Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sami Islami:Dy poezi

Shko poshtë

Sami Islami:Dy poezi Empty Sami Islami:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 09, 2011 8:36 pm


Sami Islami:Dy poezi 41640_702809490_6286_n
Sami Islami:Dy poezi

UDHËTIM NËPËR ARBËRI

Në rrugën time nëpër Arbëri
Gjithandej, n’ jug e n’ veri
Për mu qe ky një përjetim
Të kënaqem me bukuritë e vendit tim

Autostrada malet përshkon
Jug e veri, ah, sa i afron!
Vështroj këtë tokë të bekuar
Me lavdi kudo mbuluar

Çdo qytet, nga një kala
Vend ma të bukur s’di se ka
Me ullishte mijavjeçare
Rritë në fusha e brezare

Sa keq që s’i kisha pa ma parë
Fushë e mal plot margatitarë
Me plazhe të bukura an’ e kand
Nga Ulqini deri në Sarandë.

Dhe ulliri mijëvjecar
M’ dukej se m’rrinte krenar
Për brezat që lanë lavdinë
Sikur m’ tregonte historinë!


SYRI I KALTËR

Unë jam Syri i Kaltër
Buroj nga Mali i Gjerë
Nxjerr ujë të shumtë e të pastër
Si n’ Dimër edhe n’ verë

I jap ujë të kristaltë Sarandës
Dhe në Detin Jon unë dal
Me ujin tim i jap dhe drita
Se furnizoj një hidrocentral

Më vizitojnë turistë
Nga jasht dhe nga Shqipëria
Një ditë erdhën dhe më panë
Disa njerëz nga Italia.

U mahnitën kur shikuan
Sa ujë nxjerrja pa ndërpre
Menjëherë shkuan në qeveri
Ujin tim për t’ma ble

Çudi, qeveria shqiptare pranoi
Po mua ma futi datën
Dhe pas pak kohësh , thanë:
Do t’ nënshkruajmë edhe kontratën!

U hidhërova pa masë
Nuk s’dija çfarë të bëja
S’doja të shkoja në Itali
Prandaj vendosa të shterroja!

Edhe ashtu vërtetë bëra
Nuk po bëj aspak hajgare
Kur erdhën Italianët prapë
Për inat shterrova fare!

Italianët kur më panë kështu
Nuk ranë ma në ujdi
Unë u gëzova pa masë
Se do të mbetja në Shqipëri

Tani furnizoj qytetin tim
Nxjerr ujë prapë pa pushuar
E ruajta sërish për shqiptarët.
Ujin tim të bekuar!

Sami ISLAMI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi