Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Merren vesh për vulat

Shko poshtë

Merren vesh për vulat Empty Merren vesh për vulat

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 02, 2011 7:01 pm


Merren vesh për vulat

Merren vesh për vulat Bb-bisedimet24315618

(I plotësuar) - Në Bruksel, pjesëmarësit në bisedimet Prishtinë - Beograd, kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes për vulat doganore Hollësitë pritet të sqarohen ndërkohë.

Në vulat doganore të Kosovës shkruan vetëm “Dogana e Kosovës” pa kurrfarë simboli shtetëror - ashtu siç kanë qenë dhe kanë thënë edhe shumica e shteteve në botë, raportojnë mediet.

Përveç vulave, në agjendën e takimit të sotëm janë edhe kadastra, telekomi, energjia, diplomat universitare si dhe përfaqësimi i Kosovës në takimet dhe forumet ndërkombëtare.



* * * * * * *

Fillojnë bisedimet Kosovë – Serbi

Ka rinisur në Bruksel dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i cili po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Duke folur para nisjes së këtij raundi, shefja e delegacionit të Kosovës në bisedime, Edita Tahiri ka thënë se “ne si qeveri jemi shumë e qartë, vizioni ynë është vizion euroatlantik për Kosovën”.

“Dhe jo vetëm kësaj radhe, por që nga fillimi i dialogut ne kemi dëshmuar se duam një qasje konstruktive për të kontribuuar në paqen dhe stabilitetin e rajonit, sikur edhe në lëvizjen drejt Bashkimit Evropian për të dyja shtetet”, ka thënë zonja Tahiri.

Homologu i saj, shefi i delegacionit të Serbisë në bisedime, Borko Stefanoviq, ka folur haptazi për rezultatet që ai pret të arrihen.

“Shpresojmë se pas një dite të gjatë diskutimesh, do të kemi disa rezultate konkrete, posaçërisht lidhur me vulat doganore dhe kadastrat, dhe se do të mund të dalim publikisht me detajet e këtyre marrëveshjeve".

“Shpresoj se me marrëveshje do të lehtësojmë situatën, që ajo të jetë shumë më normale seç është sot, për të mundësuar lëvizjen e mallrave”, ka thënë Stefanoviq, për të shtuar se kjo do të ndikonte edhe në uljen e tensioneve.

Zyrtarët e BE-së ndërkaq kanë thënë se është mirë për të dyja palët të arrihen “sa më shumë marrëveshje, në prag të raporteve të progresit të Komisionit Evropian”, të cilat priten të dalin muajin e ardhshëm.

Kjo posaçërisht vlen për Serbinë, e cila këtë vit synon të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

* * * * * *

Në raundin e sotëm të bisedimeve ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, pritet që të arrihet kompromis për çështjen e vulave të Doganave të Kosovës.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian janë shprehur optimistë se do të arrithet ky kompromis, që në vula të jetë mbishkrimi “Doganat e Kosovës”, ngase këto vula i kishte pranuar edhe Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se do të diskutohet edhe për implementimin e marrëveshjeve të arritura në muajin qershor.

Mësohet se nuk do të diskutohet për çështjen e strukturave paralele të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, shuarja e të cilave, kohët e fundit, është kërkuar nga disa zyrtarë të lartë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

bisedimet Kosovë – Serbi mbahen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi