​Ishin mbi 45 mijë krerë në fillim të viteve të 80’ta. Pesëmbëdhjetë vjetë më parë ky numër ra në 4500. Ndërsa tani në gjithë Kosovën nuk ka më shumë se 500 krerë buallica. Ku mbeten këto kafshë, që vlerësohen lartë për cilësinë e djathit dhe tlynit të tyre? Që nga paslufta situata ndryshoi shumë. Buallicat më nuk po i mbanë shumëkush. Kësisoj ato po zhduken me shpejtësi të madhe.