Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga dhe Thaçi diskutuan për veriun

Shko poshtë

Jahjaga dhe Thaçi diskutuan për veriun Empty Jahjaga dhe Thaçi diskutuan për veriun

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 15, 2011 9:21 pm


Jahjaga dhe Thaçi diskutuan për veriun

Jahjaga dhe Thaçi diskutuan për veriun 32Thaci-Jahjaga21

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me t’u kthyer nga vizita treditore shtetërore në Hungari, e priti në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, i cili e informoi për planin operacional të Qeverisë së Kosovës për funksionalizimin e pikave doganore në kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Presidentja e Kosovës në kuadër të funksioneve të veta kushtetuese i dha mbështetje të plotë planit të qeverisë së Kosovës për implementimin e vendimit qeveritar për Marrëdhëniet Tregtare me Serbinë, që është plotësisht i koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare dhe që është rezultat i marrëveshjes së arritur në Bruksel në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që u ndërmjetësua dhe miratua nga BE-ja.
"Vënia në funksion e doganave është veprim legal dhe legjitim i mbështetur nga faktori ndërkombëtar dhe nga misioni i KFOR-it dhe EULEX-it në Kosovë, të cilët do të japin mbështetjen dhe ndihmën e plotë, në kuadër të mandatit të tyre, në zbatimin e rendit dhe të ligjit në Republikën e Kosovës.
Kjo është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës sidomos në të mirë të qytetarëve të nacionalitetit serb, që jetojnë në komunat Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, sepse në këtë mënyrë i ndërpritet përfundimisht rruga kontrabandës dhe krimit të organizuar që dëmtonte jo vetëm buxhetin e Kosovës dhe ekonominë e Serbisë, por edhe ekonominë familjare dhe interesat e qytetarëve për të zhvilluar biznes të ligjshëm duke respektuar pagesën e doganave dhe të taksave përkatëse për importin dhe eksportin e mallrave që kalojnë në pikat kufitare.
Me këtë i ndihmohet afarizmit të ndershëm, që është edhe dëshira e të gjithë qytetarëve dhe i ndërpritet rruga ekonomisë joformale dhe përfituesve që fitojnë në kurriz të taksapaguesve dhe shtetit.
Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të përkrahin këto masa të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kërkojmë nga autoritetet e Serbisë që të heqin dorë nga manipulimet me ndjenjat e qytetarëve dhe të respektojnë marrëveshjet për të cilat vetë janë dakorduar në dialogun e zhvilluar në Bruksel.
E ardhmja e dy vendeve tona është në respektimin e njëri-tjetrit dhe në zbatimin e rregullit dhe të ligjit në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare normale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dy shtete sovrane dhe të pavarura, që e kanë të ardhmen e përbashkët në integrimet euro-atlantike", tha presidentja Jahjaga.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi