitare kanë kundërshtuar këtë projekt buxhet me arësyetimin se neni 4 i këtij Ligji buxhetor parasheh privatizimin e PTK-së. Por me miratimin e këtij Ligji për buxhetin, hapet rruga për privatizimin e PTK-së edhe në baza ligjore.

Kryetarja e Komisionit për buxhet dhe financa, Safete Hadërxhonaj ka theksuar se kanë qenë dy amendamente për nenin 4, njëri i propozuar nga Qeveria dhe tjetri nga opozita dhe votat në mbledhjen e komisionit kanë qenë të njëjta sa i përket këtyre amendamenteve. Duke pasur parasysh këtë, Komisioni ka rekomanduar që të dyja të vihen në votim.

Me përfshirjen e këtij neni, opozita ka paralajmëruar se do të votojë kundër projektbuxhetit, ngase këtë e konsideron si kontrabandë të Qeverisë për privatizimin e PTK-së

* * * * * *

Kuvendi i Kosovës sot do të shqyrtojë për herë të dytë projekt-buxhetin e Kosovës, në të cilin përfshihet edhe privatizimi i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK).

Opozita ka njoftuar se nuk do ta votojë projekt-buxhetin dhe njëra nga arsyet e mos votimit është përfshirja e Postës dhe Telekomit të Kosovës në privatizim. Ata kanë kërkuar heqjen e nenit 4, ku përfshihet privatizimi i PTK-së.

Në kundërshtim të privatizimit të PTK-së, sindikalistët e kësaj ndërmarrje kanë paralajmëruar protestë para Kuvendit të Kosovës, në kohën kur mbahet seanca e Kuvendit.

Por BSPK, gjatë një konference të mbajtur më 29 mars, ka kërkuar nga deputetëve që ta votojnë projekt-buxhetin e Kosovës.

* * * * * * *

Kuvendi mblidhet sot për miratimin e buxhetit

Në një seancë plenare, sot mblidhet Kuvendi i Kosovës me një pikë të vetme në rendin e ditës - shqyrtimi për herë të dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011.

Kryesia e Kuvendit kishte marrë vendimin për procedim më të shpejtë të Projektligjit për Buxhetin, nga sa e parasheh Rregullorja e Kuvendit, pas vlerësimit të urgjencës së çështjes.

Pas raportimit në Kryesi të kryetares së Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj, e cila ka pohuar se Komisioni është në përfundim të amendamentimit të Projektligjit për Buxhetin, megjithatë kjo nuk ndodhi.

Në mbledhjen e djeshme Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk ka arritur marrëveshje për nenin 4 të projektbuxhetit ku është paraparë shitja e PTK-së. Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa nga radhët e PDK-së ka thënë se komisioni ka hedhur në votim dy propozime. Njëri ishte për riformulimin e nenit 4 dhe tjetri propozim që të hiqet tërësisht ky nen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi