Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Interviste/ Iliriana Sulkuqi: Si lashë pianon, për “ëndrrën në sirtar”, Shkollën e Bashkuar/nga Albert ZHOLI

Shko poshtë

Interviste/ Iliriana Sulkuqi: Si lashë pianon, për “ëndrrën në sirtar”, Shkollën e Bashkuar/nga Albert ZHOLI Empty Interviste/ Iliriana Sulkuqi: Si lashë pianon, për “ëndrrën në sirtar”, Shkollën e Bashkuar/nga Albert ZHOLI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 04, 2011 12:15 am

Interviste/ Iliriana Sulkuqi: Si lashë pianon, për “ëndrrën në sirtar”, Shkollën e Bashkuar/nga Albert ZHOLI Albert-zholi

Interviste/ Iliriana Sulkuqi: Si lashë pianon, për “ëndrrën në sirtar”, Shkollën e Bashkuar/nga Albert ZHOLI

Interviste/ Iliriana Sulkuqi: Si lashë pianon, për “ëndrrën në sirtar”, Shkollën e Bashkuar/nga Albert ZHOLI Iliriana

Flet poetja, publicistja, ish-komisarja e kompanisë së vajzave në ish-Shkollën e Bashkuar, Iliriana Sulkuqi

Si lashë pianon, për “ëndrrën në sirtar”, Shkollën e Bashkuar

Albert ZHOLI

Interviste/ Iliriana Sulkuqi: Si lashë pianon, për “ëndrrën në sirtar”, Shkollën e Bashkuar/nga Albert ZHOLI SULKUQI+web-siti

Ajo u lidh në mënyrë të pakuptueshme me ushtrinë. As e kish shkuar ndërmend ndonjëherë se do të bëhej oficere. Por këtu qëndron e bukura e profesionit më të vështirë për femrat. Nga një profesion që s’e kishte ëndërruar, u kthye në një profesion që e pushtoi në çdo qelizë të jetës. Askush s’mund ta besojë sot që një pianiste, nga një familje artistësh mund të bëhej oficere. Dhe bëri karrierë jo të pakët duke thyer shumë tabu. Por ajo s’ju nda asnjë çast artit. Filloi të shkruajë në shumë gazeta apo revista, duke u bërë ndoshta ndër të parat femra ushtarake të lidhura me krijimtarinë. Ky pozicion e bëri atë që të jetë femra që takoi të gjithë krerët e shtetit dhe të qeverisë komuniste, që nga Enver Hoxha dhe deri tek Beqir Balluku. Takimet e saj me ta kanë qenë ndër më mbresëlënëset dhe më të veçantat. Ajo ka marrë pjesë në shumë parada duke bërë stërvitje njëlloj si oficerët në të njëjtat kushte përgatitjeje.

Si ju lindi dëshira për t’u bërë oficere?

Unë kur mbarova gjimnazin sapo kisha dëgjuar se kishte shkollë ku përgatiteshin dhe femrat për oficere. Kështu që, dhe dëshira ime për të shkuar në këtë shkollë erdhi papritur dhe pa kujtuar si rrufeja në qiell të pastër. Nga dita që mua më lindi dëshira apo ideja që të shkoja në këtë shkollë, ishte vetëm një javë kohë. Pra për një javë duhej të mbaronin të gjitha procedurat që unë të shkoja në shkollë, ose ndryshe digjesha për atë vit, ndoshta edhe përgjithmonë nga shkolla e lartë.

Pse kishte një javë?

Pasi unë kisha aplikuar apo kisha konkurruar për bursë për në Liceun Artistik në Tiranë së bashku me vëllain. Ne ishim familje artistësh dhe unë e vëllai kishim kërkuar për shkollë muzike, unë për piano, vëllai për violinë në shkollën e muzikës “Qemal Stafa”, në Elbasan. Kur unë isha në klasë të tretë vëllai ishte në klasë të parë. Kishim dy mësues pianoje që për mua mbeten idhuj, Emilie Qano dhe Kujtim Çela. Atë ditë që vendosa të shkoja për oficere kishin dalë listat për të drejtat e studimit (afishet ishin ngjitur në Pallatin e Sportit të Elbasanit). Shkova bashkë me shoqet. Vura re se ne kishim fituar të dy, unë dhe vëllai. Por sipas rregullit të asaj kohe, vetëm njëri duhej të shkonte në shkollë. Ne ishim dy motra dhe kishim një vëlla, ndaj unë vendosa që në Lice të shkonte vëllai. Kjo ishte dita që unë mendova të shkoja oficere. Vëllai im sot është një violinist i talentuar dhe quhet Zeqir Sulkuqi.

E pate të vështirë të ndaheshe nga pianoja?

Dëgjo. Do të duket e pabesueshme, por edhe në darkë kur shtrihesha të flija, unë i thosha nënës të flinte me mua dhe e ktheja në kurriz dhe përdorja si tastierë brinjët dhe mishin midis brinjëve të kurrizit. Brinjët i quaja Bemol-e, ndërsa boshllëkun mes brinjëve Diezis.

Dhe si shkuat për oficere?

Kur nuk mund të plotësoja dëshirën për pianiste doja të shkoja në një vend që të mbyllesha si murgeshë. Të kisha sa më pak kontakte me njerëzit. Pa u treguar prindërve shkoj në Degën Ushtarake të Elbasanit. Ne jemi familje e vjetër në Elbasan nga fis me emër. Takova drejtuesit e Degës Ushtarake në Elbasan dhe u thashë se patjetër unë duhet të shkoja në shkollë të lartë. Ju lutem patjetër do të më siguroni në shkollën për oficere. Isha e para në fis që më shkoi ndër mend emri i kësaj shkolle, se familja ime historikisht ishte familje mësuesish dhe muzikantësh. Dhe ju lutem shtëpia ime të mos e marrë vesh fare. Ata u habitën. Nuk e besonin këtë dëshirë. U erdhi e papritur sepse ata e dinin që i bija pianos dhe që shkruaja. Këtë të fshehtë timen e bisedova me tezen time të mirë (motrën e nënës). Ajo më donte dhe e dua shumë. Ajo më kuptonte si askush tjetër. Kur s’e prisja më vjen korrieri dhe më lajmëron direkt pa e bërë present në shtëpi. Pra më kishin pranuar në Shkollën e Bashkuar, pasi kisha mbaruar shkollën 8-vjeçare për muzikë piano dhe gjimnazin “Dhaskal Todri”. Për fat të mirë në këtë shkollë atë vit ishin dhe dy shokë të mitë, një vajzë dhe një djalë. Këta ma lehtësuan disi peshën dhe dhimbjen për në Lice, pasi ishin njerëz të shkëlqyer.

Po pianon e le fare?

Sa fillova shkollën ne filluam përgatitjet për marshimin në Pezë, pasi aty kujtohej Konferenca e Pezës çdo 16 shtator. Në kohën e lirë shkonim dhe në Sallën e Kulturës. Një ditë unë shoh në fund të saj një rrobë të madhe të zezë që kish mbuluar diçka si një mobilje. Në fund kishte një bisht. I afrohem. Mendja më shkoi se mund të ishte piano. Afrohem dhe më. Heq mbulesën dhe çfarë të shoh? Një piano shumë klasike që rrinte aty qysh në kohën e Luftës, pasi ato objekte i kishin shërbyer ushtrisë italiane. Më erdhi për të qarë kur pashë se kapaku i tastierës ishte mbërthyer me gozhdë në të dy cepat. Qava për atë mënyrë gozhdimi. Ajo ishte një vlerë e madhe. Askush nuk mund të më kuptonte mua përse qaja! Mund të gozhdohej një piano?! Hapa kapakun dhe fillova të luaj pjesë të ndryshme, por jo të huaj, sepse isha në shkollë ushtarake. Por unë dija përmendësh “Malësori i vogël” të Pjetër Gacit. Fillova të luaj atë pjesë. Të gjithë sa ishin në sallë filluan të më shohin me kureshtje. Ra një qetësi e pamenduar. Pas këtij momenti studentët e morën në krah pianon dhe e çuan në sallën e madhe të kinemasë, që ishte midis Shkollës së Bashkuar dhe shkollës “Skënderbej”. Aty unë dhashë një koncert recital. Tashmë po më hynte në gjak dashuria për uniformën. Filloi të më pëlqente rregulli dhe disiplina.

Kur keni qenë oficere në Shkollën e Bashkuar, Mehmet Shehu ka qenë ministër Mbrojtjeje, a e kini takuar ndonjëherë?

Disa herë. Por po e filloj nga takimi i parë. Ne ishim me pushime dimërore në Feken (mbas malit të Dajtit) dhe unë isha komandante me djemtë, se bëja stazhin e Partisë. Pra për komuniste. Isha komandante me baterinë bregdetare. Na njoftojnë se do të vijë për të parë fushimin ministri i Mbrojtjes, Mehmet Shehu. Do të bënte një takim me oficerët për problemet e stërvitjes dhe probleme të tjera për mbrojtjen e atdheut. Unë me baterinë time isha shumë larg nga kampi, në stërvitje në mes të borës. Më njoftojnë se duhet të isha dhe unë në takim. Isha shumë larg me stërvitje, duhej një orë për të shkuar. Por përveç takimit, unë doja të qaja dhe një hallin tim me Mehmet Shehun, një hall familjar. Arsyeja ose halli im ishte shumë i thjeshtë sot, por shumë i ndërlikuar në atë kohë. Kërkoja që të ma sillnin bashkëshortin tim, Bujarin, me punë në Tiranë. Ai kishte mbaruar universitetin për arsim dhe e kishin caktuar në Gjonbabaj të Korçës, në kufi me Skraparin. Unë me fëmijë të vegjël s’mund të rrija dot vetëm. Nuk mund të përballohej jeta. Doja t’i thosha ministrit që të më transferonte edhe mua atje ku punonte burri, ose të sillnin atë në Tiranë. Të gjithëve eprorëve në shkollë ua kisha thënë hallin tim, por nuk ishte zgjidhur. Nga ana tjetër mua nuk më linin të ikja pasi bënin letra studentët që të mos ikja unë nga shkolla.

E takove?

Nuk e di sa vrap kam bërë, por di se deri sa mbërrita s’e ndala vrapin. Mes borës duke çarë edhe degët e pemëve të rëna. Arrita para derës së çadrës së Shtabit. Aty brenda ishte dhe Mehmeti. Te hyrja e çadrës më ndaloi shoqëruesi i Mehmetit. Isha bërë ujë në djersë dhe e kuqe në fytyrë. Ai duke më parë me dashamirësi e kuptoi shqetësimin tim dhe më thotë, mirë do të shoqëroj të hyjmë brenda bashkë. Sa hyra unë, ju paraqita: “Shoku Ministër i Mbrojtjes, oficere Iliriana Sulkuqi, për nevoja personale paraqitet”! Të gjithë shtangën. Askush nuk e besonte se do merrja guxim të takoja Mehmet Shehun. Prisja që ai të më shikonte vëngër, me ironi, se ashtu flisnin për të, është i ashpër. Por jo! Ai foli me shumë dashamirësi. Në çadër ishin Veli Llakaj, Komisari i shkollës, Nuredin Dushani, komandanti, Rustem Peçi. Ai më tha të flisja se çfarë më shqetësonte. I sqarova problemin tim, komisari dhe komandanti i shkollës e miratuan dhe më përkrahën. Mehmeti qeshi lehtë dhe më tha se do ta shohim këtë problem. Dola nga çadra e lehtësuar. Kur dola, pata më shumë emocione (kjo ishte biseda me Mehmet Shehun).

Nga kjo stërvitja çfarë mban mend?

Shumë gjëra, por dua të veçoj natën që morëm detyrën luftarake. Pikërisht, atë mbrëmje na thanë se duhet të zini pozicionet e detyrës luftarake të Shkollës së Bashkuar. Pozicionet luftarake të shkollës tonë ishin nga Kamza deri në Zall Herr. U nisëm menjëherë. Ngarkuam të gjithë municionin luftarak dhe armatimin. Çdo kompani kishte detyrat e veta. Rrugës, një student nga Fieri sëmuret. I jap urdhër të gjithë baterisë që të ulet dhe të pushojë dhe dy veta do të mbajnë shokun në krah. U futëm nëpër shkurre që të arrinim autokolonën. Do të zbritnim nga Zall Herri. Aty dëgjuam disa zhurma makinash dhe dolëm të shihnim, pasi jeta e studentit ishte në rrezik. Në atë kohë isha 24 vjeçe dhe fëmijën e kisha të vogël. Aty na del Veli Llakaj me disa oficerë. Unë kisha në krah disa pushkë të studentëve që mbanin në krah shokun e tyre të sëmurë, Veliu u habit kur na pa në atë gjendje dhe për moralin e lartë të kompanisë. Ai më njohu dhe më rrahu shpatullat. Studentin e mjekuam në ambulancën që ishte aty.

Mbas arritjes së detyrës luftarake u kthyet përsëri në Feken?

Po! U kthyem në bazë (qesh) si nëndetësja 105. Në mbrëmje më thërret komandanti i Shkollës, Rustem Peçi, se im shoq, Bujari duhej të shkonte në Komitetin Ekzekutiv për punë. Nga kampi çdo ditë nisej makina e furnizimit dhe çonte studentë oficerë për takime me prindër apo që kishin halle. U nisa dhe unë me këtë makinë. Ndenja në fund të karrocerisë. Ishte ftohtë. Rruga kishte zënë akull. Në një vend makina desh u rrëzua. Një gomë i qëndronte në ajër. U alarmuam të gjithë. Një qime na ndante nga vdekja. Filluam të hidheshim nga makina. Ndër të parët isha unë, pasi isha në fund të karrocerisë. Hidhem dhe pas meje filluan të tjerët. Kur po hidhej një oficer, pa dashur atij i del pistoleta nga këllëfi dhe më bie mua pas koke. Rashë në tokë pa ndjenja. S’e di ç’u bë me mua. Më vonë mora vesh se më kthyen pas në spitalin e fushimit. Mjekët e shkollës të mrekullueshëm më sollën në jetë. Ata më qëndronin mbi kokë. Erdha në vetë të nesërmen, por me humbje ekuilibri. Më vonë e mora veten.

Pra Mehmet Shehu e mbajti fjalën?

Sigurisht! Edhe unë ndaj doja të shkoja në Tiranë atë mbrëmje. Që ta lajmëroja të shkonte në Komitetin Ekzekutiv në Tiranë për të marrë emërimin e ri. Mehmeti ishte burrë, jo shaka. Bujari (im shoq) filloi punë në Tiranë, konkretisht në Pallatin e Kulturës. Sakrificat e mia nuk shkuan kot.

Telegraf, Iliriana Sulkuqi pjesa II
Interviste/ Iliriana Sulkuqi: Si lashë pianon, për “ëndrrën në sirtar”, Shkollën e Bashkuar/nga Albert ZHOLI Ilirjana22

Znj Sulkuqi, po me Enver Hoxhën a je takuar?

Jam takuar në vitin ’78 kur u bë kongresi i gruas në Pallatin e Sportit në Durrës. Unë me porosi të shoqes Vito Kapo isha caktuar në grupin e punës që do të redaktoja dhe shikoja diskutimet që do të mbaheshin në këtë kongres. Një ditë më thërret Vito Kapo në zyrë për të më thënë se duhej të mbaja dhe unë një diskutim të veçantë, pasi vija nga fusha e Mbrotjes. Kur u futa në paradhomë më priti sekretraja e saj, një vajzë e hijshme dhe e sjellshme. Ajo ishte Valentina Leskaj. Kur hyra në zyrë, Vito Kapo më tha se duhej të përgatitesha për një diskutim të veçantë, të një lloji tjetër, pasi diskutimin tim do ta dëgjonte Enver Hoxha. Ai do vinte vetëm një seancë. Dakort, i thashë. Unë diskutimin tim e bëra në formë vargjesh. Vito Kapos i pëlqeu shumë. Ishte hera e parë në gjithë historinë e diskutimeve që paraqitej diskutimi me poezi. Lashë çdo punë për atë diskutim. Çdo varg e kam ktheyr me dhjetëra herë. Ehu, të të dëgjonte Enver Hoxha me Mehmet Shehun, o nëne, nëne! Kur e mendoj sot dridhem!...

Si ndiheshe para se të filloje diskutimin?

Edhe pyet? Në ethe. Dridhesha e tëra. Pse të gënjej? Unë do të diskutoja pikërisht kur të vinte Enver Hoxha. Kam ndenjur fare në fund të sallës ku ishin shumë gazetarë të ushtrisë. Vito Kapo më kërkonte me sy në sallë. Vjen momenti. Në sallë përmendet emri im për të diskutuar. Kur hyri Enver Hoha të gjithë në këmbë duke thëritur “Parti Enver, jemi gati kurdoherë! Duartrokitjtjet dhe brohoritjet nuk ndaluan për disa minuta. Kur salla ra në qetësi, u përmend sërishmi emri im. U ngrita dhe për të hequr emocionet vrapova për në podium. Në presidium ishte gjitha Byroja Politike. Isha veshur me uniformën më të bukur të oficerit. Kur arrita para Byrosë Politke, nderova me grusht. Edhe Enveri më nderoi. Fillova diskutimin me peozi. Në fillim zëri më erdhi i drishur. I dhashë kurajo vetes, doja të mposhtja çdo emocionm ndryshe do dështoja. Pas sekondave të para e mora vetes. Zëri po më dilte më i qartë më i plotë. Fillova të recitoj. ”Poezia ishte:

Jemi ndodhur shumë herë të vetme
Mes malesh, supet kallo nga pushkët
Por asnjëherë frikën nuk ua ndjemë netëve
Çdo frikë u rri larg ushtarakëve

Unë recitoja kur salla dalngadalë u ngrit në këmbë. Unë recitova salla duatrokit. Bashkë me ta u ngritën të gjithë edhe Enver Hoxha. Ai qeshte. Kur mabrova nuk dija ku isha. Salla desh u përmbys nga duartrokitjet. Enver Hoxha ma bënte me dorë të afrohesha. U afrova në presidium ku rrinte ai. U përul dhe më përqafoi. Enver Hoxha bëri foto me mua. Ndërsa Mehmet Shehu u ngrit nga vendi dhe erdhi aty ku isha dhe më shtrëngoi në kraharor. Se di sa zgjatën duatrokitjet, por pashë që pas dikutimit tim Enver Hoxha iku.

Kush të bëri më shumë përshtypje kur dole në pushim?

Artistja e madhe Violeta Manaushi dhe Nënë Pashakua që në luftë i kishin vrarë pesë djem. Ato të dyja s’mu ndanë. Më rrethuan shumë njerëz që donin të dilnin foto me mua por unë afrova rreth vetes dhe gra të tjera oficere, nuk doja të nxisja xhelozi. Unë sdija çfarë të bëja. Isha shumë e gëzuar por dhe shumë e hutuar. S;po e mblidhja veten.

Kaq emocionuese ishte ky moment?

Çtë të them. Unë flas si e kam ndjerë. Por besoj ky Kongres ëshët filmuar dhe mund të shkoni në arkivin e filmit apo në RTSH ta gjeni. Nuk shtoj asgjë, por vetëm nqs heq. Mund ta vërtetoni shumë lehtë. Arkivi mbetet arkiv.

Si ndjeheshe rrugëve të Tiranës pas Kongresit?

Di të them që atë vit ishte kampionati botëror I futbollit. Diskutimi im ëshët dhën I plotë në minutat e fundit të lajmeve. Të nesërmen kudo që shkoja njerëzit më përshëndesin dhe më uronin. Shumë të tjerë më pyesinin ti je ajo që diskutove? Unë u thosha jo, sepse duhej të ndaloja dhe se kisha punë. Pra efekti I atij diskutimi ishte I madh. Vito Kapo më falënderoi disa herë. Ndërsa në Shkollën e Bashkuar përgëzimet ishin të panumërta. Ata më uronin që I përfaqësova denjësisht.

Po Ramiz Alia a ishte në kongres dhe çfarë reagimi pati?
Interviste/ Iliriana Sulkuqi: Si lashë pianon, për “ëndrrën në sirtar”, Shkollën e Bashkuar/nga Albert ZHOLI Iliriana%2BSulkuqi%2Bdhe%2BMimoza%2BHametaj
Athere Ramizi nuk kishte ndonjë peshë në Byronë Politike. Kishte të tjerë që të merrnin gjak në vetull. Por, mbaj mend se një miku im nga Elabasani Simon Naska në një takim që ka pas me Ramizin (ishte petagog në shkollën e bashkuar që jepte lëndët civile) kur ra puna për diskutimet në nëj përvjetor ushtri tha që: Diskutimi I asaj oficeres Sulkuqi ishte shumë I bukur. Ai diskutim na bëri të gjithëve për të qarë dhe për vete ajonuk nxorri asnjë pikë lot.

Ke pasur takime të tjera me Enver Hoxhën?



Kam marrë pjesë në ditëlindjen e Enverit dy herë. Një herë kur e fesotoi në komitetin Qëndror, dhe unë me disa shokë shkuam me Petrit Dumen dhe një here tjetër në shtëpi. Ishte vizitë e thjeshtë me shumë njerëz. Emri im që të merrja pjesë në ditëlindjet e Enverit shkonte deri në Komitetin Qëndror. Nuk mund të shkoje sit ë doje në ato ditlindje. Kishte rregulla tepër forta.

Kush të ka bërë përshtypje më shumë nga ditlindjet e udhëheqsave?

Më ka bërë përshypje në një ditëlindje të Hysni Kapos. Më kishte ftuar shoqja Vito Kapo. Me të tashmë isha bërë si shoqe. Ishte grua korrekte, puntore e zgjuar. Kjo për mendimin tim. Kur doli Vitua të na qeraste, Hysniu e ndali dhe I tha që Sulkuqin do ta qeras vetë. Të gjithë qeshëm me gjestin e tij. E mori tabakanë me llokume dhe me liker dhe ma afroi; Merrni shoqja Iliriana mos kini turp. Qëndro si në shtëpinë tënde. Nuk e di sa njerëzor mu duk. Se di kur dëgjoja pastaj jashtë që shumë udhëheqës ishin të sertë dhe të egër. Mbase njeiu njihet vetëm në raporte pune.

Ju keni qenë oficere kur Ministër ka qenë dhe Beqir |Balluku, e keni takuar ndonjëherë atë?

Edhe Beqir Ballukun e kam takuar njëherë tek Shkolla e Bashkuar. Ai ishte n jë minstër babaxhan dhe për kohën e luftës flitej shumë t. Ishte shumë I shëndoshë dhe rrobat ushtake I shkonin shumë. Kur bëri një vizitë në shkollë i thashë se vajzat lodhen shumë dhe nuk duhet ta kenë atë peshë siç e kanë djemtë. Ato duhet të jenë të barabartë në shumë gjëra,por vajzat këtu kanë edhe një mision tjetër që nuk duhet të kënë pesha të rënda që mos të jetë shkak që nesër mos të lindin fëmëijë. Askush se besonte se unë mund ta bëja një kërkesë të tillë. Athere sia mbante kujt që tu qahej ministrave. Por ai ishte nëj problem që duhej të bëhej prezentr. Dhe unë nuk ngurrova e bëra present. Ai më dëgjoi me vëmëndje dhe qeshi. S’kaluan shumë ditë dhe Beqiri dha urdhër pastaj që vajzat mos të kishin armë të rënda. Shoqet e mia më përqafuan.

Kur e mbarove shkollën e Bashkuar”

Unë kam mbaruar në vitin 1971. Sapo mbarova më mbajtën në Shkollën e Bashkuar.Të gjitha vitet deri në 1980, kur bëheshin paradat dhe gjëra të tjera unë isha në këtë Shkollë, Kam shumë mbresa dhe kujtime në të. Kam kaluar shumë studentë në duar. Ata më kanë zgjatur jetën. Me ta kam lidhur shumë kujtime, gëzime, hidhërime. Ka qenë pjesa më e bukur e jetës sime.

Marrë nga profili i Fatime Kullit

Interviste/ Iliriana Sulkuqi: Si lashë pianon, për “ëndrrën në sirtar”, Shkollën e Bashkuar/nga Albert ZHOLI 317581_105001682940835_100002930110911_31369_1716938057_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi