Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekskluzive: Bisedë me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin

Shko poshtë

Ekskluzive: Bisedë me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin Empty Ekskluzive: Bisedë me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 04, 2009 11:01 pm

Ekskluzive: Bisedë me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin U1_SylejmanMorina
Bisedë me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin
Pleqëria nuk ia ndal aktivitetet shkencore - kreative prof. Aleksandër Stipçeviqit

Nga
Sylejman Morna

..Kam përcjell me kujdes këtë dhjetëvjetëshin e fundit,,se çka po ndodh në Kosovë edhe rreth sajë, edhe më vjen mirë që gjithherë kam besuar që një ditë Kosova do ta fitoj pavarësinë..

Prof. dr. Aleksandër Stipçeviq, nuk e ndërroi mendimin shkencor për origjinën ilire të shqiptarëve, edhe atëherë kur vepronte me forcë hegjemonizmi akademik e politik serbë, ku me ngulm kërkohej që teza mbi origjinën ilire të shqiptarëve të kontestohej dhe të hidhej poshtë për shkaqe e qëllime politike.
Ne e intervistuam me shkrim,duke u kufizuar në disa çështje të caktuara, për të zbuluar,se cila është jeta e tij,cilat janë interesimet shkencore kërkimore të shkencëtarit të pensionuar,të cilit pleqëria nuk ia ndal veprimtarinë kreative. Po më 2008 u botua një vepër nga,grup autoresh kushtuar prof. Stipçeviçit me titull: "Aleksandru Stipčeviću s poštovanjem" (Aleksander Stipçeviq me nderime) ku në mesin e 14 autorëve është prof. dr.Zef Mirëdita edhe arbëreshi dr.Sergjo Dokoza-Nikpali[/size]
Pak fjalë për biografinë


Për të shkruar biografinë e prof dr. Stipçeviqit, do të duhej shumë hapësirë, meqë jemi të kufizuar, andaj e dimë se shumë gjëra do mbeten pa u potencuar. Arkeologu, bibliografi, bibliotekisti, eseisti, albanologu, u lind në Arbnesh të Zarës, më10 tetor 1930, në familje arbëreshe. Shkollën fillore e të mesmen i kreu në Zarë, ndërsa arkeologjinë më 1954 në Zagreb. Ka doktoruar më 1977 në temën “Simbolizmi religjioz te ilirët “, gjatë viteve ‘70 -73 ligjëroi në Universitetin e Prishtinës-katedrën e historisë, lëndën “Hyrje në arkeologji”, ndërsa në Universitetin e Zagrebit ishte i angazhuar që nga viti 1971 deri në pensionim më:1997, ku njiherit kishte ushtruar edhe funksione me përgjegjësi, tërë veprimtaria e tij shkencore-edukative është përqendruar në Zagreb.
“Veprimtaria shkencore e Aleksandër Stipçeviqit, zhvillohet në disa drejtime, ndërsa dy prej tyre mbesin kryesore: arkeologjia edhe bibliologjia, kurse gjatë studimeve ka zgjua interes çështja ilire.”(Aleksander Stipčević s Poštovanjem, faqe 281)
Natyrisht që rezultatet e arritura në fushën e bibliotekarisë do ta bëjnë prof. Stipçeviqin, një ndër ekspertët më të njohur në Kroaci edhe jashtë saj.
Prof. dr. Stipçeviqi pati edhe pozita me përgjegjësi profesionale, si në: bibliotekën kombëtare dhe universitare në Zagreb, kryeshef i seksionit për botimin e librave, më 1974, zgjidhet drejtor i bibliotekës së Akademisë Jugosllave të Shkencave edhe Arteve ( JAZU) më 1983 kalon në entin leksikografik “Miroslav Krlezha”, me detyrën e kryeredaktorit të “leksikonit biografik kroat”, Ndërsa në shkurt 1978 arrin titullin “këshilltar i bibliotekave”, po atë vit akademia jugosllave e shkencave dhe arteve ia, pranon gradën e “këshilltarit shkencor në lëmin e shkencave historike”, më 1990 merr gradën këshilltar shkencor në lëmin e shkencave informative. Prej vitit 1973 deri më 1999 ishte anëtarë i këshillit botues të edicionit: Annual Bibliography of the Historyof printed abd Librariese cila del në Den Haag Books Den Haag. Ka qenë anëtar i këshillit për mbrojtjen e të drejtave njerëzore edhe të drejtave e grupeve etnike dhe të pakicave në dhomën e përfaqësuesve të parlamentit kroat 1993-96. Më 1983 anëtar me korrespondencë i Akademisë së Arteve të Kosovës, ndërsa më 2001 bëhet anëtar i jashtëm Accademia Marchigiana di Scienze , Lettere ed Arti në Ankona, anëtarë i PEN klubit kroat nga viti 1985, anëtarë I shoqatës së arkeologëve të Kroacisë etj.
“Shikuar opusin e prof. Stipçeviqit, mbetemi mjaft të habitur me madhështinë e veprimit tij si në fushën e diturisë, ashtu edhe në aktivitet tjera (Aleksander Stipčević s Poštovanjem, faqe 281)
Veprimtaria shkencore-hulumtuese është e pasur me vlera edhe e gjerë për nga vëllimi.
Ekskluzive: Bisedë me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin U1_AleksanderStipceviq2
Prof. Dr. Aleksandër Stipçeviq
Prof. Stipçeviç ”ka shkruar gjthësejt 230 punime shkencore e profesionale, në kroatisht, shqip, italisht, anglisht”. (Aleksander Stipčević s Poštovanjem, faqe 280)
Ne po i përmendim vetëm titujt e disa veprave:”Ilirët “,”Arti i ilirëve”, ”Ilirët historia –jeta –kultura”, ”Simbolet e kultit te ilirët”, Bibliografia e ilirëve”, “Interpretime albanologjike“, “Historia e librit”, ”Censura në biblioteka” , “Bibliografija antike e arkeologjisë në Jugoslavivi. B.1-2”, më 1556 faqe,”Censori i përsosur “. Bibliografia e Abreshëve të Zarës,”Përmendoret kulturo-historike në Arbanas “. etj.
Ka shkruar shumë artikuj për enciklopeditë e Jugos. Enciklopedinë e arteve, atë detare, asaj të përgjithshme, në leksikonin biografik, Enciklop... Jug. bot 2,, Encklop. e artit kroat etj., ka shkruar sintezën e parë mbi artin e ilirëve e cila ka përjetuar 9 botime edhe në disa gjuhë. Duke e kaluar jetën mes librave motivohet për të njohur më thellë fenomenin libër, nga punimet e publikuara doli edhe sinteza e dytë “Historia e librit”, e cila është e botuar edhe në gjuhën shqipe, pastaj edhe sinteza e tretë’ Historia Sociale e librit te kroatët: “është e ditur që shumë shkencëtarë tanë të njohur, frikësohen nga shkrimi i sintezave, e cila është, megjithatë, kurora e diturisë së mbledhur” (Aleksander Stipčević s Poštovanjem faqe, 282 ”)
Mirënjohjet:
Për angazhimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së asur shkencore, edukative, shoqëria, institucionet e kanë çmuar lart kontributin e prof. Stipqeviqit, andaj edhe e kanë nderua me mirënjohje të ndryshme: 1993 Konventën e Kukuleviqit për punën profesionale në bibliotekari nga shoqata kroate e bibliotekarisë.
Më 1998 ndërohet me Shkallën Danice hrvatske me portretin Marko Maruliq, nga kryetari i republikës së Kroacisë. Më 2004 merr mirënjohjen e qytetit të Zarës për vepër jetësore edhe mirënjohjen e qytetit të Zagrebit, ndërsa më 2001 kurorën e artë “ Naim Frashëri “ të cilën ia dha kryetari i Shqipërisë dr.Rexhep Mejdani, për kontributin në ndriçimin e historisë së ilirëve më 2006, konventën e fakultetit filozofik si mirënjohje më e lartë për rezultatet arritura.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekskluzive: Bisedë me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin Empty Re: Ekskluzive: Bisedë me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 04, 2009 11:03 pm

Z. Profesor , me çka jeni duke u marrë kohëve të fundit?

Letra e juaj më ka gjetur në punë të mëdha të pa shtyeshme, edhe për atë paksa jam vonuar në përgjigjeje në pyetjet tuaja, pos asaj më duhet të jem i shkurtër për atë që koha më është e kufizuar.
“ Në kohët e fundit më së tepërmi jam duke u marrë me shkrimin e monografisë, e cila do të ketë titullin ”Tradita kulturore e abreshëve të Zarës “Në shikimin e parë mund të mendohet që kjo temë del nga rrethi i lëmisë së njohurive shkencore me të cilat jam marrë deri më tani, por jo se shumë elemente të traditës kulturore arbëreshe i kanë rrënjët thellë në të kaluarën e largët –ilire, bile edhe para ilire. Siç e dini, kam doktoruar në simbolet religjioze të ilirëve, tani edhe sot hasim në gjurmë të e atyre simboleve edhe të arbëreshët. Por ka aty edhe tema me karakter etnografike-historike etj. Të cilat duhet mbledhur, grumbulluar edhe përpunuar çështja më e vështirë është të gjenden materiale të cilat flasin për besimet e vjetra, adetet (Zakonet), poezinë popullore dhe tregimet popullore etj. Sepse njerëzit e vjetër të cilët këto i kanë ditur s’kanë mbetur shkuan (vdiqën) njeripastjetrit, e të rinjve më nuk i kujtohet në çka gjyshërit e tyre besuan dhe si kanë jetuar ata, për fat ka ende njerëz me kujtesë të mirë, të cilët më tregojnë tregime edhe këngë, të cilët i kujtojnë besimet e vjetra, zanat, të vdekurit, hajmalitë e ndryshme, barnat popullore etj. Çdo ditë më dërgojnë, materiale të reja miqtë e mi nga Arbneshi, sepse ata janë të vetëdishëm, që kjo është shansi i fundit që tërë ai material, i cili flet mbi jetën e arbreshve të Zarës, të shënohet edhe të ruhet. Besoj që punën që po e bëj tani, do të jetë interesante, jo vetëm për arbëreshët e Zarës, por edhe për albanologjinë edhe ballkanologjinë në tersi.

Z. profesor, në çfarë shkalle gjendet sot shkenca e ilirologjisë ?
Ilirologjija e sotme gjendet në kthesë. Metodat të cilat janë shfrytëzuar për gërmimet e nekropoleve, lagjeve të ilirëve të vjetër, shumë shpejt modernizohen duke i falënderuar një serë e zbulimeve të njohurive të shkencave natyrore, të cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë në hulumtimin e qytetërimeve të vjetra. Ato janë shpesh metoda të shtrenjta, por është e nevojshme të shfrytëzohen, sepse vetëm me to mund të arrihet te ato njohuri shkencore që më herët në asnjë mënyrë nuk ka pasur mundësi të arrihet. Besoj në Arkeologjinë e“Re”dhe besoj që ajo do t’i zgjidhë shumë pyetje të lidhura me origjinën e ilirëve, që është veçanërisht e rëndësishme, lidhur me çështjen e gjurmëve të ilirëve te popujt e sotëm të Ballkanit .



Ekskluzive: Bisedë me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin U1_AleksanderStipceviq3
Prof. Dr. Aleksandër Stipçeviq
z. profesor, pas demonstratave studentore të vitit 1981 në Prishtinë, u kontestua origjina ilire e shqiptarëve nga qarqet anti shqiptare e anti shkencore?
Pas demonstratave të vitit 1981, qarqet intelektuale serbe erdhën në situatë absurde, atë që më herët vetë e kishin pranuar si shkenctarisht të bazuar, për njëherë bëhet e kontestueshme, sepse nuk është përputh me politikën pragmatike antishqiptare të kohës së atëhershme. Për atë kam shkruar një artikull me titull “Problemi i vazhdimësisë iliro -shqiptarëve dhe aktualizimi i tij sot “, i cili është botuar në gazetën “Bujku “ në Prishtinë më 1994, i cili më vonë është përkthyer në gjermanisht, anglisht edhe italisht. Në atë artikull kam tentuar të analizoj sjelljen e ekspertëve dhe “ekspertëve serbë”në lidhje me etnogjenezën e popullit shqiptar dhe të ju tregoj se ata njerëz kanë mëkatuar të vërtetën shkencore, kur i kanë ndërruar mendimet e tyre të mëhershme dhe i kanë vu penat e tyre në shërbim të ideologjisë agresive serbomadhe. Shumë shkencëtarë të njohur serbë kanë mëkatuar etikën shkencore, prandaj besoj që do të vijë dita kur ata pa tjetër do të pranojnë që ishin radhitur në anën e gabueshme, bile sa i përket shkencës.
Por, gjykuar sipas asaj çka ata njerëz edhe sot shkruajnë, nuk besoj se ajo ditë është afër. Çështja e origjinës Ilire e popullit shqiptar, nuk mund të trajtohet ashtu siç ata dëshirojnë ta trajtojnë, sepse dituria shkencore ka përparuar, ekzistojnë metoda të reja, të cilat vërtetojnë vendosjen e hershme të shqiptarëve në këto hapësira, ku edhe sot jetojnë.
Pavarësia e Kosovës a është një përmirësim i padrejtësive historike të bëra ndaj shqiptarëve?

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është ngjarje e madhe në historinë e popujve të Ballkanit. Padrejtësia të cilën e kanë bërë fuqitë e mëdha ndaj popullit shqiptar në kohen e krijimit të shtetit shqiptar më 1912, ka pasur për pasoja vuajtjet dhe tragjeditë e mëdha. Përfundimisht fuqitë e mëdha me ndryshimin e rrethanave historike e kanë kuptuar që në Ballkan asnjëherë nuk do të ketë qetësi derisa të mos zgjidhet problemi i Kosovës. Kam përcjellë me kujdes këtë dhjetëvjetëshin e fundit, se çka po ndodh në Kosovë edhe rreth saj, edhe më vjen mirë që gjithherë kam besuar që një ditë Kosova do ta fitojë pavarësinë. Vetëm tani mund të mendohet në ardhmërinë, e cila më nuk do të jetë e rënduar me aq shumë vuajtjes si në të kaluarën) I bindur jam që të gjithë që jetojnë sot në Kosovë, e dinë që ka ardhur kohë e re kur krijohet shoqëria e re multi-etnike dhe askush në Kosovë nuk do ta ketë keq, nëse e pranojnë gjendjen e re të krijuar. Ata që besojnë që historia do të kthehet, shpejt duhet pajtohen me atë, që ajo është iluzion të cilin duhet zgjidhur sa më parë.
Fitorja, me fitoren demokracisë në Shqipëri edhe Kosovë, janë krijuar kushte deri diku për hulumtime të mëtejshme të historisë së popullit shqiptar në tersi, a ka nevojë për korrigjime e riinterpretime të disa fakteve, historike, ngjarjeve si edhe proceseve?
Fitorja e demokracisë në Shqipëri dhe në Kosovë është me domethënie historike, jo vetëm për këto dy shtete, por edhe për tërë regjionin. Ky është fakt i cili do të ketë pasoja të përhershme edhe në hulumtimet e të kaluarës shqiptare, si edhe në të kaluarën e të gjithë popujve të regjionit. Mirëpo metodat e reja të hulumtimeve shkencore e veçanërisht liria e punës hulumtuese në fushat: arkeologjike, historike etnografike, linguistike dhe shkencave tjera, përfitojnë mundësi të reja për revalorizim shkencor edhe riinterpretim të fakteve tjera historike. Besoj që ka ardhur koha kur, veçanërisht gjeneratat e reja të ekspertëve, të cilat do të jenë të pangarkuara me ideologji dhe do t’i ndjekin metodat rigoroze në shkencë, që shumë të “vërteta” do të përjetojnë revizion – për kënaqësinë e të gjithë atyre që interesohen për të kaluarën e popullit shqiptar dhe popujve tjerë në këto hapësira.
Z. Prof, sipas monografisë për arbëreshët, ka shumë të shkruara për arbëreshët por, a mendoni se është përfshi në shumë dimensione kjo çështje?
Bibliografia ime për arbëreshët e Zarës, është botuar në Shkup më 1997, që nga ajo kohë e deri më tani shumë është shkruar për arbëreshët e Zarës. Tani është koha që të mendohet për botimin e bibliografisë re. Ashtu që sigurisht e dini, arbëreshët e Zarës kanë qenë edhe janë aktivë në jetën: politike, kulturore, shkencore, artistike, sportive etj. Ata ishin aktivë edhe në kohërat më të hershme, ashtu që një shqiptar menjëherë pas luftës së dytë botërore, kur i kishte vizituar arbëreshët, e shkroi një artikull në të cilin konstaton që arbëreshët janë ”votra e kulturës”, kjo është shprehur më tepër në dhjetëvjetëshit e fundit kur lajmërohet një sërë shkrimtarësh, muzikantësh, shkencëtarësh, piktorësh, politikanësh etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi