Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi pret Albin Kurtin: Dialogu me Serbinë, përpjekje serioze

Shko poshtë

Topi pret Albin Kurtin: Dialogu me Serbinë, përpjekje serioze Empty Topi pret Albin Kurtin: Dialogu me Serbinë, përpjekje serioze

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 30, 2011 8:36 pm


Topi pret Albin Kurtin: Dialogu me Serbinë, përpjekje serioze

Topi pret Albin Kurtin: Dialogu me Serbinë, përpjekje serioze Topi_kurti

Kreu i shtetit Bamir Topi e ka cilësuar si përpjekje pozitive dhe serioze, punën e bërë nga qeveria kosovare gjatë procesit të bisedimeve me Serbinë.

Gjatë një takim me drejtuesin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Topi ka vlerësuar punën që bëhet në kuadër të konsolodimit të shtetit.

Topi ka vlerësuar institucionet e Kosovës për pjekurinë dhe vizionin largpamës, edhe të udhëheqjes politike dhe të të gjithë shoqërisë, që kanë inkurajuar frymën e tolerancës dhe të vullnetit për bashkëpunim,

Në këtë drejtim, Kryetari i Shtetit nënvizoi rolin e rëndësishëm të Kuvendit të Kosovës e të partive politike parlamentare, maturinë dhe bashkëpunimin mes palëve, pavarësisht mendimeve apo orientimeve të ndryshme politike, çka vlen si shembull për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional e ndërparlamentar për të realizuar synimin e dy vendeve tona ndaj vlerave dhe aspiratave të përbashkëta euroatlantike.

Nga ana e tij, Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Komisionit të Punëve të Jashtme që përfaqësonin Partinë Demokratike të Kosovës, Aleanca për Ardhshmërinë e Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës si dhe Koalicionin për Kosovën e Re nëpërmjet Partisë për Drejtësi, vlerësuan lart kontributin personal e të efektshëm të Presidentit Topi dhe të institucioneve të Shqipërisë për mbështetjen e pakursyer dhe përpjekjet e vazhdueshme për rritjen e numrit të njohjeve të shtetit të ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai theksoi se Kosova ka ende nevojë për ndihmën e Shqipërisë në ecurinë e reformave të saj për forcimin e shtetit, nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Prishtinës dhe atyre të Tiranës në funksion të aspiratave të përbashkëta integruese evropiane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi