Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:JANË CA VEJUSHA NË SHISHTUFINË

Shko poshtë

Vullnet Mato:JANË CA VEJUSHA NË SHISHTUFINË Empty Vullnet Mato:JANË CA VEJUSHA NË SHISHTUFINË

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 11, 2011 11:21 pm

Vullnet Mato:JANË CA VEJUSHA NË SHISHTUFINË 284604_1828716368842_1568334934_31335086_3495237_nVullnet Mato:JANË CA VEJUSHA NË SHISHTUFINË 274963_1568334934_4257698_n

Vullnet Mato

JANË CA VEJUSHA NË SHISHTUFINË

Te Shishtufina,
qytet me të vdekur,
shamizezat vajtojnë
me zëra të mekur.
Mes tyre ka gra,
me shami vajtimi,
me buzë të fshira,
me shenja kuqëlimi.

Janë ca vejusha
pa lot pranë varrit,
shtyjnë me freskore
vapën e beharit.
Në anë të kangjellave
me smalto të rrjepur,
presin ca burra
me cigaret ndezur.

Burrat mbrehin
plugjet në parmëndë,
vejushat presin
të shkelnin retë me këmbë.
Takimin me të vdekurit
mezi e durojnë,
ekstazën me të gjallët
pas ferrave të fillojnë...

Më pas nëpër ferra
lënë gazetat dyshek,
copa plastmasi,
prezervativa dhe brekë.
Ndërkohë shtëpitë
dhe farefisi familjar,
presin nuse të ënjtura,
me sy të përqarë...

S’besoj se ka
më të shëmtuar oreks,
të shkosh te varri,
për të bërë seks.
T’i lutesh zotit,
duke përdhosur të ndjerin,
kur as qielli as toka
s’ta çmojnë nderin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi