Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Entet që ofrojnë ndihmë për emigrantët

Shko poshtë

Entet që ofrojnë ndihmë për emigrantët Empty Entet që ofrojnë ndihmë për emigrantët

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 30, 2009 6:17 pm

Entet që ofrojnë ndihmë për emigrantët

Udhëzime për bashkatdhetarët tanë në Austri


Entet që ofrojnë ndihmë për emigrantët Refa%20(Small)

Hallet e bashkatdhetarëve tanë emigrantë në Austri, sikurse në shumë vende të tjera nuk janë të vogla. Më poshtë po japim listën e zyrave më të njohura që ofrojnë ndihmë dhe informacione në të gjitha fushat e jetës për emigrantë.
Asyl in not - Unterstützungskomitee für politisch verfolgte AusländerInnen
Kjo organizatë ndër të tjerat përqëndrohet në ndihmen në lidhje me procesin e azilit: përveç informacioneve të përgjithshme, „Asyl in Not“ ofron dhe ndihmë konkrete dhe në disa raste dhe i shoqëron të huajt tek zyrat shtetërore, nëse kerkesa për azil refuzohet, përgatit për takimet në Bundesasylamt dhe Bundesasylsenat ose kërkon zgjidhje për ata persona që janë ilegalisht në Vjenë/Austri. Ndihmat në fusha tjera përfshijnë kërkesë në gjetje të një banese ose vendi pune, kurse të gjuhës gjermane dhe kurse profesionale, përkrahje në shlyerjen e borxheve, ndihmë në lidhje me kopsht, shkollë dhe universitet, në lidhje me kontaktet zyrtare shtetërore, pyetje shendëtësore, etj. Kontakt: Währingerstr. 59/Stg. 2/1 Stk. 1090 Wien; e – mail: office@asyl-in-not.org; tel.: 01/ 408 42 10; http://www.asyl-in-not.org.
Wiener integrationshaus
Kjo shoqatë i ofron një qëndrim provizor aktualisht 110 personave, të cilët janë arratisur në Austri dhe kërkojnë azil dhe mbrojtje për shkak lufte, shkeljeve të drejtave të njeriut, torturë ose të ndjekjeve politike në vendin e tyre. Azilantët dhe emigrantët politikë gjejnë në këtë qendër mundësi strehimi deri sa të zgjidhet problemi i qëndrimit të tyre. Ndër të tjerat emigrantëve i ofrohet dhe ndihmë psikosociale për të përpunuar eksperiencat traumatizuese që mund të kenë përjetuar. Edhe „Wiener Integrationshaus“ ofron ndihmë anonime dhe gratis. Kontakt: Engerthstraße 161- 162, 1020 Wien; e - mail: info@integrationshaus.org; tel.: 01 212 35 20; http://www.integrationshaus.org
Caritas – Ausländerberatung
Për të ndihmuar të huajtë në mënyrë efikase Caritasi në Vjenë ka disa shtëpia për azilantë dhe të arratisur (Flüchtlingshëuser), zyra këshillimesh dhe projektesh për emigrantë në hall ose pa banesë. Veçanërisht u ndihmohet azilantëve dhe emigrantëve në situata të vështira me informacione sociale dhe juridike. Caritasi gjithashtu përfaqëson të drejtat dhe interesat e të huajve para institucioneve shtetërore. Në rast nevoje ofron dhe ndihmë shëndetësore. Kontakt: Albrechtskreithgasse 19 – 21, 1160 Wien; e-mail: kriha@caritas-wien.at; tel. 01/ 310 98 08-0; http://www.caritas-wien.at
Flüchtlingsprojekt Ute Bock
Servisi i kësaj shoqate përmbledh ndihme dhe përkrahje në fusha të ndryshme: në aspektin social, shëndetësor dhe terapik, këshillime në pyetje në lidhje me shkollë dhe kopsht fëmijësh, asistencë pedagogjike për emigrantë nën moshën 18-vjeçare, ndihmë në gjetjen e një banese të përshtatshme, etj. Të huajt këshillohen nga ekspertë me eksperiencë të madhe profesionale që zotërojne dhe gjuhët më të rëndësishme që flasin azilantët dhe emigrantët. Kontakt: Zollergasse 15, 1070 Wien; e – mail: info@fraubock.at; Tel: 01/ 92 92 424; http://www.fraubock.at
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi