Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me kë të martohem që të shkoj mirë?

Shko poshtë

Me kë të martohem që të shkoj mirë? Empty Me kë të martohem që të shkoj mirë?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 25, 2011 8:40 am


Me kë të martohem që të shkoj mirë?

Me kë të martohem që të shkoj mirë? Dashuria_12

Numri i martesave mes personave të shtresave të ndryshme sociale po bie vazhdimisht, ndërsa nga ana tjetër studimet e sociologëve tregojnë se si numri i martesave mes partnerëve me të njëjtin nivel edukimi është rritur në mënyrë të vazhdueshme këto vitet e fundit. Këto dy aspekte (të pasurit që martohen me të pasurat dhe të diplomuarit që martohen me persona me të njëjtin nivel edukimi), priren ta forcojnë çështjen akoma edhe më shumë. “Në shoqërinë tonë shkalla e edukimit është bërë një tregues gjithmonë e më i rëndësishëm i potencialit ekonomik të një individi. Rezultati? Ka shumë ndryshore në lojë, por nuk ka asnjë dyshim se sot burrat luftojnë në mënyrë më “agresive” për t’u lidhur me gra të arsimuara”, shpjegon një profesor psikologjie. Kështu, për shembull, në faqen e internetit Match.com, një nga më të mëdhatë në Amerikë për “zemrat e vetmuara”, numri i burrave që kërkojnë të takojnë gra që kanë pagesa të mira është dyfishuar në katër vjet, duke thënë se një në çdo dy veta mendojnë kështu (mes grave në fakt ka ndodhur e kundërta: rëndësia e lekëve të partnerit “të ardhshëm” që në të kaluarën ka qenë një faktor dominant, duket në rënie). Studimet kanë evidentuar se në Amerikë fëmija i dy prindërve të diplomuar ka një probabilitet rreth 81 për qind për të përfunduar universitetin, kundrejt 63 për qind të një fëmije të një çifti “të përzier” (një prind i diplomuar, ndërsa tjetri jo) dhe 30 për qind të një fëmije nga prindër të padiplomuar. Duke u nisur nga këto të dhëna, studiuesit kanë ndërtuar një simulim matematik, duke treguar se reduktimi i numrit të çifteve “të përziera” me kalimin e kohës do të provokojë një rritje domethënëse të pabarazisë ekonomike mes familjeve. “Kur fusim në modelin tonë faktorë si mesatarja e ndryshme e lindjeve nga klasat e ndryshme sociale – prindërit më pak të shkolluar kanë në përgjithësi më shumë fëmijë – efekti i rritjes së martesave mes personave me të njëjtin nivel edukimi është rënia e numrit të përgjithshëm të studentëve dhe kjo dinamikë në tregun e punës tenton të ulë më vonë fitimet e punëtorëve jo të kualifikuar në krahasim me të diplomuarit”, shpjegojnë ekspertët. Ata kanë konfirmuar gjithashtu se sa më i lartë të jetë niveli i pabarazisë në shoqëri, aq më të rralla janë martesat mes qytetarëve të klasave të ndryshme sociale. Faktikisht, kërkime të shumta sociologjike tregojnë se qeniet njerëzore janë të prirura nga natyra për t’u lidhur me partnerë që janë të ngjashëm me to. Proverba e vjetër se “gruan e mirë mund ta gjesh në vendin tënd”, nuk ka të bëjë vetëm me kombësinë e çiftit që vendos të lidhet, por edhe me besimin, kulturën, moralin, politikën dhe statusin social. Atëherë, ku qëndron problemi dhe cili është efekti i tij? Është rritja e martesave mes personave nga e njëjta klasë shoqërore, apo edukimi i njëjtë që rrit pabarazinë sociale? Apo është e vërtetë e kundërta, se një hendek ekonomik shumë i madh bën që të zhduken rastet për kontakte mes anëtarëve të klasave të ndryshme? Disa ekonomistë në “Brookings Institution”, dyshojnë se dinamikat e lidhjeve kanë ndryshuar shumë: “Janë gratë ato që kanë ndryshuar”, duke parë se në botë vajzat e familjeve të mira kanë pasur gjithmonë një nivel të mirë edukimi.

“Në të kaluarën ishte rregull që gruaja e një burri me pagë të mirë të bëhej shtëpiake, ndërsa gratë nga shtresat e varfra e kishin të nevojshme të punonin. Sot, jo vetëm që është shumë e mundur që një grua e pasur të punojë, duke i shtuar fitimet e saj atyre të bashkëshortit, por gjithashtu është e mundur që një vajzë e varfër të mos jetë e martuar, kështu që nuk mund t’i varë shpresat te paga e dikujt tjetër”. Për ta, shuma e këtyre dy faktorëve është përgjegjëse për rritjen e ndryshimit mes të ardhurave familjare të regjistruara nga viti 1979 e deri në vitin 1996 në Amerikë. Nëse do të merrej në konsideratë statusi ekonomik i grave, ndryshimi nuk është rritur, por është zvogëluar. “Ka më shumë gra që punojnë, që vazhdojnë të punojnë edhe pas martesës dhe që kanë mundësi të mira për të bërë karrierë”, thonë sociologët, duke nënvizuar se kjo është një e mirë, duke parë se jo të gjitha gratë që janë të martuara - ose duke llogaritur edhe mesataren e divorceve në Amerikë - do të jenë patjetër në të ardhmen. Një psikolog i evolucionit në universitetin “New Mexico”, hedh një tjetër mendim. Ai mbështetet në rolin e shkollave private në sistemin edukativ amerikan, ku studiojnë fëmijët e elitës dhe në veçanti në pyetjet standarde që pothuajse prej 50 vjetësh përdoren për përzgjedhjen e kandidatëve. “Në Amerikë inteligjentët priren të frekuentojnë të njëjtat shkolla ku përreth kanë persona të njëjtë me veten. Atëherë përse duhet të çuditemi nëse zgjedhin të lidhen mes tyre”, thotë ai. Gjithashtu, ai tregon se prirja e amerikanëve për t’u martuar me persona të barabartë me ta lind nga dëshira për të jetuar mes të njëjtëve. “Një person konservator dhe besimtar është më e mundur që të zgjedhë të transferohet në një shtet që i përshtatet atij, ndërsa një gay do të ndihej më mirë në kulturën e qyteteve të tilla si Nju Jork apo San Francisko”. Më tej shton se kjo mund të ketë efekte shumë pozitive: “Mendoj se komunitetet e formuara nga njerëz me vlera morale, fetare dhe politike të ndryshme, mund t’u ofrojnë individëve më shumë liri zgjedhjeje dhe lumturi”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi