Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: Ç’JANË KËTA TË MËDHENJ ?

Shko poshtë

Vullnet Mato: Ç’JANË KËTA TË MËDHENJ ? Empty Vullnet Mato: Ç’JANË KËTA TË MËDHENJ ?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 12, 2010 11:57 am

Vullnet Mato: Ç’JANË KËTA TË MËDHENJ ? 21565_1182013761681_1568334934_30375226_5450399_n


Vullnet Mato: Ç’JANË KËTA TË MËDHENJ ? 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n
Vullnet Mato


Ç’JANË KËTA TË MËDHENJ ?



Nipi im i vogël, dhjetëvjeçar,
di fare pak gjëra nga kjo botë.
Por me sytë që i ndrisin si kuazarë,
ndjehet i brengosur dhe nis e më thotë:

“Ç’janë këta që quhen “të mëdhenj”,
e ma mbushin televizorin me fjalë përdita.
Që nga mbrëmja deri në mëngjes,
veç zihen e shahen me llafe të ndyta...
Tek të gjitha stacionet ku më shkon syri,
shoh fytyrat e këtyre “të mëdhenjve".
Si ta mësoj edukatën që lexoj te libri,
kur dëgjoj pisllëqet e këtyre budallenjve?
Por dhe ata që flasin për ta aq shumë,
thonë budallallëqe që më bëjnë të qesh;
Atë, që ca e lagin, sa e bëjnë qull,
të tjerët e nxjerrin të thatë në shesh.
Meqë erdha në këtë botë si njeri,
dua jetën time me gëzime ta jetoj.
Po tek të duroj gjithë këto poshtërsi,
më mirë nga kam ardhur le të shkoj...”

Unë i fërkoj krahët t’i vihet më tepër lojës,
por vuaj për nipin më shumë se për çdo gjë.
Sepse ky është fati i caktuar prej paranojës,
të na prijnë skizoidët drejt shekullit njëzetenjë.
Dhe të gjitha mjetet çirren e brohorasin për ta,
të paguara njëzetekatër orë deri në infinit.
Se mendjet e pasura me xhepat pa para,
zërin e kanë të bllokuar në fyt...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi