Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daci do të kandidojë për president

Shko poshtë

Daci do të kandidojë për president Empty Daci do të kandidojë për president

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 14, 2011 4:32 pm

Daci do të kandidojë për president

Daci do të kandidojë për president Nexhat_daci

Nexhat Daci do të kandidojë për president të Kosovës. Ai beson se është njeriu i duhur për këtë post. Kreu i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Nexhat Daci ka mohuar se po i rrënohet partia.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me politikën aktuale po bën vetëvrasje. Nuk i ka harruar as rivalët e dikurshëm. Fatmir Sejdiun, Eqrem Kryeziun e Kolë Berishën të cilët i cilëson si lugetër dhe vampirë.

Duke u përgjigjur për largimin e anëtarëve nga LDD-ja, Daci u shpreh, “Nuk është e lehtë të thuhet me një fjalë se pse po largohen. E vërteta e madhe është se të gjithë ata që janë larguar, janë rritur me LDK-në, shtatëmbëdhjetë vjet kemi qenë në një shtëpi, në një shtëpi të madhe dhe të mirë, të udhëhequr nga Presidenti Rugova. Dhe, të gjithë e kemi ndier veten mirë e shlirë. Mirë e shlirë është toleruar edhe ndonjë mendim tjetër fare. Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e strukturave lokale të LDD-së kanë mbetur të ndershëm në atë parim që ka vlejtur sa kemi qenë në atë shtëpi. Dhe, kur ta shndërrosh atë të ndershëm në rrethanat e sotme, LDK-ja e sotme po bën harakiri”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi