Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulmohet Wikileaks, zhduken dokumente për Shqipërinë

Shko poshtë

Sulmohet Wikileaks, zhduken dokumente për Shqipërinë Empty Sulmohet Wikileaks, zhduken dokumente për Shqipërinë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 01, 2011 11:40 am

Sulmohet Wikileaks, zhduken dokumente për Shqipërinë


Sulmohet Wikileaks, zhduken dokumente për Shqipërinë Wikileaks_972450710-300x300

Wikileaks.org është aktualisht nën sulm. Mesazhi është shpërndarë në faqen twitter të organizatës, që mendohet të jetë shkruar nga vetë Jualian Assange, themeluesi Australian i faqes së internetit që pubikon dokumente sekrete. Wikileaks ka bërë me dije se ka pësuar një sulm informatik gjatë natës, ndërsa po vijon me publikimin e një sërë kabllogramesh diplomatikë të SHBA, mes tyre edhe ata të klasifikuar si sekret.
Pjesë e këtij sulmi janë bërë edhe dokumentet diplomatitike për Shqipërinë, të cilat u bënë publike nga Wikileaks pak ditë më parë, në të cilën u zbulua një raport i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, dërguar departamentit amerikan të shtetit, për cështjet më të bujshme ne Shqipëri. Aktualisht në faqen e Wikileaks ndodhen vetëm 6 dokumente për Shqipërinë ndërkohë që dje rezultonin gati 700 dokumente të tilla.
Duke marrë parasysh sulmin ndaj sajtit Wikileaks.org, në njoftimin në tëitter është dhënë një tjetër link, ai i cablegatesearch.net, në të cilën mund të gjenden kopje të dokumenteve diplomatike që Wikileaks ka shpërndarë më parë. Më vonë Wikileaks foli për një sulm kibernetik, dhe më tej shpegoi se faqja ne internetit funksionon sërisht, pavarëisht disa problemeve.
Kabllogramët amerikanë që Wikileaks po shpërndan aktualisht, mendohet se vijnë nga 250 mijë dokumente të DASH që mendohet se kanë rënë në duart e organizatës.
Një person i cili kishte kontaktuar me Asanzh, i tha televizionit Rojters se zhgënjimi mes aktivistëve të Wikileaks për humbjen e interesit nga ana e medias për ngjarje që lidhen me këtë material, është aryeja pse këtë herë dokumentat janë publikuar në bllok. Burimi e ka përshkruar Asanzh si tërësisht të irrituar për mungesën e interesit nga ana e medias.
Sipas gazetës New York Times, ne disa nga 133.887 dokumentat që u shpëndanë javën e fundit nga Wikileaks ,shfaqen dhe emrat e 170 njerëzve qe kanë folur me diplomate amerikane duke pretenduar ruajtjen e anonimatit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi