Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CERN: ZBULOHET "GRIMCA E ZOTIT"

Shko poshtë

CERN: ZBULOHET "GRIMCA E ZOTIT" Empty CERN: ZBULOHET "GRIMCA E ZOTIT"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 04, 2012 6:22 pm

CERN: ZBULOHET "GRIMCA E ZOTIT"



CERN: ZBULOHET "GRIMCA E ZOTIT" U3_cern1

04.07.2012
Shkencëtarët në Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN) thanë se kanë zbuluar një grimcë subpartikulare që mund të jetë grimca e Higgs-it, e cila besohet të jetë çelës i formacioneve të yjeve, planetëve dhe jetës.

Grimca është emëruar sipas Peter Higgsit, hulumtuesit britanik, i cili më 1964 vendosi bazat për studimet e kësaj çështje.

Grimca njihet edhe si “Grimcë e Zotit” për shkak të rëndësisë që ka.

Zëdhënësi i Organizatës Evropiane për Hulumtime Bërthamore, Xhoi Inkandela, bëri publik zbulimin gjatë një mbledhje të shkencëtarëve në Gjenevë.

“Në këto lloj eksperimentesh ne kemi kërkuar një nga grimcat më të rralla që janë krijuar ndonjëherë. Duke pasur parasysh këtë, ky është një rezultat shumë preliminar, por ne mendojmë se është shumë i fuqishëm; është shumë i qëndrueshëm-përndryshe nuk do ta prezantonim”, tha ai.

Deri më tani, grimca Higgs ishte teorike.
CERN: ZBULOHET "GRIMCA E ZOTIT" U3_cern2

Shkencëtarët e Organizatës Evropiane për Hulumtime Bërthamore thanë se është ende herët për të ardhur në përfundim se grimca e re e zbuluar është ajo e Higgs-it, për të cilën pat folur fizikani britanik, Higgs.

Megjithatë, shkencëtarët folën për rëndësinë e zbulimit.

Drejtori gjeneral i CERN-it, Rolf Diter Hojer shpjegoi:

“Sot shënojmë një arritje historike, por jemi vetëm në fillim. Tani, mbetet një punë e madhe para nesh. Është megjithatë një arritje. Mendoj se mund të jemi krenarë, të lumtur, por e tëra është vetëm një fillim dhe mendoj se do të ketë ndikime globale në të ardhmen. Ai (zbulimi) vjen në kohën e duhur dhe mendoj se mund të jemi shumë optimistë”.

Njoftimi i së mërkurës pritej me padurim në radhët e shkencëtarëve, meqë mund të konfirmonte punën teorike të zhvilluar gjatë dekadave të fundit dhe njohuritë aktuale për funksionimin e universit.

Grimca është pjesa e fundit e pazbuluar në teorinë e Modelit Standard, që shpjegon përbërjen fundamentale të universit.(rel)

CERN: ZBULOHET "GRIMCA E ZOTIT" U3_cern3
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi