Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Raporti i Departamentit të Shtetit mbi lirinë fetare

Shko poshtë

Raporti i Departamentit të Shtetit mbi lirinë fetare Empty Raporti i Departamentit të Shtetit mbi lirinë fetare

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 14, 2011 12:14 pm


Raporti i Departamentit të Shtetit mbi lirinë fetare

Raporti i Departamentit të Shtetit mbi lirinë fetare Bajrami-Kosova-main

Departamenti amerikan i Shtetit nxori sot raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë. Në këtë raport analizohet në kapituj të veçantë edhe liria e besimit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, ku thuhet se gjendja në këto vende mbetet pak a shumë e pandryshuar në krahasim me një vit më parë.


Kapitulli për Shqipërinë


Në kapitullin për Shqipërinë raporti vë në dukje se qeveria ka respektuar në përgjithësi lirinë e besimit, si me ligje, ashtu edhe në praktikë. Analiza e Departamentit të Shtetit thekson se qeveria ka vazhduar gjatë këtij viti përpjekjet për të zgjidhur shqetësimet e komuniteteve fetare lidhur me kthimin e pasurive të sekuestruara gjatë periudhës komuniste.
Komunitetet fetare kanë vazhduar edhe gjatë vitit të kaluar të ngrenë shqetësime lidhur me përparim të ngadaltë në këtë proces të kthimit të pronave si dhe simboleve të kultit dhe dorëshkrimeve të marra nga komunistët. Megjithëse nuk ka ligj në Shqipëri që ndalon mbajtjen e simboleve apo veshjeve fetare, raporti vë në dukje njoftimet se nxënëse myslimane nuk janë lejuar të futen në klasë me shamitë e kokës. Por në analizën e tij, Departamenti i Shtetit vëren se në Shqipëri nuk ka njoftime për shkelje të lirive të besimit, apo për ndalimin ose burgosjen e individëve për besimin e tyre fetar. Po ashtu, raporti nënvizon se nuk vërehen abuzime apo diskriminim në shoqëri si rezultat i besimit fetar.



Kapitulli për Kosovën


Në kapitullin mbi Kosovën, raporti i Departamentit amerikan të Shtetit vëren se autoritetet kanë respektuar në përgjithësi lirinë e besimit si përmes kodit ligjor ashtu edhe në praktikë. Raporti vëren se gjendja e lirisë së besimit nuk ka shënuar ndryshime gjatë periudhës që mbulohet nga kjo analizë.
Shqetësimet kryesore të ngritura nga udhëheqësit fetarë lidhen me pengesa praktike që rrjedhin nga proceset e pavolitshme për regjistrimin e vetë organizatave fetare, si dhe të pasurive të patundshme apo pronave të tjera të këtyre subjekteve. Komuniteti protestant këmbëngul se vazhdon diskriminim institucional nga qeveria qendrore dhe autoritetet lokale.
Ndër ankesat që ngre ky komunitet, është mohimi i kërkesës për të krijuar një varrezë protestante. Po ashtu protestantët njoftojnë se nuk janë lejuar të ndërtojnë një kishë në komunën e Deçanit në tokë të blerë nga ky komunitetet fetar.
Ndryshe nga raporte të mëparshme, Departamenti i Shtetit vëren në raportin e tij të sotëm se nuk ka pasur njoftime për sulme kundër personelit të Kishës Ortodokse Serbe. Incidentet më shqetësuese janë regjistruar gjatë pelegrinazheve të besimtarëve ortodoksë në kisha ortodokse në Kosovë, kur autobusët me pelegrinë janë qëlluar me gurë.
Raporti i Departamentit të Shtetit nënvizon se megjithëse në mungesë të bazës ligjore, siç pohoi edhe Zyra e Ombudsmanit, Ministria e Arsimit nxori një urdhëresë administrative për të ndaluar mbajtjen e shamive të kokës, të traditës myslimane për vajza.
Raporti i Departamentit të Shtetit vëren se nuk ka pasur shkelje të lirive fetare në vend dhe se nuk ka të burgosur ose të ndaluar për arsye fetare. Diskriminimi social apo aktet e dhunshme, duken të jenë me motive etnike, por fakti që shpesh komunitetet janë të ndarë në baza etnike aq sa edhe fetare, e bën të vështirë ndarjen e qartë të motiveve, thuhet në raport.


Kapitulli për Maqedoninë


Në raportin e Departamentit të Shtetit gjendja e lirisë së besimit në Maqedoni gjykohet si e pandryshuar gjatë vitit që kaloi.
Megjithëse janë vërejtur përmirësime në procedurat e regjistrimit të organizatave fetare, ka pasur edhe ankesa për presion politik në këtë proces. Po ashtu, thuhet në raport, nuk është zgjidhur plotësisht problemi i kthimit të pronave të zotëruara nga subjektet fetare, që ishin shtetëzuar nga regjimi jugosllav.
Ndër problemet e tjera me të cilat ndeshen veçanërisht komunitete të vogla fetare në Maqedoni, raporti nënvizon pengesat burokratike në marrjen e lejeve për të ndërtuar objekte kulti. Në analizën e Departamentit të Shtetit vërehet se nuk ka ankimime për shkelje të lirisë fetare.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi