Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX: Gjashtë të arrestuar dhe 14 bastisje

Shko poshtë

EULEX: Gjashtë të arrestuar dhe 14 bastisje Empty EULEX: Gjashtë të arrestuar dhe 14 bastisje

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 05, 2011 4:49 pm


EULEX: Gjashtë të arrestuar dhe 14 bastisje

EULEX: Gjashtë të arrestuar dhe 14 bastisje Eulex_police_

Gjatë ditës së sotme, policët e EULEX-it nga Njësia për hetimin e krimit të organizuar e kanë kryer një operacion të bastisjes dhe arrestimit, lidhur me hetimet ndaj pohimeve për korrupsion dhe keqpërdorime në prokurim.

Në një komunikatë të EULEX-it, thuhet se "keqpërdorimet e pohuara kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit në Policinë e Kosovës dhe bizneseve që e furnizojnë policinë me armë dhe municione. Për shkak të këtyre keqpërdorimeve të pohuara, buxheti i Policisë së Kosovës është dëmtuar me shuma që mund të arrijnë deri në miliona euro, gjë që e ka bërë Policinë e Kosovës viktimën kryesore të kësaj afere".

Gjithsej janë bërë gjashtë arrestime, duke përfshirë tre punëtorë biznesi, dy zyrtarë nga administrata e PK-së dhe një punëtor nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet në komunikatë.

"Përveç kësaj, janë bastisur edhe dymbëdhjetë lokacione të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë shtëpi private, objekte afariste dhe zyra publike. Po ashtu, si pjesë e këtij hetimi, policia gjermane e ka bastisur një objekt afarist dhe një shtëpi private në Gjermani", thuhet në komunikatën e EULEX-it.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi