Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grimca më e shpejtë se drita-Neutrino i “Cern” që përgënjeshtron Ainshtajnin

Shko poshtë

Grimca më e shpejtë se drita-Neutrino i “Cern” që përgënjeshtron Ainshtajnin Empty Grimca më e shpejtë se drita-Neutrino i “Cern” që përgënjeshtron Ainshtajnin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 25, 2011 1:59 am

Grimca më e shpejtë se drita


Grimca më e shpejtë se drita-Neutrino i “Cern” që përgënjeshtron Ainshtajnin Cern1-300x225


Neutrino i “Cern” që përgënjeshtron Ainshtajnin


Më i shpejtë se drita. Neutrinet, grimcat më misterioze të universit, i kanë dhuruar shkencës një të papritur të jashtëzakonshme, duke kaluar (dhe jo pak por shumë) barrierën që konsiderohej si e pakalueshme nga fizika e Ainshtajnit: shpejtësinë e dritës

Pas një nate të fundit të kaluar pa gumë, duke kontrolluar të dhënat, dje në mëngjes, shkencëtarët e “Cern” janë gati që të bëjnë njoftimin e jashtëzakonshëm. Magjia e neutrineve, të cilët, që nga viti 2008, në mënyrë të rregullt lëshohen nga Gjeneva drejt laboratorëve të “Gran Sasso” ka qenë në gjendje që të kalojë të 732 kilometrat e distancës që i ndan këto dy vende me shpejtësi që i kalon të 298 mijë kilometrat në sekondë. Rendja e tyre e çmendur, fuqia për të hedhur poshtë kolonën e fortë në të cilën bazohet fizika, që prej më shumë se një shekulli, shpejtësinë e dritës, është e jashtëzakonshme. Koha e udhëtimit që ishte vlerësuar nga fizikanët ishte 2.4 milisekonda. Neutrinet arritën ta përshkojnë këtë distancë për 60 nanosekonda më shpejt. Kjo mund të përkthehet në një shpejtësi me 300,006 kilometra në sekondë, ose gjashtë herë më shumë në krahasim me shpejtësinë e dritës dhe në distancë prej 20 metrash. Parametra që sipas fizikanëve janë të jashtëzakonshëm dhe madje edhe përtej imagjinatës më të çmendur. “Kemi besim shumë të madh në rezultatin tonë. Por tani kemi nevojë që edhe kolegë të tjerë të ripërsërisin këtë test, për të parë nëse do të arrijnë apo jo të njëjtin rezultat si ne”, thotë zëdhënësi i eksperimentit italian, “Opera” që ka bërë edhe matjet. Mundësia e një gabimi të mundshëm në matje nuk është se përjashtohet. Në fakt, “Cern”, para se të bënte publike këtë rezultat, e ka bërë dhe stërbërë këtë eksperiment dhe mbi të gjitha, matjet e tij. Kjo sepse bëhet fjalë për rezultate të cilat nëse do të arrijnë që të konfirmohen, do ta çonin në një krizë të vërtetë edhe teorinë speciale të Aishtajnit, në vitin 1905. Më pas do të shkonte në krizë edhe e gjithë fizika dhe aplikimet që kanë të bëjnë me të. Nga ana tjetër, janë rezultate që mund të çojnë edhe në spekulime të shumta nga më fantastiket, duke na bërë që të rifillojmë të ëndërrojmë për udhëtimet në kohë dhe në universe paralele.

Nuk është për t’u çuditur që konsultimet brenda “Cern” mes ekspertëve dhe shkencëtarëve të këtij instituti zviceran kanë qenë të ethshme ditët e fundit dhe janë bërë madje edhe shumë të tensionuara vende-vende. Njoftimi ishte parashikuar për t’u bërë të premten e kaluar, por përgjegjësit e “Organizatës europiane për kërkimet bërthamore” në Gjenevë, pra “Cern”, vendosën në momentin e fundit që të merrnin edhe një javë kohë për të bërë më pas publike një përfundim që mund të ndryshojë themelin e gjërave. Gjatë kësaj jave u bënë edhe një herë të gjitha kontrollet e llogarive dhe të eksperimenteve, u morën parasysh dhe u analizuan mundësitë e gabimeve të mundshme, u matën disa herë të gjitha parametrat. Autori i matjeve dhe eksperimentit “Opera” është laboratori “Gran Sasso” i Institutit Kombëtar të Fizikës Bërthamore. Për këtë zbulim është punuar në mënyrë intensive prej tre vitesh, duke përjashtuar problemin e një modifikimi të përkohshëm të Tokës. Neutrinet e vëzhguara kanë qenë 15 mijë: shifër që konsiderohet solide nga pikëpamja statistikore. Përballë një fakti të tillë të jashtëzakonshëm, drejtuesit e “Cern” kanë bërë bashkë grupin e studiuesve që janë marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë çështje, për të kërkuar dhe për të gjetur interpretime të mundshme. Por edhe në këtë rast askush nuk ka dalë të flasë për ndonjë gabim në përllogaritje. Vetëm pas kësaj, është vendosur për të bërë publik lajmin e jashtëzakonshëm dje në një konferencë për shtyp, që është dhënë në orën 16:00, në sallën e konferencave në qendër të Gjenevës. Aty janë shpjeguar të gjitha faktet dhe dëshmitë e eksperimentit dhe të rezultatit të tij. Por ajo që i bën shkencëtarët që të jenë paksa të rezervuar, gjithsesi është një precedent i rëndësishëm. Në vitin 2007, “Minos”, një eksperiment amerikan i ngjashëm me atë që ka bërë tashmë “Opera” që mori neutrinet e lançuar nga “Fermilab” i Çikagos, mati një dukuri të tillë të ngjashme të neutrineve. Precizioni i mjeteve matëse në një rast të tillë ishte shumë më i ulët se ai i atyre të “Cern”-it që kanë mjete jashtëzakonisht të sofistikuara dhe teknologjikisht të avancuara. Pikërisht eficienca e këtyre mjeteve në atë kohë u vu në dyshim nga kundërshtarët e rezultatit të eksperimentit. Kjo, për vetë faktin e rëndësishëm se që të hedhësh poshtë një gjigand si Ainshtajni, duhet që të mendohesh mirë dhe nuk është një gjë aspak e lehtë, për të mos folur që është një ndërmarrje gati e pamundur dhe që pasohet nga një revolucion. Rezultati i atij eksperimenti, gjithsesi u konsiderua si një fluktuacion statistikor. Veçse gjithçka rifilloi në “Cern”. Në këto rrethana shkencëtarët amerikanë janë të tensionuar, duke qenë se në fakt, ata ishin të parët që e bënë eksperimentin edhe pse e hodhën poshtë rezultatin e tij. Ndërkohë, gara për të matur shpejtësinë e neutrineve, duke filluar nga dita e sotme, do të jetë në qendër të vëmendjes edhe të një laboratorit të tretë, i cili përdorte rrezet e neutrineve që prej dhjetë vitesh, për të kuptuar natyrën e pakapshme dhe të pakuptueshme të këtyre grimcave. Bëhet fjalë për laboratorin e “Super kamiokande” në Japoni, i cili është ngritur në këmbë, në një kohë rekord, pas dëmit që pësoi pas tërmetit.

Grimca që është në qendër të vëmendjes së eksperimentit dhe që po sfidon mënyrën thelbësore të teorisë së fizikës moderne është neutrino. Sipas Albert Ainshtajnit dhe teorisë së tij të relativitetit special, që ka në thelb ekuacionin E = mc², drita është fjala e fundit e shpejtësisë, por neutrinet tashmë del se kanë shpejtësi edhe më të madhe. Në eksperimentin “Opera”, që për tre vite është përsëritur 15 mijë herë, neutrinet lëshohen në një rreze me gjatësi prej 400 kilometrash mes “Cern”-it që ndodhet në Gjenevë, dhe “Gran Sasso” në Itali. Neutrino ka mbërritur në skajin tjetër të drejtëzës një të miliardën e sekondës më shpejtë. Është një hapësirë e vogël, por shumë domethënëse dhe me një domethënie shumë të madhe, aq sa shkencëtarët janë duke diskutuar për pasojat që ky zbulim do të ketë në shkencën e fizikës. Të gjithë shkencëtarët janë të mendimit se Teoria e Relativitetit Special të Ainshtajnit nënvizon thelbin e teorisë së fizikës moderne dhe që kur u publikua në vitin 1905, “funksiononte në mënyrë të përsosur”.



Përse fizikanët mendojnë se nuk ka shpejtësi përtej asaj të dritës


Në fillim të shekullit të 20, Albert Ainshtajni përdori një punim të mëparshëm të fizikanit James Clekc Maxwell, për të treguar se shpejtësia e dritës C është një konstante thelbësore dhe se është gjithashtu edhe maksimumi i shpejtësisë që mund të arrihet. Në praktikë, të vetmet gjëra që udhëtojnë me këtë shpejtësi janë fotonet e dritës, që lëvizin në vakum. Ainshtajni foli për këtë në Teorinë e tij të Relativitetit Special, e cila thotë se ligjet e fizikës janë të njëjta, pavarësisht nga ata që i vëzhgojnë, apo i përjetojnë. Për të bërë të mundur pandryshueshmërinë e shpejtësisë së dritës, Ainshtajni duhet që të modifikonte ligjet e lëvizjes së Njutonit, në mënyrë që koha dhe hapësira të shndërroheshin në koncepte të tendosura – ndërkohë që një objekt lëviz më shpejt, përmasa e tij kontraktohet dhe koha ngadalësohet. Relativiteti special çon edhe në formulën e famshme të Ainshtajnit, E = mc² ku E është energjia dhe m është masa që tregon se energjia dhe materiali janë ekuivalente.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi