Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nexhat Daci planifikon të kandidojë për president

Shko poshtë

Nexhat Daci planifikon të kandidojë për president Empty Nexhat Daci planifikon të kandidojë për president

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 15, 2011 9:15 pm

Nexhat Daci planifikon të kandidojë për president

Nexhat Daci planifikon të kandidojë për president 15daci_1510111024_1

Prishtinë, 15 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), e cila vjet nuk e kaloi pragun elektoral në zgjedhjet nacionale, Nexhat Daci, ka paralajmëruar kandidimin e tij për president të ardhshëm të Republikës së Kosovës.
Daci ka thënë se njëherë është duke pritur ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit të shtetit, si dhe vlerësimet që do t’i marrë pastaj nga miqtë.
“Ekziston një bindje ose një perceptim se ndoshta duhet t’i hyj garës për president të Republikës së Kosovës. Por, është shumë herët të deklarohem, sepse nuk dua t’ia prishi askujt disponimin”, ka thënë Daci në një intervistë për “Epoka e Re”.
I pyetur nëse merr një vlerësim pozitiv prej miqve për kandidimin për president, Daci është përgjigjur: “Po nëse e vlerësoj, jo vetëm unë, por të gjithë miqtë që kam, ndoshta edhe më tepër jashtë partisë, do të jem i gatshëm. Kurrë më i fuqishëm në aspektin shëndetësor, intelektual, moral dhe politik nuk kam qenë”.
Nexhat Daci ka folur edhe për situatën politike në vend dhe për LDD-në. Daci ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31. Por, sipas tij, plani i Qeverisë në veri nuk është finalizuar deri në fund.
Daci i ka bërë thirrje për unitet gjithë spektrit politik të pozitës dhe opozitës kur është në pyetje interesi i shtetit të Kosovës. Por, e ka mohuar bashkimin me LDK-në dhe Listën “Ibrahim Rugova”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi