Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Do të ndjek shembullin personal të Toni Blerit

Shko poshtë

Thaçi: Do të ndjek shembullin personal të Toni Blerit Empty Thaçi: Do të ndjek shembullin personal të Toni Blerit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 24, 2011 10:47 pm


Thaçi: Do të ndjek shembullin personal të Toni Blerit

Thaçi: Do të ndjek shembullin personal të Toni Blerit 24.9.2011-ZKM-03

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e dhënies së çmimit “Duart e Shpresës” për ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Toni Bler ka thënë se do vazhdojë të jap kontributin e tij për paqe, duke ndjekur si një shembull personal të Toni Blerit.

“Ju lutem më lejoni të filloj duke ju falënderuar në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e juaj për lirinë në Kosovë dhe paqen në Ballkan.
Para dhjetë vitesh, ne patëm vizitën e z. Bler në Kosovë, menjëherë pasi lufta mbaroi. Ishte një kohë shumë e vështirë, mbi një milion njerëz të cilët ishin refugjatë gjatë luftës u kthyen prapë. Atyre ju nevojiteshin shtëpi për banim, siguri, dhe paqe. Kosova ishte e shkatërruar dhe gjërat bazike mungonin.
Atëherë ishte koha, kur bashkësia ndërkombëtare e kuptoi se ishte më lehtë të ndaleshin diktatorët zemërlig se të ndërtohej një shtet i suksesshëm. Jam shumë krenar sot të jem në këtë vend me kaq shumë miq për t’i thënë diçka shumë të rëndësishme z. Bler.
I nderuar Toni, ju keni fituar luftën e vitit 1999, por gjithashtu keni fituar edhe paqen e këtij shekulli në Ballkan. Ju jeni një ndër liderët që jeni përgjegjës jo vetëm për lindjen e shtetit të ri të Kosovës, por gjithashtu edhe që keni sjellë stabilitet dhe shpresë për të gjithë njerëzit në Ballkan.
Sot Kosova, por gjithashtu Serbia, janë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Kosova si një shtet i ri, ka themeluar institucionet demokratike të cilat i shërbejnë të gjithë qytetarëve në mbarë Kosovën. Toni Bler ka qenë mik i Kosovës jo pse ai ka mbështetur njërën apo tjetrën anë, por pse ai mbështeti të mirën kundër të keqes.
Kjo ka qenë një arsye shumë e fuqishme për të për t’u angazhuar mbi politikën, mbi interesin kombëtar, mbi të gjitha konsideratat tjera. Arsyeja e tij ishe arsye e thellë njerëzore.
Më kujtohet takimi im i parë me Tonin në maj 1999, në Gjermani. Lufta ende nuk kishte përfunduar atëkohë. Mirëpo, kur takova Tonin, e kuptova se liria për popullin tim do të vinte së shpejti. E pashë në sytë e tij dhimbjen për popullin tim, por gjithashtu pashë edhe vendosmërinë për lirinë e Kosovës.
Për vlerat njerëzore që ka treguar në kohë të luftës dhe krizës – jam shumë i lumtur që e shoh si fitues të çmimit “Duart e Shpresës”.
Duart e tij në botën e politikës kanë sjellë shpresë për miliona njerëz në Kosovë, Sierra Leone, Afganistan, Irak, Libi, Lindjen e Mesme dhe gjithë botën.
Është e rëndësishme që këtë mbrëmje të kujtojmë edhe një ikonë tjetër të paqes në botë, Richard Holbrook. Jam shumë i pikëlluar për vdekjen e tij të hershme.
Ai ka qenë luftëtar i vërtetë i paqes, duke i shtyrë gjërat edhe me diktatorë, derisa njerëzit në vend të kishin jetë më të mirë. Holbrook ishte diplomati i parë ndërkombëtar që takoi luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në pranverën e vonshme të vitit 1998.
E kujtojmë atë sonte dhe shpresojmë që është duke parë nga qielli se sot jemi shumë më mirë dhe shumë më të sigurt për shkak të angazhimit të njerëzve sikur Richard, Toni dhe shumë miq të tjerë të vërtetë të Kosovës.
Shpresoj që Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan do të vazhdojë punën e mirë për të forcuar miqësinë tonë në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.
Është shumë me rëndësi që mos t’i harrojmë miqtë – kurrë nuk bën t’i harrojmë miqtë, dhe KKSHA është duke na ndihmuar që mos të harrojmë kush jemi dhe kush janë miqtë tanë.
Në emër të popullit të Kosovës, ju dëshiroj edhe shumë vite të tjera të kontribuimit për paqen në botë. Personalisht do të vazhdojë të jap kontributin tim për paqe, duke ndjekur si një shembull personal z. Toni Bler”, tha në fjalimin e tij kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi