Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sali Berisha president i Shqipërisë

Shko poshtë

Sali Berisha president i Shqipërisë  Empty Sali Berisha president i Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 25, 2011 2:15 pm

Sali Berisha president i Shqipërisë

25.09.2011
Sali Berisha president i Shqipërisë  25_09_11_68990_berisha

Si duket deklarata e djeshme e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha në OKB se raporti i Dick Martyt është trillim dhe shpifje i ka nervozuar mediat në Serbi, shumica prej të cilave i kanë dhënë hapisrë të madhe deklaratave të kryeministrit shqiptarë. Madje njëra prej tyre agjencia e njohur “B 92”, i referohet si president i Shqipërisë.

Në fillim të shkrimit të saj “ B92” e përshkruan deklaratën e Berishës në cilësinë e presidentit ndërsa edhe disa herë brenda tekstit citon Berishën si kreun e shtetit shqiptarë. Është dashur të kalojnë më shumë se 15 orë dhe dikush nga redaktorët e kësaj agjencie të përmirësojë pozitën e Sali Berishës.

Ndryshe dje Berisha gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është ndalur edhe në zhvillimet në veri duke i bërë thirrje Serbisë që të tërhiqet dhe të mos ndikojë në këtë pjesë të Kosovës. “Për shumë vjet pjesa veriore e Kosovës është shndërruar në vend të krimit të organizuar, prandaj përkrahim fuqishëm përpjekjet e qeverisë së Kosovës për të vendosur ligjin atje”, ka thënë Berisha.

Kryeministri shqiptar ka komentuar edhe raportin e Dick Martyt duke thënë se aty nuk ka asnjë të vërtetë, porse Shqipëria është e gatshme për bashkëpunim të plotë me EULEX-in./indeksonline/




Dërgoi:Përparim Hoxha
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi