Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi nuk kandidon për President

Shko poshtë

Thaçi nuk kandidon për President Empty Thaçi nuk kandidon për President

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 01, 2011 3:49 pm


Thaçi nuk kandidon për President

Thaçi nuk kandidon për President Hashim-thaci29sht

Duket se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është bërë i qartë më në fund. Ai nuk e synon, për momentin, postin e Presidentit të Kosovës. Thaçi ka thënë se do ta respektoj mandatin e tij.

"Unë kam kontratë me qytetarët që më kanë dhënë besimin në zgjedhje, dhe këtë kontratë si kryeministër i vendit e respektoj plotësisht”, ka thënë Thaçi, duke mbyllur mundësinë e kandidimit nëse zgjedhjet presidenciale mbahen vitin e ardhshëm.

Ai sërish ka kritikuar zyrtarët e Vetëvendosjes për rrëzimin e kamionit me mallra serbe, dhe ka pohuar se deputetë veç e veç të kësaj partie e kanë thirrur dhe i kanë dhënë përkrahje për planin për veriun.

Thaçi ka konfirmuar takimet me presidentin serb Boris Tadiq, por ka pohuar se kanë qenë të tjerë ata që janë ulur më afër tij, në kohën sa PDK-ja ka qenë në opozitë.

“Mos të kujtojmë tash edhe takimet e dikujt me Millosheviqin”, ka thënë Thaçi në një referencë të qartë për ish-presidentin Rugova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi