Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosje pro edukatës fetare në shkolla

Shko poshtë

Vetëvendosje pro edukatës fetare në shkolla Empty Vetëvendosje pro edukatës fetare në shkolla

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 31, 2011 1:04 pm


Vetëvendosje pro edukatës fetare në shkolla

Vetëvendosje pro edukatës fetare në shkolla Visar-ymeri3466.

Lëvizja Vetëvendosje është për edukatën fetare në shkolla. Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës votoi kundër, kjo parti që e lëshoi seancën, ka thënë se në shkollat publike mund të futet një lëndë ku do të mësohej për fenë, por kjo duhet të vij vetëm pas një debati shterrues në shoqëri. Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka sqaruar në një emision televiziv pozicionin e partisë së tij.

"Shteti duhet të jetë sekular ashtu siç e parasheh Kushtetuta, por në shkollat publike mund të futet një lëndë për fenë. Pastaj mund të vendoset nëse do të mësohet për një fe apo më shumë" ka thënë Ymeri.

Më tej ai ka shtuar, se para se të vendoset për fenë, do të duhej që për këtë çështje të hapej një debat i madh shoqëror, të studiohen edhe vendet e tjera e më pastaj të futet në votim. Duke i komentuar akuzat e partive të tjera kundër Vetëvendosjes, ai ka thënë se "sulmet vijnë nga frika që kanë këto parti për aktivitetet në rritje të Vetëvendosjes".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi