Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Godet Mustafa: Thaçi do të bëhet President

Shko poshtë

Godet Mustafa: Thaçi do të bëhet President Empty Godet Mustafa: Thaçi do të bëhet President

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2015 5:07 pm

Godet Mustafa: Thaçi do të bëhet President


Godet Mustafa: Thaçi do të bëhet President Largea_mustafa-thaci-980-xhm1439636254


Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa u është përgjigjur të gjithëve lidhur më çështjet e fundit që po diskutohet në Kosovë. Ai u dha përgjigje rreth zgjedhjeve të kërkuara nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, rreth zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, rreth demarkacionit me Malin e Zi e të tjera.


Këto deklarime ai i bëri nëpërmjet një statusi në facebook :


Periudhën e pushimeve sivjet po e kalojmë në forma të ndryshme. Disa po punojmë, disa po argëtohen duke kërkuar zgjedhje, disa po “brengosen” për zgjedhjen e Presidentit në fillim të vitit të ardhshëm, disa po e kërcënojnë shtetin dhe udhëheqësit shtetëror (por edhe familjet e tyre) me shënjimin e kufijve dhe me Asociacionin e Komunave, disa po shprehin shqetësimet për ardhmërinë e Forcave të Armatosura të Kosovës e disa po lahen në det.
Unë shoh vetëm një zgjidhje: Qeveria do të vazhdojë të punojë me ngulm për realizimin e Programit të saj, që është shumë i mirë . Askush askënd nuk do ta pengoj që të bëjë prova dhe ushtrime për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen në vitin 2018. Z. Thaçi do të bëhet President i Republikës së Kosovës, ashtu siç e kemi përcaktuar me marrëveshje. Askush nuk do ta falë asnjë pëllëmbë toke të Kosovës dhe as nuk do të marrë nga toka e huaj dhe nuk do t’i epet askujt hapësirë që ta rrezikojë shtetin, institucionet shtetërore dhe pronën private. Ushtrinë e kemi, sido që ia vemi emrin, forca është kjo që e kemi si FSK, andaj edhe ata që dëshirojnë ta pengojnë edhe ata që dëshirojë t’ia ndryshojnë emrin ashtu siç e kemi propozuar, duhet ta kenë të qartë se Kosova e ka forcën e vet. Prandaj, të punojmë, të flemë dhe të pushojmë rehat, sepse përgjegjësitë për këtë shtet nuk i kemi marrë për mahi. IM/BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi