Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndalet makina e EULEX-it nga barrikaduesit serbë

Shko poshtë

Ndalet makina e EULEX-it nga barrikaduesit serbë Empty Ndalet makina e EULEX-it nga barrikaduesit serbë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 04, 2011 8:57 pm


Ndalet makina e EULEX-it nga barrikaduesit serbë

Ndalet makina e EULEX-it nga barrikaduesit serbë 04verif1

Mitrovicë, 4 tetor - (E plotësuar) Në afërsi të barrikadës mbi urën e Ibrit, në Mitrovicë, nga pjesa veriore, grupet e serbëve ekstremistë, të martën në mëngjes, nuk e kanë lejuar një automjet të EULEX-it të kalojë andej, me pretekst se po i shqetëson, kanë njoftuar burime të “Kohës Ditore”.
Sipas burimeve grupet kriminale serbe kanë marrë një vendim që të mos lejojnë të kalojnë në veri as pjesëtarë të EULEX-it, e as pjesëtarët e karabinierëve italianë.
Serbët kanë vazhduar të qëndrojnë në barrikada në veriun e Kosovës gjatë tërë natës. Tani për ruajtjen e barrikadave, strukturat ilegale serbe në veri të vendit kanë caktuar edhe studentët e të ashtuquajturit Universitet i Prishtinës, që funksionon në veri të Mitrovicës. Mirëpo, burimet njoftojnë se këta nuk janë studentë, por grupe kriminale, të ardhur nga Serbia, ndërsa Universiteti i ka pajisur me indexa, që të mund të kalojnë më lehtë nëse ndalohen nga ndonjë organi i sigurisë në Kosovë, qoftë ndërkombëtar apo vendor.
Në veri të Kosovës nuk është raportuar për ndonjë incident.
Në veri të Kosovës nata ka kaluara e qetë e me kujdestari të serbëve nëpër barrikada. Banorët e veriut, njofton Tanjug, kujdestarojnë çdo ditë në gjithsej 18 barrikada nëpër rrugët që shpien në vendkalimet kufitare Jarinje e Bërnjak si dhe në rrugët kryesore magjistrale.

Në Mitrovicë, njofton po ashtu Tanjug, ka filluar mësimi në të ashtuquajturin Universitet dhe, studentët, përkundër barrikadave, kanë shkuar me kohë në mësim në këtë institucion ilegal arsimor.


Ndalet makina e EULEX-it nga barrikaduesit serbë 04veri1
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi