Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lek Mrijaj - RIBASHKIMI KOMBETAR SHQIPTAR ME SHKABEN DYKRENARE KUQ E ZI TE MBRETIT GJERGJ ...KASTRIOTI-SKENDERBEU

Shko poshtë

Lek Mrijaj - RIBASHKIMI KOMBETAR SHQIPTAR ME SHKABEN DYKRENARE KUQ E ZI TE MBRETIT GJERGJ ...KASTRIOTI-SKENDERBEU   Empty Lek Mrijaj - RIBASHKIMI KOMBETAR SHQIPTAR ME SHKABEN DYKRENARE KUQ E ZI TE MBRETIT GJERGJ ...KASTRIOTI-SKENDERBEU

Mesazh nga Lek Fri Sep 02, 2011 12:30 am

RIBASHKIMI KOMBETAR SHQIPTAR ME SHKABEN DYKRENARE KUQ E ZI TE MBRETIT GJERGJ
...KASTRIOTI-SKENDERBEU

Nga;Lek Mrijaj

Bashkimi kombëtar i shqiptarëve mund të bëhet dhe duhet të bëhet vetëm nën flamurin e Kastriotit. Nën këtë flamur kanë dhënë betimin në emër të atdheut e kombit atdhetarët-martiret nëpër shekuj. Para këtij flamuri janë betuar trimat e Dedë Gjo Lulit. Para tij janë betuar në Vlorë Ismajl Qemajli e atdhetar të tjerë. Para këtij flamuri kanë dhënë betimin për luftë kundër pushtueseve otoman dhe karpatian gjenerata e gjenerata atdhetarësh nga trojet tona.
Tani kur liria, kjo që e kemi, agoi në këto troje dhe pas shumë vitesh në pritje, dikush , na solli një flamur, që as nuk u krijua me një referendum, që na solli një himn, që me asgjë nuk është shqiptar, dalin njerëz , që s’kanë lidhje gjë me kombin dhe vazhdojnë atë lojën e keqe me flamuj , kur në emër të njëfarë ideologjike, kur ke vënë një është dashur t’i vendosësh në shtagë, dy a tre flamuj.
Ata që nuk ndjejnë as edhe një respekt për vlerën e madhe të flamurit kombëtar, ata që Kosovën e kanë në sy vetëm për përfitime , gjejnë guxim që të qepin flamuj.
Kështu ata janë duke bërë lojë me ndjenja kombëtare të shqiptarëve të vërtetë , lojë me flamurin tonë kombëtar. Këta farë kosovarësh “atdhetar” harrojnë se këtë flamurin tonë kombëtar e kishin mbrojtur atdhetarët nëpër shekuj dhe kishin derdhur gjak e kishin shprehur kundërshtime pse pushtetet, shkabës, ia shtonin ndonjë yll. Tash këta farë “patriotësh” gjejnë guximin dhe e qepin një flamur të askujt me flamurin kombëtar dhe kështu i zënë frymën shqipe të valoj e lirë në flamurin e saj. Këtyre “patriotëve” u duhet thënë prerazi, që kanë lirinë të mbajtën flamurin e yjeve të shumtë e të askujt, se kanë lirinë në festa e gazmende familjare ta mbajnë edhe flamurin kombëtar shqiptar, por nuk kanë as edhe një të drejtë, që flamurin me të cilin udhëhoqi gjithë ato lufta Skënderbeu, që flamurin kombëtar, para të cilit betuan gjithë atdhetarët e luftëtarët e lirisë, që flamurit me të cilin deshmoret e atdheut nder kohë te ndryshme fortunash krijuan faqet të reja e më të ndritshme të lirisë, t’i qepet dhunshëm ndonjë flamur tjetër. Flamuri shqiptar është ai i kohës së Skënderbeut dhe nuk ka të drejt as edhe një analfabet, as edhe një qenie që nuk di kush është e pse është ta ndryshojë e ta dhunojë duke e qepur me yje e zhele

Lek

Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi