Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Petraq Pali:IN MEMORIAM per 12 shtatorin 1994 pjp

Shko poshtë

Petraq Pali:IN MEMORIAM per 12 shtatorin 1994 pjp Empty Petraq Pali:IN MEMORIAM per 12 shtatorin 1994 pjp

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 15, 2011 10:37 pm

Petraq Pali:IN MEMORIAM per 12 shtatorin 1994 pjp 41465_1126927106_7882_n

Petraq Pali:IN MEMORIAM per 12 shtatorin 1994 pjp

Duke c’fletuar ditaret e atij viti u ndala pikerisht ne shtator,ne ate shtator te zi ku zemra e babait tim pushoi se jetuari.

Ishte viti 1994,kishim gati tre vjet te merguar ne ishullin Grek te Korfuzit, ishull ky nga me te bukurit e te gjithe ishujve te Greqise.

Veshtiresite e fillimit të jetës sonë aty nuk kishin të sosur as kanë të numuruar .

Dyndja e madhe e emigrantëve Shqiptarë aty çdo ditë bëhej më e vështirë dhe me e rrëndë,Shqiperia, ne atë kohë përjetonte një kaos dhe një varfëri të pa parë,njerëzia largohej nga atdheu me se të mundej për një jetë më të mirë pa ditur për ku dhe ç’farë e priste ?

Policia Greke ishte e pa mëshirëshme,pak prej Shqiptarëve (te quajtur “vorioepirote” ) i kishin paisur me nga një fletë qëndrimi provizore (edhe ajo pa asnjë vlerë),ndërsa mijra e mijra të tjerë gjurmoheshin nga policia natë e ditë duke i arrestuar dhe kthyer forcërisht në atdhe pa pyetur këtu për fëmijë,pleq gra apo plaka.

Më 2 shtator ndërmjet një terori të pa parë policesk me ndërhyrjen e disa njerëzve tanë (Rita -NIKO) e shtruam babanë në spital, mbas një pneumonie akute.

Te gjithë ne bijtë e tij me fëmijë nipa mbesa u angazhuam totalisht në shërbim të tij, Te ketij njeriut që deshëm më shumë dhe që ishte dhe ngelet Ati Ynë i Nderuar.

Natyrisht kështu bënë edhe njerëzit tanë të afërm, miq shokë, patriotë të cdo krahine,u përpoqën të na gjënden pranë në çdo cast,si në spital dhe më pas në shtëpi.

Zakonet tona në kësi rastesh janë sa bujare aqë humane,fisnike dhe tepër njerëzore.

Më rënqethet mishi dhe më hidhërohet shpirti kur kujtoj këto ditë që nuk zgjatën shumë por qe ne,na u duken vite. Ato ishin vetëm 11 ditë, se ditën e dymëdhjetë njeriu i mirë Janko LL PALI në moshën 97 vjeçare dhe njeriu Ynë i dashur dha shpirt, pikërisht në Korfuz, në këtë ishull që bukuria s’ka të sosur.

Natën e fundit,duke parë që Ai po shuhej e sollëm në shtëpi dhe vdiq po në shtëpi më orën 12 të natës të po asaj dite,ishte 12 shtaori 1994, i rrethuar totalisht me bijtë e tij nipa mbesa e miq të shumtë nga e gjithë Shqipëria .

Në këtë in Memoriam, ose në pak fjalë të këtij Shtatori, dua T’ju tregoj hidhërimin e atyre ditëve të vështira, jo vetëm për familjen dhe fëmijët nipa e mbesa te Janko PALIT, po për gjithë miqtë tanë atje,qofshin këta krahinorë,bashkëfshatarë,bashkëqytetarë apo miq nga gjithë trevat shqiptare.

Siç dihet, natyra e fëmijëve te Tij (te Janko PALIT),qoftë e imja ose e vëllezërve të mi është gjat gjithë kohëve e dashur dhe njerezore,ne kemi shumë miq dhe shoke, përshtatemi me ta aqë sa krijojmë lidhje të pa zgjidhshme,kjo është me se e vërtete, i duam i nderojmë dhe i respektojmë miqtë ashtu si Babai Jone i Nderuar dhe ashtu e anasjellta, na duan edhe ata.

Ditët e atij shtatori që do ta quaja të zi, ishin të përkeqësuara marëdhëniet Shqiptaro_Greke ose më mirë të themi Greko _Shqiptare,mbasi ishin ato ditë të arestuar …me të drejtë nga shteti Shqiptar disa deputetë të shoqatës “OMONIA” të cilët ndërhynin në punët e brëndshme të qeverisë sonë pa pergjegjshmeri dhe me lloj lloj marifetesh e deklaratash si psh..ajo “mavia” a ku di une…gjë kjo, që egërsoi në mënyrë ç’njerëzore palën dhe qeverinë greke,u mbyllën hermetikisht kufijtë dhe filloi dëbimi në masë i shqiptarëve me një raprezalje tejet çnjerëzore….!

Operacioni “Fshesa” në Korfuz pati përmasa nga më felliqurat, ndryshe nga çdo vënd tjatër në Greqi !

Këtë,aparteid, apo genocid mund ta quajmë e përjetuam më shumë ne familja Pali në një moment tepër delikat .

Konkretisht dhe me shkoqur, gjat ditëve të spitalit kur na vinin për vizitë miqtë tanë të afërm dhe shokë, na rrëmbeu policia shumë prej tyre duke i dëbuar me dhunë ne atdhe.

Miqtë tanë AV, JL, MD, AP, RZ, AA,PN SP,KM,edhe dy kuneterit e mi, etj etj..,(ata sot janë gjallë dhe banojnë ende aty) i kthyen forcërisht duke i kapur brënda në dhomën ku ishte i sëmuri ose shkallëve apo oborit të spitalit,bile kanë kthyer edhe një grua nga fshati jonë që erdhi në spital, e moren me vete, shkuan i morën në shtëpi edhe fëmijët dhe e dëbuan .

Ndërsa miku im i ngushtë PM,"marifetçi" i madh,që ishte po thuaj i përnatshëm në spital nuk e ngacmoi njeri se ai për maskim çdo mbrëmje vishte një bluzë të bardhë Infermjeri….duke përdorur “dinakërinë” e tyre !

Shtojmë këtu se bluzat e bardha shërbyen humanisht dhe njerëzisht të sëmurit, aqë sa doktorët u befasuan me llogjikën dhe dijet e tij..(Tim ETI).

Ai, deri ne grahmen e fundit ne shtratin e vdekjes me gazete ne dore zgjithte kriptogramet e greqise lashte,gje qe habiti kedo.

Gjithsesi, në kësi rastesh njeriu humbet llogjikën dhe kur Atin Tonë të dashur të imponuar e sollëm në shtëpi,(mbasi ishin minutat e fundit të jetës) shqiptarët miqtë dhe shokët tanë nuk pyetën nga ky terror dhe me thënë të drejtën na u bë zëmra mal,mund të ishin mbi njëqind vetë që mbushën shtëpinë dhe shkallët apo oborrin e apartamentit të madh ku banonim. Ato, momente Ai dha shpirt duke parë dhomën plot, dhe dy pika lot i rrëshqitën faqeve të tij të rrudhura…ngriti të dy duart bashkë dhe i lidhi grusht…të jeni të bashkuar na porositi !!!

Le ti ndrijë shpirti !

Koha nuk priste…kufitë hermetikë ishin të mbyllur.

Me ndërhyrjen e disa miqve tanë bijë e Pale, Dr.Rita, lindur dhe banore ne Korfuz, greke me shtetësi, së bashku me njeriun e mirë burrin e saj z Niko Pressa të cilët na kishin dhënë mbeshtetje në çdo kohë,ndërhynë në autoritetet e Korfuzit e më pas në Qeverinë Greke tek Ministria e Brëndshme dhe e ajo e Jashtme…ku luteshin që varimi të bëhej ne Qeparo….!

E pa mundur !

Fatkeqësisht përgjigja ishte negative…!

I ngrati Im Atë…kishte lindur Jashtë në Izmir dhe do të varosej jashtë…vëndit dhe baltës së Tij.

Pranuam në heshtje dhe me shumë dhembje këtë dënim.

Me ndërhyrjen e Ritës, falë bujarisë dhe fisnikërisë së saj, (duke paguar një shumë te majmje dhrahmi )aty ku kishte vendin e vareve të Familjes së saj pranë nënës dhe babait varosi edhe Tim Ate.

Varimi, u bë i pa parë,qindra shqiptarë, lanë punën dhe na u gjëndën pranë.

Interesimi dhe përkujdesja e Ritës, (në autoritetet e policinë e Korfuzit duke u ankuar dhe tek zyra e te drejtave qytetare) bëri që ato ditë e 40 ditë më pas edhe më, të mos nga ngacmonte njeri nga të asfalisë, na venin dhe vinin njerëzit Tanë më çdo kohë pa i trazuar kush.

Zakonet tona të vakisë vazhduan edhe këtu në Korfuz siç i kishim në Shqipëri, me bukë me të nenda të 40ta dhe….vazhdim.

Letra telefonata e telegrama ngushulluese nga e gjithe Bota.

Vdiq Janko PALI, AI, që u mësoi Shqipen mijra e mijra nxanësave kudo ku punoi e jetoi, Ata,të cilët e kanë Nderuar së gjalli e së Vdekuri !

U jemi mirënjohës përjetë këtyre njerëzve të mirë që respektuan të sëmurin dhe më pas të vdekurin, ashtu siç e kërkon tradita jonë pa pyetur për pasojat e rrënda që mund të pësonin ata dhe familjet e tyre më pas..

Le Tua kthenim në gëzime e në të mira. U jemi mirënjohës për jetë !

Unë mbas dy vitesh mërgova në Amerikë me familje, më pas im vëlla Stefua, me miqte e shoket tanë që ishin më të shumtë këtë rradhë e përcollën Janko LL PALIN në një arkivol të vogël për në Atdhe…!

Unë e ndoqa të gjithë këtë ceremoni Funebre me hidherim e dhimbje dhe lot në sy nga matanë Oqeanit ne telefon.

AI, prehet sot në Qeparo pranë nënës, djalit dhe vajzës së vet dhe gjithë bashkëfshatarëve që deshi aqë shumë.

Ne fëmijët nipa e mbesa si edhe bashkëfshatarët tanë apo të afërm apo miq, nga emigracioni i madh dhe i vështirë e kemi bërë traditë, që aty në Lekëkond (vënd vorrezash) ndezim qirinj dhe vendosim LULE për çdo bashkëfshatar dhe mbi çdo var !

Këto kujtova sot në këtë ditë përkujtimore për Tim ATË.

AMIN !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi