Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MPJ fton qytetarët e Kosovës të përkujtojnë 11 Shtatorin

Shko poshtë

MPJ fton qytetarët e Kosovës të përkujtojnë 11 Shtatorin Empty MPJ fton qytetarët e Kosovës të përkujtojnë 11 Shtatorin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 10, 2011 9:28 pm


MPJ fton qytetarët e Kosovës të përkujtojnë 11 Shtatorin

MPJ fton qytetarët e Kosovës të përkujtojnë 11 Shtatorin 3253523image

Në përkujtim të dhjetë vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ), do të organizojë një ceremoni përkujtimore për të nderuar viktimat "e kësaj dite tragjike për SHBA-të dhe krejt botën demokratike".

Ministria e jashtme ftoi qytetarët e Prishtinës që, “në shenjë nderimi për viktimat dhe solidarizimi me të mbijetuarit, familjet dhe kombin e madh amerikan”, të dielën me 11 shtator 2011, në ora 19:00, të ndezin qirinj para Teatrit Kombëtar të Kosovës, në qendër të Prishtinës.

"Populli i Republikës së Kosovës tashmë e ka shndërruar këtë përvjetor në ditë të kujtesës dhe respektit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleates themeltare të shtetësisë së Kosovës. Në këtë ditë, përmes akteve të bamirësisë dhe bashkimit të njerëzve të moshave, besimeve dhe përkatësive të ndryshme etnike, do të nderohen viktimat e sulmeve terroriste në mbarë botën", thuhet ndër të tjera në komunikatën për shtyp të kësaj ministrie.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi