Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turqit: Kemi presione që të regjistrohemi si maqedonas

Shko poshtë

Turqit: Kemi presione që të regjistrohemi si maqedonas Empty Turqit: Kemi presione që të regjistrohemi si maqedonas

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 08, 2011 11:20 am

Turqit: Kemi presione që të regjistrohemi si maqedonas
07.10.2011, ora 19:30
Turqit: Kemi presione që të regjistrohemi si maqedonas Sulejman-baki
Lidhja e Shoqatave Turke në Maqedoni ka konfirmuar se ka presione të mëdha që turqit të deklarohen maqedonas në regjistrim e popullsisë. Kryetari i këtij organizimi të shoqatave, Sulejman Baki deklaroi ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve INA se ka presione të mëdha ndaj regjistruesve turq që po regjistrojnë në terren si dhe ndaj popullatës që të deklarohen dhe regjistrohen si maqedonas musliman dhe jo të shprehin përkatësinë e tyre etnike.

"Në sot kemi takuar qytetarët tanë dhe ata janë të shqetësuar dhe irituar nga këto presione që vijnë nga njerëz të caktuar të lidhur me pushtetin. Nuk duam që të politizojmë këtë situatë të krijuar, por apelojmë që të ndërpriten këto presione ndaj popullatës turke në Maqedoni. Në rast se nuk ndërpritet kjo, do të kërkojmë ndihmën e Qeverisë së Turqisë përmes ambasadës në Shkup", deklaroi, Sulejman Baki.

Ai nënvizoi se paraprakisht janë njoftuar anëtarët turq pranë Komisionit Shtetëror të Regjistrimit dhe anëtarët e tjerë të këtij komisioni, partitë politike turke dhe ministrinë që është pjesë e Qeverisë aktuale. "Nuk duam që problemi të marrë kah tjetër", theksoi Baki, i cili ka shtuar se shqetësimin e ka parë në Koliçan të Poshtëm, Dërzhillovë, Cvetovë, Rostushe, Skudrinjë dhe Maqedoninë Perëndimore, si në Dibër etj.

Lidhja e Shoqatave Turke është një trup i organizuar i përbërë nga më shumë se 50 shoqata turke në Maqedoni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi