Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidentja Jahjaga fton qytetarët të mos bllokojnë rrugët

Shko poshtë

Presidentja Jahjaga fton qytetarët të mos bllokojnë rrugët Empty Presidentja Jahjaga fton qytetarët të mos bllokojnë rrugët

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 13, 2012 4:40 pm

Presidentja Jahjaga fton qytetarët të mos bllokojnë rrugët

Presidentja Jahjaga fton qytetarët të mos bllokojnë rrugët Detail

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka bërë thirrje “të gjithë qytetarëve të mos bllokojnë rrugët, të mos bllokojnë vendkalimet kufitare të Republikës së Kosovës me shtetet e tjera dhe të mos pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave”.

Në një deklaratë të lëshuar nga kabineti për informim i zyrës së presidentes, thuhet se “paralajmërimi i Lëvizjes “Vetëvendosje” për organizimin e protestave paqësore, për bllokimin e mallrave që hyjnë në Kosovë nga Serbia, dhe për bllokimin e pikave kufitare në Merdarë dhe të Dheu i Bardhë, ka nxitur shqetësimet për mbarëvajtjen e këtyre protestave dhe për efektin e këtyre veprimeve”.

“E drejta e qytetarëve për të protestuar dhe në këtë mënyrë për të shprehur shqetësimet e tyre për një çështje është e drejtë legjitime dhe është e rregulluar edhe me Ligjet e Republikës së Kosovës. Organizimi i protestave paqësore nga një subjekt politik parlamentar, në këtë rast nga Lëvizja “Vetëvendosje”, ngërthen më vete përgjegjshmërinë për formën, qëllimin, zhvillimin dhe mbarëvajtjen e protestës”, citohet të ketë thënë presidentja Jahjaga.

Përcaktimin e “Vetëvendosjes” për të dalë në rrugë, zonja Jahjaga nuk e sheh si shterje të mundësive të veprimit brenda institucioneve të vendit.

“Vendi ynë ka nevojë për hapje të kufijve, për marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore dhe bilaterale me të gjitha shtetet dhe për anëtarësim të plotë në të gjitha strukturat, organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë”, thotë mes tjerash presidentja Jahjaga.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi