Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emigrantët shkatërrojnë plakatete e SVP-së

Shko poshtë

Emigrantët shkatërrojnë plakatete e SVP-së Empty Emigrantët shkatërrojnë plakatete e SVP-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 25, 2011 3:36 pm


Emigrantët shkatërrojnë plakatete e SVP-së

Emigrantët shkatërrojnë plakatete e SVP-së Tagbllat

Emigrantët e huaj kanë demoluar dhe shlyer bilbordet dhe materialet propaganduese të partisë SVP në kantonin e Thurgau në Zvicër.

Partia popullore zvicerane ka nisur një fushatë kundër emigrantëve, duke pasur në shënjestër emigrantët shqiptarë, të cilët u lidhën muajve të fundit me therrjen e një anëtari të kësaj partie, pas një incidenti të provokuar.

Por, SVP tani ka drejtuar kritika të ashpra kundër aksionit për demolimin e reklamave të tyre nëpër këtë kanton, ku drejtuesi i kësaj partie është bërë me mustaqe, duke simbolizuar Hitlerin.

“Ky është një vandalizëm i cili për secilën plakatë na kushton mbi 250 franga” shpjegon anëtari i SVP-së së Thurgaut Heinrich Frei.

Për këtë arsye, Frei ka shpallur në mediat zvicërrane se për kapjen e një personi i cili “Vizaton” apo demolon reklamat e kësaj partie do të merr një shpërblim prej 2000 frangave.

SVP me temat e saja kundër mërgimtarëve, veçanërisht kundër kosovarëve, përpiqet që kësaj radhe të fitoj sa më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme. (ina)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi