Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Barrikaduesit serbë janë përleshur me ushtarët paqeruajtës të KFOR-it në Jarinë

Shko poshtë

Xhesika Vula:Barrikaduesit serbë janë përleshur me ushtarët paqeruajtës të KFOR-it në Jarinë Empty Xhesika Vula:Barrikaduesit serbë janë përleshur me ushtarët paqeruajtës të KFOR-it në Jarinë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 27, 2011 10:53 pm

Xhesika Vula:Barrikaduesit serbë janë përleshur me ushtarët paqeruajtës të KFOR-it në Jarinë 41501_1639025407_3357_n

Xhesika Vula:Barrikaduesit serbë janë përleshur me ushtarët paqeruajtës të KFOR-it në Jarinë
--------------------------------------------------------------------------------
Xhesika Vula:Barrikaduesit serbë janë përleshur me ushtarët paqeruajtës të KFOR-it në Jarinë 319592_2266890525279_1639025407_2248867_1944445835_n
Në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinë, janë dëgjuar të shtëna, nga armët. Në këtë vend janë tubuar më shumë se një mijë serbë shumë prej tyre edhe të armatosur. Rreth orëve të mesditës në rrugë për në Jarinë janë nisur shumë serbë nga Mitrovica e Zveçani. Po ashtu dhjetëra automobila privatë me serbë vendorë po mësyjnë drejt Jarinës. Burimet e lajmeve nga terreni bëjnë të ditur se forcat paqeruajtëse të KFOR-i kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e serbëve të mbledhur, të cilët po kundërshtojnë heqjen e barrikadave, të cilat i kanë vendosur për të parandaluar vendosjen e doganierëve dhe policëve të Kosovës në dy pikat kufitare në veri të vendit”. Situata është e nderë ndërkohë që Beogradi zyrtar i ka quajtur ilegjitime aksionet e KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri.
Burimet serbe të lajmeve njoftojnë se në Jarinje janë plagosur gjashtë serbë gjatë përleshjeve me pjesëtarë të KFOR-it. Katër serbë janë plagosur sot në konflikt ne KFOR-in në Jarinje. Njëri nga të plagosurit është në komë, një tjetër është goditur në qafë dhe është në gjendje të rëndë. Forcat paqeruajtëse të KFOR-it fillimisht kishin bllokuar këtë rrugë, që lidh ilegalisht Kosovën me Rashkën. Situata vazhdon të jetë e nderë dhe e paparashikueshme, meqë serbët e yshtur nga Beogradi nuk po heqin dorë nga qëllimet e tyre kundër pranisë së insitucioneve të Kosovës në Jarinë dhe në Bernjakë.


Në orët e hershme të mëngjesit, KFOR-i ka filluar një tjetër aksion me qëllim të heqjes së barrikadave në vendkalimin kufitar të Jarinjes, me ç’rast janë arrestuar disa persona,
ushtarët janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës për t’i lar...guar barrikaduesit, ndërsa më pas edhe i kanë arrestuar të gjithë ata që kujdestaronin aty. Arrestime të tjera kanë ndodhur edhe në rrugët alternative të hapura nga strukturat paralele. Në mesin e të arrestuarve është edhe i ashtuquajturi shef i mbrojtjes civile në Leposaviq, Radomir Bogdanoviq, ndërsa të arrestuarit të tjerë janë liruar më pas. ..

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi