Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tetovë: Thaçi dhe Haradinaj diskutuan për çështjet shqiptare

Shko poshtë

Tetovë: Thaçi dhe Haradinaj diskutuan për çështjet shqiptare Empty Tetovë: Thaçi dhe Haradinaj diskutuan për çështjet shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:18 pm

Tetovë: Thaçi dhe Haradinaj diskutuan për çështjet shqiptare

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi të martën në Tetovë ka realizuar një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.


Tetovë: Thaçi dhe Haradinaj diskutuan për çështjet shqiptare TETOVA-S
Haradinaj dhe Thaçi gjithashtu kanë folur edhe rreth mos vendosjes së marrëdhënieve midis Shkupit dhe Prishtinës dhe nevojën e angazhimit të Tiranës zyrtare dhe Kosovës rreth zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Maqedoni.

Në këtë takim të dy liderët kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, Maqedoni me theks të veçantë procesin e integrimeve euroatlantike, të cilin e kanë vlerësuar si tepër të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.
Haradinaj dhe Thaçi gjithashtu kanë folur edhe rreth mos vendosjes së marrëdhënieve midis Shkupit dhe Prishtinës dhe nevojën e angazhimit të Tiranës zyrtare dhe Kosovës rreth zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Maqedoni.
Lideri i PDSH-së, tha se Qeveria e Maqedonisë po zhvillon një politik të gabuar dhe idioteske në raport me Kosovën dhe se kjo politik vazhdimisht shkakton armiqësi edhe me gjithë fqinjët e vendit.
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi tha subjekti që drejton ai dhe AAK kanë orientime të njëjta dhe përkrahin procesin e integrimit të rajonit në strukturat e Aleancës së NATO-s dhe BE-së.
“Është kënaqësi e jashtëzakonshme për PDSH-në, por edhe për shqiptarët në Maqedoni dhe në përgjithësi për këtë vend, prezenca e z. Haradinaj”, tha lideri i PDSH.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur takimin me liderin e opozitës shqiptare në Maqedoni një moment të mirë pune, duke thënë se ka qenë një nder të takohet me partnerin e tij, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin.
“PDSH në Maqedoni është një protagonist i hershëm , serioz dhe i vazhdueshëm për tema që lidhen me pozitën e shqiptarëve në Maqedoni dhe me punët që ndodhin në këtë vend. Ne si partnerë që jemi shkëmbyem pikëpamjet në këtë drejtim dhe natyrshëm që e bazojmë punën në faktorët dhe aktorët e këtushëm politik.”, tha Haradinaj.
Ai tha se pret që shqiptarët por edhe vendet tona të ecin drejt integrimeve euro-atlantike dhe kësisoj edhe definitivisht jeta jonë dhe zhvillimet tona dukshëm do të jenë më të mira se sa i kemi në këtë kohë” u shpreh Haradinaj .
Lidhur me idenë që Tirana zyrtare të vendosë veto për Maqedoninë nëse nuk plotësohen të drejtat e shqiptarëve, Haradinaj tha se për këtë çështje duhet të hapet debat.
“Haradinaj deklaroi se kjo është një temë që ka nevojë për një debat .Është në interes të të gjitha vendeve në rajon që të koordinohen ndërsjellë dhe të vijnë në shprehje pozitivisht ato që të avancohet edhe pozita e shqiptarëve, por njëkohësisht edhe për temat e integrimeve . Sikurse dihet integrimi është anëtarësimi në NATO, një proces që kërkon edhe një përkrahje të fqinjëve dhe gjithë aktorëve të tjerë” u shpreh Haradinaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi