Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bamir Topi, president i Shqipërisë:Studentët e ardhmja e kombit

Shko poshtë

Bamir Topi, president i Shqipërisë:Studentët e ardhmja e kombit Empty Bamir Topi, president i Shqipërisë:Studentët e ardhmja e kombit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 12, 2009 10:27 pm

Studentët e ardhmja e kombit

Bamir Topi, president i Shqipërisë



Bamir Topi, president i Shqipërisë:Studentët e ardhmja e kombit _berishaTopi1


Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi përshëndeti sot paradite hapjen e vitit të ri akademik të arsimit të lartë 2009-20010, duke vizituar Akademinë e Arteve në Tiranë prej nga u uroi të gjithë studentëve shqiptarë, kudo ku ata studiojnë, një vit të mbarë në aulat e fakulteteve. I shoqëruar nga anëtarë të kabinetit dhe Rektori i Akademisë, Petrit Malaj së bashku me tre dekanët e fakulteteve Presidenti Topi zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë duke iu drejtuar me këtë fjalë përshëndetëse:
“Mund t’ju them që jam i mbushur me shumë emocion. Unë dëshiroj që në këtë ditë të uroj së pari studentët, sepse pa ta çdo gjë do të ishte vakum, nuk do të ishte e tillë. Studentët janë ata që mbushin auditoret, studentët janë ata që i japin kuptim universitetit, i japin kuptim akademizmit! Por, ka një simbiozë, e cila nuk mund të rrijë në këmbë pa profesorët, pa pedagogët, kështu që në këtë ditë të parë të vitit të ri akademik 2009-2010 dëshiroj që të përshëndes studentët, pedagogët, të gjithë ata që shërbejnë në universitete dhe në këtë Akademi dhe nga kjo sallë, përveçse për ju që jeni sot këtu të pranishëm, dëshiroj që të jap një mesazh për të gjithë universitetet publike dhe jo publike në të gjithë Shqipërinë, të cilët sot më shumë se kurrë janë projektuar drejt kurrikulës, e cila do i çojë ata në Evropë, sikurse ne po përgatitemi në të gjitha senset e mundshme, politike, institucionale, akademike, të shkojmë dhe të bëhemi dhe zyrtarisht edhe formalisht qytetarë të asaj familjeje të cilës ne i kemi përkitur gjithmonë, familjes evropiane!
Për natyrën që kanë dhe universitetet e tjera, zakonisht pedagogët, studentët i kanë referencat bibliografike, pra orientohen tek pedagogët, tek profesorët, ndonëse një pjesë e tyre nuk jeton më, por jeton vepra e shkruar. Sot, studentët e kësaj Akademie kanë një mundësi të jashtëzakonshme, jo vetëm të shohin nëpërmjet ekraneve të gjitha arritjet e kinematografisë botërore, të dramaturgjisë, të zërave të fuqishëm të lirikës, por të shohin dhe ato shqiptare, nëpërmjet memories që kanë nëpërmjet ekranit, nëpërmjet veprës së tyre që mund ta shohin me sy, mund ta dëgjojnë me veshët e tyre, kështu që është një pasuri e jashtëzakonshme që unë mendoj se Akademia e Arteve duhet patjetër jo vetëm ta memorizojë, por ta ketë një thesar të pakonfondueshëm me asnjë institucion tjetër. Kjo duhet të jetë patjetër në gjirin tuaj, të arshivohet në Akademinë tuaj dhe unë jam i bindur që Akademia me specifikat që ka, patjetër që do të ketë nevojë të domosdoshme të bashkëpunojë me institucionet shtetërore e në mënyrë të veçantë me Ministrinë e Arsimit dhe unë jam i bindur që ju do të gjeni një mbështetje, sepse edhe nga bisedat që unë kam pasur ka një rëndësi të veçantë për vlerat që ka Akademia juaj.
Sot është dita e parë e vitit të ri akademik 2009-2010. Në Shqipëri, ajo që pritej natyrisht, përveç institucioneve, universiteteve publike ka dhe universitete jo publike. Gjithnjë ne i referohemi me të drejtë Kartës së Bolonjës, pra e kemi në pike referimi, por patjetër ne na nevojitet që ne të sinkronizojmë dhe të arrijmë standardet dhe në nivel kombëtar, ç’ka do të thotë që të gjitha universitetet tona në Shqipëri, duhet të shkojnë drejt kualiteteve. Nuk duhet ta shpërdorojë askush çertifikimin që i bëhet për të çelur një universitet, pasi fjala universitet nuk është thjesht për ta mbajtur në një pjesë të diplomës, por është ai dokument që e bën studentin që të përcaktohjë me shumë kualitet të ardhmen e tij. Kështu që duhet sikurse e kërkon dhe rregulli matematikor të bëhen veprimet brenda kllapës në mënyrë që të shkojmë të faktorizuar për të arritur standardet e Bolonjës. Kjo është një ditë thirrjeje për të gjithë universitetet kështu që unë dua të shfrytëzoj këtë auditor për të dhënë këtë mesazh për të gjitha universitetet e Shqipërisë. Është një gjë e madhe që sot në Shqipëri të jepet mundësia për një masë të madhe studentësh që të marrin pjesë në universitete dhe nga ky auditor unë dëshiroj të përshëndes të gjithë studentët shqiptarë që sot ndoshta nuk jetojnë dhe studiojnë në Shqipëri, por studiojnë në universitete mjaft të rëndësishme me mendimin që do të rikthehen për të kontribuar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi