Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga;Lek Mrijaj-Zllakuqani i Dardanisë është një fshat Shqiptar

Shko poshtë

Nga;Lek Mrijaj-Zllakuqani i Dardanisë është një fshat Shqiptar Empty Nga;Lek Mrijaj-Zllakuqani i Dardanisë është një fshat Shqiptar

Mesazh nga Lek Fri Oct 07, 2011 1:29 am

Zllakuqani i Dardanisë është një fshat Shqiptar

Nga;Lek Mrijaj


Andej nga e nis rrjedhën fshati im n'Lug të Drinit
një fshat i bukur i imi krenari i rrafshit të Dukagjinit
vend vigan qe kishte shumë atdhetar dhe kuvendar
Zllakuqani i Dardanisë është një fshat Shqiptar.

Atje ku dielli lind dhe mua ballin ma z'driti
Dhe uji i ftohtë me freskon dhe syrin ma shëndriti
Për ato shpate e male dhe rrafshina kur mendoi
fshatin tim te bukur heroik kurr nuk e harroi.

Në Drinin e bardhë pijva ujë u rrita dhe u kalita
Ku nëna ime me flamur me shkabë mua me perkundi
Vatra e gjallë e trashëguar, nga stërgjyshërit ndër breza.
Në ketë vend të bekuar qëndroi edhe Nënë Tereza.

Shumë bashkëfshatar te fshatit jetojnë ne mergim
ata gjithnjë ishin ne vendlindje ne luftë dhe kushtrim
sakrifikuan e dhanë jeten në luftë per flamur shqipe dhe liri
për çlirim kombetar të trojeve dhe bashkim me një SHQIPËRI.

Ishte burri i kombit qe sju tremb syri as veshi
për Shqiperi me shok luftoi i madhi Nue Perlleshi
ai një burrë i madh i pushkes dhe i trimerisë
ra ne altarin e lirisë për Bashkim të Shqipërisë.

Ishte deshmori i kombit Kol Ndrecë Mirëdita
s'bashku me shokët kurr s'dinte qka është frika
një bashkëfshatar i yni HERO qe luftoi për liri
uniformen e ushtarit të UÇK-së e barti me krenari.

Zllakuqani i Dardanisë ishte dhe mbeti një fshat Shqiptar
gjatë fortunave tiranike sunduese ishte dhe mbeti krenar
kurr nuk u gjunjëzua nga soldateska sllave barbare...
gjithnjë ne kushtrim doli ne mbrojtje të tokave Shqiptare.

Lek

Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi