Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sami Islami:MUSHKAJA

Shko poshtë

Sami Islami:MUSHKAJA Empty Sami Islami:MUSHKAJA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 03, 2010 7:57 pm

Sami Islami:MUSHKAJA Dokumente

Sami Islami:MUSHKAJA


Në veturë , duke udhëtu,

Jonit diçka iu kujtu

-Unë, tha, dje isha te daja,

Befas më pickoi mushkaja!



Aty ku ajo më thumboi,

Besomëni , shumë më iritoi

Më kruhej vendi, shumë, pa masë…

U hidhërova, veç me plasë!



-Mushkaja kështu jeton,

I flet nëna të voglit Jon,

Kur thumbon ajo pi gjak

S’dallon as fëmijë , as plak!



Bile ajo bën edhe më keq,

Lëshon një helm aty , për dreq

Që trupi i njeriut s’e duron

Prandaj kruarje të fortë shkakton.



Joni dëgjoi me interesim,

Por s’u kënaq me këtë shpjegim!

-E di mirë se ajo pi gjak,

Për këtë s’dyshoj aspak!



Si insekt i vogël fare,

Bën sherr t’madh, pa hajgare!

Nuk e di se si të helmon,

E di se t’pështyn kur t’thumbon!



Sami ISLAMI



Londër, 3.09.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi